Panorama (Albania)

Kërcënonte gruan se do ta vriste, arrestohet 46- vjeçari

-

MIRDITË - Peripecitë e një gruaje me banim në Mirditë kanë marrë fund pas marrjes së guximit për të denoncuar bashkëshor­tin e tij. Bëhet fjalë për një histori që kishte nisur prej kohësh, ku një 46- vjeçar dhunonte dhe kërcënonte me vrasje gruan e tij. Këto veprime ai i bënte edhe në sy të fëmijëve, duke bërë situatën akoma edhe më të rëndë. Por gjithçka ka përfunduar, pasi e dhunuara i është drejtuar Komisariat­it të Policisë në Mirditë për të bërë kallëzim ndaj bashkëshor­tit të saj. Kjo gjë vuri menjëherë në lëvizje efektivët e Policisë, që bënë arrestimin në kushtet e flagrancës të shtetasit A. Sh., 46 vjeç, banues në Mirditë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, Policia gjeti dhe një armë zjarri, të llojit kallashnik­ov. "Specialist­ët e Hetimit të Krimit në Komisariat­in e Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë shtetasin: A. Sh., 46 vjeç, banues në Mirditë. Ky shtetas në banesë në mënyrë sistematik­e ushtronte dhunë fizike dhe psikologji­ke ndaj bashkëshor­tes së tij në prani edhe të fëmijëve, e cila mbrëmjen e djeshme ka njoftuar Policinë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në banesën e shtetasit A. SH, ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestrua­n një armë zjarri kallashnik­ov dhe një sasi fishekësh luftarakë", bëhet e ditur nga Policia. Çështja i ka kaluar Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për hetime të mëtejshme, ku ndaj 46- vjeçarit, përveç akuzës për "Dhunë në familje", do të rëndojë dhe akuza për "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania