Panorama (Albania)

Enveri nuk hiqte dyshimet se Kadriu e survejonte atë

Isuf Kalo: Mehmet Shehu u varros pa i bërë autopsinë

- Kadri Hazbiu

as i prekim ato". Kur dolëm nga shtëpia e Kadriut, pata përshtypje­n se diçka nuk ishte si më parë në sjelljen e tij. Nuk bëri shaka, as na gostiti siç ndodhte shpesh me të. Herë pas here bënte gjeste nervoze me duar për të shtruar flokët, që të rebeluar i binin përsëri dhe përsëri mbi ballë. Dukej i pushtuar nga një eksitim i fshehtë, i zymtë. Kur dolëm jashtë, mua më lindi një pyetje që më vuri në siklet. Pse po përfshihej Kadriu në çështjet shëndetëso­re të Enverit, për të cilat, zyrtarisht, person kontakti ne mjekët e Enverit njihnim vetëm Ramizin? A ishte thirrja dhe informimi që na bëri ai iniciativë personale e tij apo ia kishin ngarkuar? Nëse po, cili vallë? Ramizi apo vetë Enveri? Po sikur Enveri të mos kishte dijeni? A duhej t'i tregoja atij për atë takim? Gjykova se do të ishte me rrezik dhe mund të krijoja dyshime nëse do ta mbaja të fshehtë. Prandaj i propozova me infermiere­n atë mbrëmje Enverit që ta vizitoja. Ai pranoi. Gjatë vizitës prita se mos më përmendte ai diçka, por nuk më tha gjë. Kur mbarova, infermierj­a na la vetëm dhe unë, me droje, pa qenë i sigurt sesi ai do ta priste, e vura në dijeni që na pat thirrur shoku Kadri dhe për çka na tha e për çka i thamë. Ai më dëgjoi pa folur. As u vërejt, as u çel në fytyrë. Nuk tha e di, por nuk m'u duk që u bë kurioz dhe as u çudit. Më pas, kur edhe Kadriu, fill pas Mehmetit, ra një vit më vonë në të njëjtën fatkeqësi, i akuzuar si "agjent rus" dhe u dënua si "tradhtar dhe bashkëkomp­lotist me Mehmetin", hamendësov­a se iniciativa e tij jo e zakontë e asaj dite mbase ishte ndërmarrë prej tij si akt demonstrat­iv besnikërie dhe ndershmëri­e ndaj Enverit, duke u investuar personalis­ht e vullnetari­sht ai vetë për mbrojtjen e shëndetit dhe të jetës së tij. Nëse vërtetë ky ka qenë motivi, ajo përpjekje e tij shkoi kot. Në mesnatën e 9 shtatorit 1983, pas disa muajve në hetuesi, Kadriu do të ekzekutohe­j në një nga kodrat e Linzës në rrethinat e Tiranës. Ishte i fundit nga ish- anëtarët e Byrosë Politike që po pushkatohe­j. Ata të tjerët përpara tij i kishte pushkatuar ai vetë. Fjalët e fundit që ai tha ishin: "Jam i pafajshëm". Por ato nuk patën vlerë. Së bashku me të atë mesnatë u pushkatuan edhe Feçor Shehu gjithashtu ish- ministër i Brendshëm, profesor dr. Llambi Ziçishti, ish- ministër i Shëndetësi­së, dhe Llambi Peçini, kuadër i lartë i Sigurimit të Shtetit, i konsiderua­r mik dhe i preferuari i Mehmetit. Ky i fundit ishte pa dyshim një nga personalit­etet më të kulturuara, më simpatik dhe me integritet të Ministrisë së Brendshme. Ai ishte sharmant, lexonte libra, poema e romane në rusisht, italisht dhe frëngjisht. Kisha miqësi dhe admirim të veçantë për të. Ishte mjaft i pasionuar pas shkrimtari­t francez Marcel Pagnol, dhe kishte në bibliotekë­n e shtëpisë thuajse të gjitha librat e tij: Trilogjinë Marius, Fanny dhe Cesar, librin "Kujtime të vegjëlisë", "Kështjella e nënës sime" etj., të cilat m'i pati huazuar edhe mua që t'i lexoja. Sidoqoftë, më 18 dhjetor në mëngjes, pasi u mësua vetëvrasja e Mehmetit, fill pas nisjes së Enverit në zyrë atë ditë, me porosi të Nexhmijes, përveç anëtarit të urgjencës së ekipit tonë mjekësor, shkova edhe unë. Sa herë që kishte situata me adrenalinë të shtuar tek Enveri, masat tona mjekësore forcoheshi­n. Sulo më vendosi në një zyrë të vogël të Komitetit Qendror të Partisë, shumë pranë asaj të Enverit. Aty isha vetëm. I zhytur në mendime. Në botën e mbyllur të Shqipërisë, ngjarja më e bujshme dhe më e frikshme e asaj kohe sapo kish ndodhur. Mehmet Shehu ish gjetur i vdekur. I gjakosur me një plagë plumbi në gjoks. Dy mjekët e njohur të ekspertizë­s ligjore, Bashkim Xhuveli dhe Fatos Harito, u sollën menjëherë atë mëngjes në vendin e ngjarjes me detyrë të përcaktoni­n shkakun e vdekjes. Ata vërtetuan që plaga në gjoks ishte tejpërshku­ese: tipike për plagët e shkaktuara nga plumbi. Dr. Harito e gjeti edhe plumbin të zhytur dhe paksa të shtrembëru­ar në dysheme, prej nga ai e nxori me një spatul. Vdekja, sipas raportit të tyre, mund të ish shkaktuar nga hemorragji­a, meqë plumbi mendohej të kishte përshkruar zemrën, ose aortën apo ndonjë arterie të madhe. Fjala "MUND" në raport u shënua nga dr. Harito, qëllimisht me germa të mëdha, sepse konkluzion­i i tyre u bazua vetëm me anë të vrojtimit me sy të trupit nga jashtë dhe të ambientit. Askush nuk e mati sa ato ishin çarë, sepse autopsia nuk u krye. Nuk dihet pse dhe kush ( cili?) pat thënë verbalisht (!!) që ajo nuk do të kryhet. Prandaj, shkaku i vdekjes u konkludua bazuar në trupin e shtrirë në krevat me një plagë të vetme të madhe në gjoks dhe një revolver pranë. Dr. Fatos Harito e zhveshi vetë viktimën. Ai ishte i shtrirë në krevatin e tij ku flinte çdo natë, me pizhamet e zakonshme, por, ndryshe nga ditët e tjera, nuk e kishte zhveshur këmishën që kishte mbajtur veshur atë ditë. Sipas dr. Haritos, kjo ishte shenjë e tërthortë në favor të vetëvrasje­s. Ai nuk ishte shtrirë në krevat si zakonisht për të fjetur, por kishte pasur në mendje një tjetër plan. Dr. Harito i mori viktimës dhe kampione të gjakut, të cilat u analizuan. Ai është shprehur qartas shumë herë që në gjak nuk u gjetën shenja helmi, as të ndonjë substance narkotike apo somnifere që ta kishte vënë atë në gjumë. Gjykuar nga plaga dhe nga trajektorj­a e plumbit, të dy ekspertët mjekoligjo­rë janë shprehur të sigurt që Mehmeti është vetëvrarë. Të njëjtat argumente dhe konkluzion­e për vetëvrasje­n si shkak i vdekjes dr. Harito ia ka dhënë hollësisht edhe Bashkim Shehut, djalit të vogël të Mehmetit, i cili pati ardhur posaçërish­t nga Spanja, ku banon tani, për ta takuar atë. Sipas raportit të firmosur prej tij dhe dr. Bashkim Çuberit, "viktima në gjoks ka pasur vetëm një plagë dhe jo dy siç gabimisht prej disave pretendohe­t". Ajo që u tha se vulosi gjithçka, qe një letër. Ajo u gjet mbi tavolinën e dhomës brenda një zarfi, sipër të cilit ish shkruar me kaligrafin­ë autentike të Mehmetit: "T'i jepet në dorë shokut Enver. Askujt tjetër". Bazuar në faktet e mësipërme dhe në analizën e rrethanave, në të cilat ai u gjend pa shpresë dhe pa rrugëdalje, edhe bindja ime është se Mehmeti u vetëvra. Kjo jo për pasojë të dobësisë apo krizës nervore. Besoj se atë akt ai e kreu me mendje të kthjellët, si tentativë e fundit dhe e vetme për të shpëtuar në këmbim të ndarjes vullnetare nga jeta familjen e tij dhe disa vlera e merita personale dhe shtetërore shumë të shtrenjta për të. Atë ditë binte një shi i dendur, i mërzitshëm dhe herë- herë me vrull nervoz, inatçor. Nga dritarja shihej përballë ndërtesa e Kryeminist­risë, e ndërtuar para Luftës nga italianët. Mehmeti kishte "mbretëruar" në të për 27 vite rresht. Eleganca e linjave arkitektur­ore të saj dhe mermeri me ngjyrë qetësuese, të çelët, si një trëndafil i bardhë në rozë, bënte kontrast me stilin e zymtë, sovjetik, me kolona me harqe e korniza të shumta dhe ngjyrën nxitëse dominuese të kuqërremtë të ndërtesës përballë stil fortesë të Komitetit Qendror të Partisë, ku ndodhej zyra e Enver Hoxhës, e ndërtuar në kohën e miqësisë me Bashkimin Sovjetik. Atë ditë, të ndryshëm e të ndarë, si edhe dy ndërtesat, qëndronin përballë njëri- tjetrit, Enveri i nxehur i zemëruar dhe Mehmeti i ftohtë, i ngrirë, i gjakosur, i pajetë. Mes tyre, i heshtur, në shenjë pikëllimi, shtrihej shiriti i gjerë i zi i bulevardit "Dëshmorët e Kombit".

Askush nuk e mati sa ato ishin çarë, sepse autopsia nuk u krye. Nuk dihet pse dhe kush ( cili?) pat thënë verbalisht (!!) që ajo nuk do të kryhet. Prandaj, shkaku i vdekjes u konkludua bazuar në trupin e shtrirë në krevat me një plagë të vetme të madhe në gjoks dhe një revolver pranë. Dr. Fatos Harito e zhveshi vetë viktimën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania