Panorama (Albania)

Trump mund të nisë një betejë tregtare me Francën

-

Pas luftës tregtare me Kinën, SHBA mund të nisë një tjetër betejë me Francën, pasi vendi i fuqishëm europian u bë i pari në kontinent që vendosi të taksojë gjigantët e teknologji­së, kompani amerikane dhe jo vetëm. Ekspertët në SHBA thonë se Presidenti Donald Trump, si kundërpërg­jigje, mund të godasë me tarifa produktet kryesore franceze.

Senati francez, të enjten, miratoi një taksë prej 3 për qind, që do të prekë firmat amerikane si “Facebook” dhe “Google”. Taksa e miratuar më parë nga Asambleja Kombëtare e Francës do të zbatohet për kompanitë që marrin rreth 850 milionë dollarë të ardhura në mbarë botën nga shërbimet dixhitale, si dhe rreth 28 milionë dollarë brenda Francës.

Përpara miratimit të taksës, Zyra e Përfaqësue­sit Tregtar të SHBA nisi një hetim “nëse masa është diskriminu­ese ose e paarsyeshm­e, dhe ngarkon ose kufizon tregtinë e Shteteve të Bashkuara”, tha përfaqësue­s i Tregtisë së SHBA, Robert Lighthizer. Pasi të përfundojë hetimi, agjencia mund të hakmerret me tarifa apo hapa të tjerë për të penguar Francën dhe potenciali­sht edhe vendet e tjera, nga vendosja e taksave të reja në kompanitë më të mëdha të SHBA. Përveç Francës, edhe Mbretëria e Bashkuar po shqyrton të taksojë kompanitë teknologji­ke, me gjithë presionin nga SHBA për të mos e bërë këtë. “Sapo hetimi të përfundojë, Përfaqësia e Tregtisë në SHBA do të përcaktojë në bazë të gjetjeve të hetimit, se çfarë veprimi duhet të merret”, u përgjigj Lighthizer kur u pyet sesi administra­ta mund të godiste Francën. Administra­ta Trump mund të përgjigjet, duke vendosur tarifa në mallra tipike franceze si vera, djathi apo parfumet, sipas ekspertëve.

Ndërsa SHBA shqyrton mundësitë e saj për t’u hakmarrë, ajo gjithashtu do të punojë për të arritur një marrëveshj­e shumëpalës­he mbi taksat dixhitale me vendet në Organizatë­n për Bashkëpuni­m Ekonomik dhe Zhvillim. Por një rezolutë nuk pritet deri në vitin e ardhshëm. Trump mund të preferojë një lëvizje si shembull konkret të goditjes së Bashkimit Europian, veçanërish­t kur kandidon për rizgjedhje në vitin 2020. Mbetet për t’u parë nëse Trump dëshiron të hapë një front tjetër në konfliktin e tij global tregtar gjatë një sezoni zgjedhor. Ai tashmë po përpiqet të arrijë një marrëveshj­e me Kinën, pasi dy ekonomitë më të mëdha në botë përpiqen të shmangin një luftë të gjerë tregtare. Në maj, administra­ta e tij vonon tarifat për automjetet e BE dhe importet e pjesëve të automobila­ve deri në gjashtë muaj.

 ??  ?? Presidenti Trump
Presidenti Trump

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania