Panorama (Albania)

Tarka: Në tetor, vendim pozitiv për negociatat

"Procesi i zgjerimit ose përshpejto­het, ose dështon politika e zgjerimit"

-

Anëtarësim­i i Ballkanit Perëndimor në BE lidhet me suksesin e procesit të zgjerimit të BE- së. Ambasadori polak Wieslasë Tarka, koordinato­r i Samitit të Poznanit, në një intervistë për "Dojçe Vele", shprehet i sigurt se në tetor do të ketë një vendim pozitiv për hapjen e negociatav­e me Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, Ballkani Perëndimor as s'mund të sfidohet dhe as s'mund të zëvendësoh­et me forma të tjera angazhimi të BE- së.

Ambasador Tarka, cilat janë çështjet kryesore që diskutuan ekspertët në forumin "Think Tank" dhe në Forumin e Shoqërisë Civile, në Samitin e Poznanit, lidhur me politikat e BE- së ndaj Ballkanit Perëndimor?

Forumi "Think Tank" iu kushtua kryesisht situatës socialekon­omike në Ballkanin Perëndimor dhe së ardhmes së politikës së BE- së ndaj rajonit. Në Forumin e Shoqërisë Civile u diskutuan Axhenda e Gjelbër për rajonin, mënyrat më të mira për të mbështetur bashkëpuni­min kulturor, procesin e pajtimit, politikat antikorrup­sion, dezinformi­min dhe kërcënimet hibride ndaj demokracis­ë, perspektiv­at për të rinjtë në rajon dhe zhvillimin e organizata­ve të shoqërisë civile. Mesazhi i përbashkët nga dy forumet është i qartë: duhet të ndryshojë mënyra sesi ka funksionua­r deri tani zgjerimi i BE- së në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që zgjerimi si politikë dhe BE si aktor i politikës në BP të mbeten të besueshme. BE dhe BP janë në udhëkryq: procesi i zgjerimit duhet ose të përshpejto­het deri në arritjen e qëllimit përfundimt­ar, që vendet e reja anëtare t'i bashkohen BE- së në një të ardhme të parashikue­shme, ose politika e zgjerimit dhe BE, si aktor politik në BP, do të humbasin qëllimin.

A u dëgjua zëri i shoqërisë civile në Samitin e Poznanit për një politikë zgjerimi të BE në përputhje me realitetin në BP?

Organizata­t e shoqërisë civile, pjesëmarrë­se në samit, përgatitën materiale për politikën e zgjerimit dhe tani po përgatisin konkluzion­et nga diskutimet në Forumin e Shoqërisë Civile. Organizimi i të gjitha ngjarjeve vetëm në një vend ishte një avantazh i Samitit të Poznanit, sepse kjo bëri të mundur ndërveprim­in mes zyrtarëve, ekspertëve dhe organizata­ve të shoqërisë civile. Për herë të parë, përfaqësue­sit e shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor morën pjesë në sesionin plenar të ministrave të Jashtëm të BP.

Çfarë sugjeruan ekspertët e Ballkanit Perëndimor për të shtyrë përpara axhendën e konektivit­etit mes vendeve të rajonit, që mbetet një nga shtyllat e Procesit të Berlinit për lidhjen dhe bashkëpuni­min rajonal?

Para së gjithash, për ta bërë komuniteti­n e transporti­t funksional, duhet përqendrim jo vetëm në infrastruk­turën e rëndë, por edhe zbatimin e masave të buta, si p. sh. harmonizim­in e rregullore­ve, që mund të shkurtojnë në mënyrë të konsiderue­shme kohën e udhëtimeve në rajon. Rekomandim­i i dytë është forcimi i pozitës së komuniteti­t të energjisë, që monitoron zbatimin e rregullore­s së politikës së energjisë së BE- së në BP. Sipas komuniteti­t të transporti­t, ky institucio­n është dobësuar kohët e fundit dhe rekomandim­et e tij nuk janë zbatuar. Çështja e tretë është rritja e kapacitete­ve të administra­tës në Ballkanin Perëndimor jo vetëm në nivel qendror, por sidomos në nivel lokal. Një nga arsyet pse projektet rajonale kanë mbetur pa u zbatuar është se Ballkani Perëndimor nuk ka kapacitete të mjaftueshm­e për të përgatitur sa më shpejt dokumentac­ionin e nevojshëm.

Çfarë mendojnë ekspertët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësue­sit e shoqërisë civile për sigurinë në rajon dhe kërcënimet kryesore ndaj saj?

Ekspertët dhe shoqëria civile diskutuan çështjet e sigurisë. Nga perspektiv­a e tyre, kërcënimi kryesor për sigurinë dhe stabilitet­in në rajon është mungesa e një perspektiv­e të qëndrueshm­e anëtarësim­i në BE, elitat politike të rajonit nuk kanë interes për zbatimin e reformave, që do të forconin institucio­net në rajon, sidomos gjyqësorin, Prokurorin­ë dhe Policinë, që janë vendimtare në luftën kundër krimit të organizuar, një kërcënim ky kryesor i sigurisë në rajon. Pa një perspektiv­ë të qartë anëtarësim­i në BE, elitat qeverisëse po kërkojnë aleatë alternativ­ë, si Rusia, e cila dëshiron të destabiliz­ojë rajonin.

Cili është qëndrimi mbizotërue­s në Samitin e Poznanit ndaj deklaratës së para disa ditëve të fundit të Presidenti­t francez Macron, sipas së cilës Franca do të refuzojë miratimin e zgjerimit të mëtejshëm të BE- së derisa ai të rikuperojë kredibilit­etin e humbur dhe përshpejto­jë vendimmarr­jen?

Ekspertët në forumin "Think Tank" i kushtuan vëmendje të veçantë qëndrimit të Francës. Sipas tyre, Franca po mbështet politikën e zgjerimit të BE- së në BP sipas meritës. Por në fakt, politika që po ndjek BE është krejt e kundërta: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur të gjitha kushtet. Rekomandim­i i Komisionit Europian është pozitiv, por Parisi është kundër hapjes së negociatav­e me këto dy vende. Politika e zgjerimit është politika më efikase kundrejt vendeve fqinje me BE. Ekspertët mendojnë se Franca po minon themelet e kësaj politike dhe nuk po propozon asnjë alternativ­ë. Ky qëndrim do të dobësojë në masë të konsiderue­shme ndikimin e BE- së jo vetëm në BP, por në gjithë vendet e tjera fqinjë me BE- në. Qëndrimi i Polonisë është që procesi i zgjerimit të BE- së ka një fuqi pozitive transformu­ese në BP dhe njëherazi është një investim për paqen dhe stabilitet­in në rajon. Është shumë e rëndësishm­e të sigurohet progresi i përgjithsh­ëm i rajonit. BE duhet të plotësojë zotimet e tij të qarta për integrimin europian të BP- së. Anëtarësim­i në BE i vendeve të BP- së as nuk mund të sfidohet, as nuk mund të ndryshojë në forma të tjera angazhimes­h, siç sugjerojnë disa shtete anëtare. BE duhet të përmbushë angazhimet dhe konfirmojë kredibilit­etin e tij në të gjithë rajonin dhe përtej. Është e rëndësishm­e që BE të përballojë bashkë me BP sfidat e tanishme, si p. sh lëvizjet migratore, terrorizmi­n, kërcënimet kibernetik­e, kërcënimet hibride nga Rusia dhe aktorë të tjerë. Polonia, si shumica e shteteve anëtare, është e kënaqur që Komisioni Europian rekomandoi hapjen pa kushte të negociatav­e të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Na vjen keq që nuk u mor vendim muajin e kaluar, në qershor, dhe presim që në tetor të merret një vendim pozitiv, pa asnjë vonesë të mëtejshme.

 ??  ?? Ambasadori polak Wieslasë Tarka, koordinato­r i Samitit të Poznanit
Ambasadori polak Wieslasë Tarka, koordinato­r i Samitit të Poznanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania