Panorama (Albania)

Celibashi i jep të drejtë PD: Kërkesa për listën e zgjedhësve, legjitime

-

Ish- kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ish- ministri socialist, Ilirjan Celibashi, deklaron se zgjedhjet e mbajtura në 30 qershor nuk ishin një proces, për të cilin shqiptarët duhet të mburren. Sipas tij, raporti i ODIHR do të japë një opinion më të saktë të situatës për shkak se vëzhguesit e saj i kanë bërë një fotografim më të qartë situatës. “ODIHR është një institucio­n i besueshëm për të gjithë spektrin politik dhe opinionin publik shqiptar. Raporti është realist, e ka fotografua­r shumë mirë situatën në Shqipëri. Këto nuk janë zgjedhje, për të cilat ne duhet të krenohemi dhe të themi që këto ishin zgjedhjet që i japin një notë pozitive procesit zgjedhor apo në përgjithës­i procesit të integrimit. Por, duke parë situatën si u zhvillua, nuk mund të pritej e s’mund të bënte më shumë. ODIHR e sheh procesin në tërësi dhe për këtë me siguri do të ketë kritika”, tha Celibashi. Ishkreu i KQZ- së tha se kërkesa e opozitës në institucio­nin e administri­mit të zgjedhjeve ka legjitimit­et, dhe Kodi Zgjedhor ia jep këtë të drejtë, përfshi edhe ata që nuk janë subjekt zgjedhor. “Për aq sa unë jam njohur me kërkesën e PD- së, mund të them se kjo kërkesë ka legjitimit­et, ka kërkuar informacio­n nga komisionet më të ulëta, është një dokumentac­ion që Kodi Zgjedhor ia jep të drejtën, përfshi edhe ata që nuk janë subjekt zgjedhor, që ta marrin këtë dokumentac­ion dhe të konsultohe­n me këtë dokumentac­ion kundrejt një procedure të caktuar, që ka të bëjë me protokolli­n. Nuk shoh pengesë ligjore për mosdhënien e këtij dokumentac­ioni”, theksoi Celibashi. Duke u ndalur në vendimin e Kolegjit Zgjedhor, Celibashi tha se me rrëzimin e kërkesës së drejtuar nga Partia e drejtuar nga Idajet Beqiri, indirekt u rrëzua edhe dekreti i Presidenti­t të Republikës. “Kolegji në substancë tha se KQZ ka vepruar drejt, pra indirekt e rrëzoi dekretin e Presidenti­t të Republikës, duke thënë që procesi zgjedhor është duke u zhvilluar në përputhje me parashikim­et e Kodit Zgjedhor, por dekreti, në vetvete, shqyrtimi i dekretit dhe i ligjshmëri­së së tij nuk është kompetencë e Kolegjit Zgjedhor dhe as e KQZ. Por duke qenë një akt absolutish­t i pavlefshëm që nuk prodhon asnjë pasojë juridike, pak e vështirë për t’u kuptuar për opinion, kështu ka konsiderua­r KQZ dhe Kolegji”, u shpreh ish- kreu i KQZ.

 ??  ?? Ish- kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi
Ish- kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania