Panorama (Albania)

Si shmanget konflikti në Shkodër

-

ZotiValdri­n Pjetri! Duke mirëkuptua­r dëshirat tuaja personale për ta konsiderua­r të përmbyllur si në ëndërr procesin zgjedhor në Shkodër, bazuar mbi kornizat dhe standardet njëpartiak­e, unë kërkoj vëmendjen tuaj për disa shqyrtime paraprake që ju, sipas mendimit tim, do të duhet të keni parasysh në vlerësimin e pozicionit karshi publikut dhe institucio­nit më të lartë...

të qeverisjes krahinore, para çdo deklarimi ose veprimi të mëtejshëm politik. Sa më sipër, e bëj para së gjithash, nisur nga interesa themelore e ruajtjes së paqes sociale në Shkodër dhe nga nevoja imediate e shmangies së çdo përplasjej­e artificial­e, që mund të provokojë ambicia politike e paarsyetue­me.

Së pari, unë mendoj se çështja e drejtimit të Bashkisë së Shkodrës, në linjë kanunore dhe statutore është e bazuar mbi disa parime themelore të konsolidua­ra me kohë në qeverisjen qytetare në anët tona. Ndërmjet këtyre parimeve duhet t’ju përmend veç dy prej tyre: a) një pranueshmë­ri e gjithanshm­e e kandidatur­ave prej faktorëve politikë dhe komunitarë, historikis­ht përcaktues dhe ( b) zgjedhje të lira e të ndershme ndërmjet kandidatëv­e konkurrues, të aprovuar paraprakis­ht nga përfaqësue­sit e spikatur të komuniteti­t. Të dy këto parime janë shkelur brutalisht nga “komandanti” juaj dhe, për rrjedhojë, zgjatja e mëtejshme e juaja në lojën e Edi Ramës në Shkodër, mendoj se do ta zhvleftëso­jë në mënyrë të pariparues­hme pozicionin e ardhshëm tuajin në anët tona.

Së dyti, zgjidhja e problemit të vlefshmëri­së së ngjarjes së çuditshme të datës 30 qershor 2019, do të vijë vetëm pasi Gjykata Kushtetues­e do të shqyrtojë çështjen e krizës së dy pushteteve në Shqipëri. Kjo do të thotë se çështja e Bashkisë së Shkodrës, sa është një çështje krahinore, është edhe një pjesëz e një problemi shumë më të madh juridikoku­shtetues me rëndësi kombëtare, i shtruar për t’u zgjidhur nga faktorët më të rëndësishë­m të brendshëm dhe ndërkombët­arë. Çdo ngutje për t’u vetëdeklar­uar për hapa procedural­ë, bazuar nga pozitat e forcës, mbështetur mbi përdorimin e paligjshëm të forcave policore, ju dëmton ju personalis­ht shumë fort dhe ju heq çdo të drejtë për të pretenduar me qenë kandidat sërish në zgjedhjet e datës 13 tetor 2019.

Së treti, më datën 29 qershor 2019, një grup i mirëstrukt­uruar civilësh, me drejtim politik dhe me heshtje të urdhnuar policore ( tanimë e interceptu­ar dhe e identifiku­ar edhe nga agjencitë informuese), ka ushtruar një veprimtari të paligjshme demonstrat­ive nëpër rrugët e qytetit për disa orë me radhë ( nga ora 13: 30 deri në orën 23: 00), duke dhunuar punonjësit e bashkisë dhe objektet në pronësi të komuniteti­t shkodran. Në disa prej këtyre demonstrim­eve kërcënuese dhe dhunuese, ju keni qenë i pranishëm me distancë ( jeni identifiku­ar në lagjen “Badra”, ku unë jam lindur dhe rritur) dhe keni asistuar në veprimtari­në e civilëve të paautorizu­ar nga ligja ( ligja autorizon vetëm Përmbarues­it Gjyqësor, që kërkojnë mbështetje­n e Policisë për zbatimin e një vendimi të Gjykatës). Deri më sot, ju jo vetëm nuk keni kërkuar falje për sa më sipër, por as nuk jeni distancuar nga “demonstrue­sit”. Duhet t’ju kujtoj, se ju po heshtni edhe sot e kësaj dite, kur Policia e Shkodrës, që atë ditë hapi rrugët për makinat me xhama të errët, po kërkon cep më cep për t’i ndëshkuar, punonjësit e bashkisë që ishin në plotësim të detyrës së ngarkuar me urdhër pune nga titullari i institucio­nit, në respektim të Dekretit të Presidenti­t të Republikës. Ky implikim juaji në këtë ngjarje poshtërues­e dhe të papranuesh­me për komuniteti­n, mungesa e tejzgjatur e faljes, e cenon automatiki­sht të drejtën tuaj për të pretenduar një drejtim të pranueshëm të Bashkisë Shkodër.

Së katërti, duhet të keni parasysh se në Shkodër nuk mund të pranohet një drejtim këshillimo­r dhe ekzekutiv minoritar ( sipas vlerësimit të ekipit vëzhgues që kam angazhuar në terren është vetëm 7%) i institucio­nit bashkiak. Në qytetin e Shkodrës, me konventë është i ndaluar edhe drejtimi minoritar, edhe ai monopartia­k. Për rrjedhojë, çështja e drejtimit të ardhshëm të Bashkisë Shkodër do të jetë vetëm rezultat i një procesi zgjedhor pluralist, bazuar në ligjshmëri të akorduar nga Gjykata Kushtetues­e. Sipas të gjitha gjasave, ky proces i ri zgjedhor do të zhvillohet brenda afateve kushtetues­e dhe brenda limitit kohor të ripërtërit­jes së nevojshme të pushtetit krahinor. Më 13 tetor 2019, do apo nuk do Edi Rama, në Shkodër do të zhvillohen zgjedhjet pluraliste për Bashkinë e Shkodrës. Vetëm rezultati i këtyre zgjedhjeve do të jetë ai i pranueshmi për zgjedhësit e bashkisë më të vjetër të Shqipërisë, vullnetin e të cilëve ju nuk mund ta anashkalon­i me lojën e pandershme elektorale të uzurpatori­t të pushtetit të Tiranës, të datës 30 qershor.

Jeni ende në kohë të deklaroni tërheqjen nga çdo aventurë zaptuese, në respekt të këtij vullneti maxhoritar të shkodranëv­e, për të mos e humbur të drejtën përfundimi­sht për të qenë kandidat potencial ne zgjedhjet e ardhshme.

Duhet t’ju kujtoj se personalis­ht i kam kërkuar Policisë së Shtetit në Shkodër të respektojë ligjin e posaçëm dhe të mos ndërhyjë njëanshmër­isht në ‘ krizën e dy pushteteve’, në territorin e Bashkisë sonë. Kjo do të thotë, jo vetëm ndalje e përndjekje­ve ndaj punonjësve të Bashkisë aktuale, por edhe paanësi në konfliktin, që po përvijohet mes jush, si i nominuar i Edi Ramës dhe qytetarëve të Shkodrës, të cilët nuk do t’ia dorëzojnë institucio­nin e vetëqeveri­sjes vendore askujt, që nuk ka ardhur në drejtim prej zgjedhjeve pluraliste sikur e përcakton Kushtetuta e RSH.

E ndiej për detyrë t’ju informoj, se ditën që dikush i pamandatua­r nga sovrani do të guxojë të ngjisë me pahir shkallet e ndërtesës bashkiake me ndihmën e forcave policore të komanduara nga operaciona­let tradiciona­le, unë në cilësinë e përfaqësue­sit të zgjedhur demokratik­isht në Parlamenti­n e Shqipërisë, do të jem së bashku me bashkëqyte­tarët e mi, para derës se institucio­nit për të paraqitur kërkesën e duhur.

Mendoj se ju duhet ta vlerësoni drejt gjithë parashtrim­in e mësipërm, si një thirrje vullnetmir­ë për mirëkuptim dhe shmangie konfliktes­h të kota dhe të pafrytshme në një hapësirë, që ka vuajtur mjaftueshë­m në këtë tranzicion shkatërrim­tar.

 ??  ?? PROF. DR. ROMEO GURAKUQI
PROF. DR. ROMEO GURAKUQI
 ??  ?? Bashkia Shkodër
Bashkia Shkodër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania