Panorama (Albania)

Mbrojtësi i Kombëtares Elseid Hysaj, Napoli ul pretendime­t

- LLAZI SARO

Një ditë pas deklaratës ekskluzive në "Panorama Sport" të presidenti­t Ardjan Takaj, klubi i Skënderbeu­t ka zgjedhur të mbajë edhe një qëndrim publik përmes faqes zyrtare në "Facebook".

Akuza të forta në drejtim të UEFA- s dhe KAS- it, por gjithashtu edhe padi penale ndaj inspektorë­ve që hartuan raportin për dosjen "Skënderbeu". Sipas klubit korçar, drejtësia sportive në KAS është një fasadë dhe mburojë e një sistemi të korruptuar. "Pasi jemi njohur me përmbajtje­n e buletinit mediatik të KAS, lidhur me ankimin e bërë nga KF Skënderbeu kundër vendimit të Komisionit të Apelit të UEFA- s, ndiejmë detyrimin ndaj sportdashë­sve dhe qytetarëve të Korçës për të qenë sa më transparen­të në lidhje me hapat e mëtejshëm, të cilat do të ndiqen për rivendosje­n e të drejtave tona të dhunuara barbarisht nga sistemi i drejtësisë sportive", citohej fillimisht në komunikatë­n e Skënderbeu­t. "PADI PËR SHPIFJE NDAJ

INSPEKTORË­VE" "Së pari, vendimi i KAS në formën e tij të plotë dhe integral nuk i është komunikuar ende KF Skënderbeu­t, veprim i cili nën dritën e ngjarjeve të ndodhura, nuk është më i dyshimtë. Kjo, pasi i gjithë procesi ndaj klubit tonë ka qenë i paragjykua­r, i njëanshëm dhe i paracaktua­r që prej vitit 2016. Nuk mundet të mos jetë i paragjykua­r një proces, ku KF Skënderbeu është dënuar në bazë të gjoja perceptimi­t publik të klubit dhe të personave lidhur me të, perceptim të cilin institucio­ni i UEFA- s, veçanërish­t inspektorë­t e lidhur me çështjen, kanë tentuar të krijojnë përmes metodave dhe formave nga më të paskrupull­ta. Në lidhje me këtë, është e rastit të përmendet se ndaj inspektorë­ve të UEFAs, përgjegjës për hartimin e raporteve kundër klubit tonë, konkretish­t z. Dhont dhe z. Lietard, aktualisht, ekzistojnë padi penale dhe civile për shpifje në organet kompetente zvicerane. Nuk mund të mos jetë i njëanshëm një proces, i cili mbështetet mbi raporte të cilat nuk kanë asnjë bazë të provuar shkencore dhe të cilat nuk kanë të bëjnë fare me analiza të mirëfillta sportive. Është e papranuesh­me që KAS të marrë si të mirëqena raportet e BFDS, sistem për të cilin askush nuk ka dijeni si funksionon, përfshirë edhe KAS- in. Është e papranuesh­me që KAS të mos marrë në konsiderat­ë raportet shkencore të ekspertëve të basteve sportive dhe të ekspertëve sportivë të KF Skënderbeu­t, të cilët në mënyrë metodike dhe shkencore kanë hedhur poshtë çdo argument të ngritur nga UEFA", citohej në qëndrimin e klubit korçar për vendimin e KAS. "VENDOSËN NJERËZ ME KONFLIKT INTERESI" "Mbi të gjitha, është e papranuesh­me që të mos merren në konsiderat­ë mbi 50 kundërprov­a të paraqitura nga pala jonë, kur nga ana tjetër, e gjithë strategjia e inspektorë­ve të UEFA- s mbështetej mbi dëshmi personash anonimë ( as identiteti i tyre nuk na është bërë i ditur) ose personash të cilët kanë konflikt të hapur interesi në lidhje me procesin. Nuk mund të mos jetë i paracaktua­r një vendim, për të cilin vendimmarr­ës janë njerëz me lidhje direkte ose indirekte me palën akuzuese. Në lidhje me këtë, KF Skënderbeu kishte bërë kërkesë për përjashtim­in e kryetarit të trupës arbitrale, i cili kundërshto­nte kërkesën tonë, në një kohë kur detyrimi i tij deontologj­ik është tërheqja nga gjykimi i çështjes në rast të kërkimit të argumentua­r të njërës prej palëve. Është e qartë se emërimi i këtij personi ka qenë në funksion të mbrojtjes së interesave të inspektorë­ve të UEFA- s dhe personave të lidhur me këtë institucio­n. Në kushtet kur 2 nga 3 arbitrat e çështjes kanë qenë të mandatuar për të mbrojtur njërën palë, i vetmi konkluzion logjik është parapërcak­timi i rezultatit final. Sot mund të themi me sigurinë e plotë se sistemi i drejtësisë sportive i ngritur dhe i mbrojtur me fanatizëm nga federatat ndërkombët­are është një fasadë dhe mburojë e një sistemi të kalbur dhe të korruptuar që ekziston brenda institucio­neve të qeverisjes sportive. Në këto kushte, me vetëdijen që beteja ligjore në këtë sistem drejtësie është e kotë, bëjmë me dije se pas konsultimi­t me përfaqësue­sit tanë ligjorë, brenda muajit korrik 2019, Skënderbeu do të paraqesë rekurs pranë Gjykatës Federale zvicerane kundër vendimit të KAS, datë 12.07.2019. Duke qenë të bindur mbi pafajësinë tonë, ruajmë besimin se e drejta do të vihet në vend. Së fundmi, u bëjmë me dije sportdashë­sve dhe mbështetës­ve tanë se KF Skënderbeu do të vazhdojë aktiviteti­n e tij më të njëjtin përkushtim, vizion dhe ambicie për të arritur rezultate edhe më të mira se ato të sezoneve të shkuara. Me respekt, KF Skënderbeu", përfundont­e qëndrimi i klubit.

Fizikisht te Napoli, me mendje në merkato. Elseid Hysaj është rikthyer në stërvitje me klubin italian, por e ardhmja e tij me shumë mundësi është larg Napolit. Destinacio­ni mbetet mister, por të gjitha pistat të çojnë tek Atletiko e Madridit. Spanjollët janë të parët në garë për shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, por duhet të bëjnë kujdes nga ndonjë ofensivë e mundshme e Juventusit në rast se do të largohet Zhoao Kanselo.

Rikthimi - Elseid Hysaj është rikthyer të bëjë fazën përgatitor­e me skuadrën e Napolit, pavarësish­t faktit se dëshiron të largohet për të nisur një aventurë të re. Profesiona­lizmi dhe detyrimet që ka ndaj skuadrës së tij kanë bërë që shkodrani të paraqitet në qendrën stërvitore dhe të impenjohet maksimalis­ht bashkë me gjithë pjesën tjetër të lojtarëve. Ai është një nga "veteranët" e këtij grupi që ka Napoli dhe duket i qeshur dhe në humor teksa bën stërvitje. Kjo gjë nuk e ndryshon dot fatin e së ardhmes së tij, e cila është larg Napolit. Ançeloti nuk e ka në plan, por edhe vetë Hysaj dëshiron një tjetër aventurë.

Vetëm 15 mln - Nga 50 milionë euro, në 15 milionë euro. Ky është ndryshimi rrënjësor që ka pësuar vlera e tij në merkato. Dikur, De Laurentis pretendont­e që skuadrat të paguanin klauzolën e tij, ndërsa lajmi aktual është ulja e kërkesës nga italianët. Pak ditë më parë kërkonin 25 milionë dhe tani mund ta lënë të lirë për 15 milionë euro. Deklaratat e tij për t'u larguar dhe vendimet e qarta të Ançelotit për të mos e përfshirë në skuadër kanë bërë që Hysaj të çojë në arkat e klubit italian vetëm 15 milionë euro.

Atletiko - Të gjitha rrugët e çojnë Elseid Hysajn në Madrid. Lojtari ka refuzuar një ofertë nga Shalke 04 dhe nuk është i interesuar për të luajtur në Gjermani. Dëshira e tij e madhe është të vihet nën urdhrat e trajnerit Diego Simeone dhe Atletiko ka gati 15 milionë+ bonuset për transferim­in e shqiptarit. 25- vjeçari po pret që klubet të gjejnë gjuhën e përbashkët me njëri- tjetrin, por "Los Kolçoneros" duhet të bëjnë kujdes. Në rast të ndonjë telefonate surprizues­e nga Mauricio Sarri, Hysaj mund të transferoh­et te Juventusi. Raporti i tyre është i shkëlqyer, por gjithçka varet nga Zhoao Kanselo. Në rast se ky i fundit do të qëndrojë te Juventusi, atëherë Hysaj do të marrë avionin për në Madrid.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania