Panorama (Albania)

Vranë nënë e bir, nis gjyqi për nusen dhe të dashurin

Sipas Prokuroris­ë, viktimat u goditën me sende të forta dhe u dogjën

- BLEONA METUSHI

Gjykata për Krime të Rënda ka marrë të pandehur Hysnie Hoxhallari­n dhe Kasëm Pirjasin, si të dyshuar për vrasjen e nënë e bir në Vlorë, rreth një vit më parë.

Ata akuzohen për veprën penale të vrasjes për shkak të marrëdhëni­eve familjare, kryer në bashkëpuni­m, ndërsa në javët në vijim pritet të fillojë procesi për ta. Sipas Prokuroris­ë, në muajin janar të vitit që lamë pas, Kasëm Pirjasi në bashkëpuni­m me Hysnie Hoxhallari­n, kanë vrarë burrin dhe vjehrrën e kësaj të fundit, duke i goditur me sende të forta metalike dhe më pas vënë zjarrin banesës ku ata po qëndronin. Në fillim, ngjarja është raportuar si aksidental­e dhe se vdekja e Olsi dhe Selkie Hoxhallari kishte ndodhur për shkak të asfiksisë nga tymi i zjarrit. Por pas shenjave të konstatuar­a në kufomat e viktimave pas ekspertimi­t, janë ngritur dyshime se kemi të bëjmë me një vrasje e për këtë janë referuar materiale në Prokurorin­ë e Vlorës, e cila ka kryer hetimet paraprake. “Hetimet intensive nisën menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në muajin janar, ku u gjetën të pajetë e të djegur në banesën e tyre shtetasi O. H. dhe nëna e tij shtetasja S. H., pasi nga grupi hetimor u krijua bindja se nuk kishim të bënim me një ngjarje aksidental­e, por me një vrasje”, shkruan Prokuroria. ARRESTIMI DHE

HETIMET Disa kohë pas ngjarjes së rëndë që u paraqit fillimisht si një vdekje aksidental­e, Policia e Vlorës bëri arrestimin e Hysnie Hoxhallari­t, 32 vjeçe, banuese në Vlorë dhe Kasëm Pirjasit, 26 vjeç, banues në Strum, Fier. Sipas Prokuroris­ë, këta persona kanë pasur një lidhje intime me njëri- tjetrin dhe kjo dyshohet të jetë një nga motivet e krimit të rëndë. Hetimet e kryera fillimisht nga Prokuroria e Vlorës, iu kaluan për kompetencë Prokuroris­ë për Krime të Rënda, pasi për shkak të marrëdhëni­eve që kishte e pandehura Hoxhallari me viktimat, vrasja konsideroh­et për shkak të marrëdhëni­eve familjare. “Të dy shtetasit e mësipërm në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar e më pas kanë vrarë shtetasit Olsi Hoxhallari dhe Selkie Hoxhallari, si dhe kanë shkaktuar zjarr në banesë me qëllim fshehjen e provave duke synuar për ta devijuar ngjarjen si ‘ aksidental­e’. Në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestrua­r arma e ftohtë me të cilën dyshohet se është kryer krimi ( mjet prerës i fortë prej metali). Materialet hetimore iu referuan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ‘ Vrasja në rrethana cilësuese, kryer në bashkëpuni­m’, e parashikua­r nga nenet 79/ dh dhe 25 të Kodit Penal”, njoftonte Policia disa muaj më parë. Ndërkohë, Krimet e Rënda i kanë marrë të pandehur dy të prangosuri­t për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhëni­eve familjare”, kryer në bashkëpuni­m, parashikua­r nga neni 79/ c dhe 25 të Kodit Penal.

PËRGJIMET Kanë qenë përgjimet dhe këqyrja e tabulateve telefonike që kanë ndihmuar Prokurorin­ë në zbardhjen e krimit. Sipas akuzës, Hysnie Hoxhallari ka pasur në përdorim për një periudhë kohe të shkurtër rreth 6 numra që përdoreshi­n nga i njëjti telefon. Ndryshe nga sa kishte deklaruar më herët 32- vjeçarja që kishte në përdorim vetëm dy. Pas vrasjes së burrit dhe vjehrrës, Hysnie Hoxhallari shfaqet e shqetësuar në komunikime­t me motrën e saj, teksa i kërkon mendim për të fshehur kartat e telefonit që të mos gjenden nga hetuesit. Pas konstatimi­t të numrave celularë, Prokuroria ka administru­ar nga kompania celulare të gjitha thirrjet hyrëse dhe dalëse nga ku ka rezultuar se kontaktet më të shumta të Hysnie Hoxhallari­t kanë qenë me një numër që e mbulonte antena e shërbimit në fshatin Strum, vend ku kishte lindur Hysnia.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania