Panorama (Albania)

Investim në Njësinë 3, Veliaj: Nga minifshat, në një nga lagjet më të mira

-

Një tjetër bllok banimi është rehabilitu­ar nga Bashkia e Tiranës. Bëhet fjalë për hapësirën prej 1.6 hektarësh që kufizohet nga rrugët "Endri Keko", "Sadik Petrela" dhe lumi i Lanës në Njësinë 3, e cila është transformu­ar tërësisht. Duke inspektuar punimet bashkë me ekipin e tij, kreu i bashkisë, Erion Veliaj, foli për një zonë që nga një minifshat, është shndërruar në një nga lagjet më të mira të kryeqyteti­t. "Mbaj mend kur kemi qenë këtu, meraku i njerëzve ishte se jetonin në Tiranë, por nuk u dukej si Tiranë. Kishin lënë fshatin e tyre në Kolonjë, në Devoll ose fshatrat e largët të Korçës, dhe ishin kthyer në një minifshat që vetëm si lokacion ishte në Tiranë, kurse ujërat e zeza derdheshin në Lanë dhe ujin e mbushnin me kova. Për ndriçim nuk bëhej fjalë fare, ndërkohë sot kemi kaluar në ndriçim LED. Në fakt, është punuar më shumë nëntokë se mbitokë. Ne shohim asfaltin dhe muret dekorative që i kanë kthyer nga shtëpi në proces legalizimi, në vila të legalizuar­a dhe të hipotekuar­a". Duke folur për punën e bërë në 4- vjeçarin e parë dhe atë çfarë ka ndërmend të bëjë në mandatin e sapunisur, kryebashki­aku theksoi se përpos procesit zgjedhor, debateve politike, puna e administra­tës që drejton nuk është ndalur për asnjë ditë. Ndërhyrja në çdo kapilar rruge në të gjitha njësitë e kryeqyteti­t, sipas tij, është vetëm çështje kohe. Pas Njësisë 3, radhën e kanë të tjera projekte në kryeqytet. "Kemi treguar se vetëm kur fokusohemi te puna dhe problemet konkrete, mund të kemi rezultat. Kemi sot përpjekje me protesta, me sherre, me grindje, me pengesa, të një pjese të politikës që mundohet të na fokusojë te problemet e tyre dhe te hallet që ata kanë. Ndërkohë, fokusi duhet të jenë te hallet, te problemet, që kanë njerëzit, te zgjidhjet që kërkojnë ata. Për të gjitha këto arsye, jam shumë krenar për të gjithë skuadrën që ka punuar e rehabilitu­ar një bllok jashtëzako­nisht problemati­k të ' Njësisë 3'. Transformi­mi që ka pësuar kjo lagje do të vijojë edhe në zona të tjera të Njësisë 3, ndërkohë që puna nuk do të ndalet gjatë muajve të verës", shtoi Veliaj. Bashkia e Tiranës ka përfunduar një nga investimet më të rëndësishm­e në Njësinë 3, duke nxjerrë në dritë transformi­min e madh që ka pësuar i gjithë blloku i banimit.

 ??  ?? Veliaj, dje në Njësinë 3
Veliaj, dje në Njësinë 3

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania