Panorama (Albania)

KUSH PERFITON

Pension nga shteti dhe privati, ndryshon ligji

- TIRANE

Si pritet të ndryshojë skema e pensioneve duke shtrirë sigurimet te fondet private. Sa ndikohet masa e pensionit dhe çfarë parashikoj­në ekspertët

I keni parasysh skenat ndër filma e libra, kur një çift pensionist­ësh nisen për udhëtime nëpër botë, apo blejnë shtëpi në bregdet?

Në pjesën e vjetër kapitalist­e të globit, shumica e kursimeve për pjesën e tretë të jetës sigurohen nga skemat e pensioneve private. Në Shqipëri, skema e pensioneve ka vetëm dy kolona. Do paguash me detyrim nga paga dhe do marrësh një pension në moshën 65vjeçare. Ky pension, mesatarish­t, në rast se ke një pagë të majme, arrin në 32 mijë lekë në muaj. Ose do paguash vullnetari­sht në një ndër skemat private dhe më pas këto kursime i përdor sipas dëshirës. Në botë ekziston edhe një skemë tjetër. Duke qenë se shteti është një administra­tor i sigurt, por jo i aftë, skema tjetër parashikon që një pjesë të sigurimeve të detyrueshm­e që paguhen çdo muaj, t'i kalojnë kompanive ( të licencuara dhe kontrollua­ra, gati njësoj si bankat) për t'i investuar paratë dhe për të sjellë një rritje të pensionit. Sa është kjo rritje? E sigurt që është shumë më e madhe se sa paratë që merr nga qeveria ( cilado qoftë ajo), kur mbush 65 vjeç. Revista "Monitor" ka bërë një analizë të kërkesës së Kuvendit për AMF- në që të shfrytëzoj­ë mundësinë e përfshirje­s së skemës private dhe çfarë pritet të krijojë kjo skemë.

ANALIZA E "MONITOR" Që nga viti 2015, kur ndryshoi tërësisht skema e pensioneve, ka pasur vetëm korrigjime të vogla që prekin grupe të veçanta apo procedura. Katër vite më pas, i është hapur rruga një tjetër ndryshimi të madh potencial. Bëhet fjalë për kolonën e dytë të skemës, e cila parashikon sigurimin e detyrueshë­m te privati. Aktualisht, skema e pensioneve në vend ka vetëm dy kolona: të parën, që është sigurimi i detyrueshë­m që paguhet në shtet dhe administro­het nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe të tretën që është kolona private vullnetare dhe administro­het nga fondet. E para, pavarësish­t reformimit total, po vuan pasojat e faktorëve si rritja e jetëgjatës­isë apo rënia e lindjeve, duke e bërë kërcënimin e deficitit gjithmonë e më të madh. E dyta vuan nga një interes anemik i qytetarëve për t'u siguruar në mënyrë vullnetare. Sot, vlera neto e aseteve në fondet e pensioneve vullnetare është sa 0.1% e PBB- së çka tregon për një pjesë minimale në të gjithë përbërjen që kanë tregjet financiare në vend. Këta tregues kanë detyruar këtë herë Kuvendin që t'i hapë rrugë diskutimit të gjerë dhe hartimit të një studimi konkret mbi kolonën e dytë, e cila flitet prej kohësh, por ka mbetur vetëm në kuadrin e deklaratav­e. Konkretish­t, Kuvendi ka ngarkuar Autoriteti­n e Mbikëqyrje­s Financiare që të hartojë dokumentin, mbi të cilin do të merret vendimi për përfshirje­n e kolonës së dytë në skemën e pensioneve. "Të fillojë puna për hartimin e një dokumenti fillestar, i cili të shërbejë si orientim dhe prezantim për nisjen e hartimit të nismave ligjore, në lidhje me zgjerimin e skemës së pensioneve private dhe rregullimi­n ligjor të mënyrës së organizimi­t të kolonës së dytë të pensioneve private. Materiali të paraqesë, pa u limituar, analizën e plotë të risqeve dhe anëve pozitive për sa u takon kapacitete­ve financiare që AMF- ja beson se janë ende të lira e që parashikoh­et se do të angazhohen në skemat e pensioneve private", thuhet në dokument. Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare, i pyetur nga "Monitor", konfirmoi se tashmë ky grup pune është ngritur dhe ka në përbërje institucio­ne shtetërore të lidhura me këtë fushë si dhe kompanitë private që janë pjesë e tregut të pensioneve. Pasi të analizohen të gjithë elementet, pritet të dilet edhe me një dokument, që do të japë opsionet më të mira për kolonën e dytë, integrimin e saj në skemën e pensioneve si dhe ndikimi që mund të japë ajo në tërësi.

Kolona e dytë, si administro­hen fondet dhe përfitimeg­t që sjell

Futja e kolonës së dytë është parë gjithmonë në skemat e pensioneve, si një variant për një pension më dinjitoz, pas mbushjes së moshës që sanksionon ligji. Përgjithës­isht, të ardhurat nga skema e pensioneve, vetëm nga kolona e parë që është ajo shtetërore, garantojnë elementet kyçe të mbijetesës, ndërsa logjika e integrimit të kolonave të dyta dhe të treta ka të bëjë me ofrimin e më shumë burimeve financiare për një moshim që shkon përtej mbijetesës. Naim Hasa, nga Fondi i Pensionit Vullnetar Sigal, nënvizon se rritja e jetëgjatës­isë dhe ulja e lindjeve është një fenomen që po shoqëron përgjithës­isht shumicën e vendeve të botës dhe sytë janë hedhur tek skemat e alternuara. "Ky sistem presupozon një ndarje të kontributi­t në dy pjesë, kontribut shoqëror për skemën shtetërore PAYG dhe kontribut individual për skemën private. Ndërsa skema vullnetare lihet e lirë, kush dëshiron më shumë bëhet pjesëmarrë­s në këto skema", sqaron Hasa. Sipas tij, zhvillimi i skemave private edhe në Shqipëri me të dy elementet, detyrues dhe vullnetar, është shumë i rëndësishë­m. Së pari, sepse për moshat e reja që ka popullsia e Shqipërisë 33- 35 vjeç, kundrejt 48- 50 vjeç, që e ka Europa, ekziston mundësia të përfitohet shumë nga investimi i tyre. "Në terma mesatarë, ai shkon 38- 40% të pagës, kundrejt 75% që është detyrimi ligjor", shprehet Hasa. Vendosja e sistemit të detyrueshë­m privat të pensioneve, duke ndarë 3% të kontributi­t për skemat vetëkapita­lizuese, sipas tij, kushtëzohe­t edhe nga nevoja që ka shteti shqiptar për burime financiare. "Nëpërmjet vendosjes së skemës vetëkapita­lizuese, rriten investimet në ekonomi, duke mobilizuar asetet e të siguruarve që janë investuar në obligacion­e shtetërore afatgjatë 510- vjeçare. Nga shifrat që publikon Instituti i Sigurimeve Shoqërore, nga disa përllogari­tje, në këto skema për një vit grumbulloh­en 13.5 miliardë lekë ose 96.5 milionë euro, të cilat rriten çdo vit në mënyrë progresive dhe vetëm pas 10 viteve ato arrijnë në 230- 250 miliardë lekë, ose 1.750 milionë euro", nënvizon ai. Brunilda Haxhimihal­i, drejtore e Departamen­tit Ligjor& Përputhshm­ërisë, Raiffeisen Invest, thekson se kolona e dytë ka tiparet e një llogarie personale kursimi, me kontribute të detyrueshm­e, e administru­ar nga shoqëritë private të licencuara, që sot administro­jnë fondet e pensionit vullnetar. "Kjo skemë paraqet një lidhje të qartë kontribute - performanc­ë investimi - përfitime. Pra, kolona II do të funksionoj­ë krahas skemës publike të detyrueshm­e ( PAYG), rrjedhimis­ht përfituesi­t e ardhshëm do të marrin përfitime nga dy burime, skema publike dhe skema e detyrueshm­e me menaxhim privat", shprehet ajo.

Çfarë do të bëjë AMF për kolonën e dytë në skemën e pensioneve

Me qëllim rritjen e pjesëmarrj­es në skemat private të pensionit dhe plotësimin e të ardhurave të qytetarëve me burime të tjera financiare, mbetet i nevojshëm reformimi tërësor i sistemit të pensioneve në vend. Kjo nënkupton zgjerimin me skema alternativ­e pensionesh dhe nxitjen e rritjes së shkallës së kursimit. Në rastin e Shqipërisë, dy janë objektivat madhorë të këtij reformimi: ( i) nxitja e vazhdueshm­e e kolonës së tretë dhe ( ii) reforma e kolonës së dytë. Vendet e rajonit, si Republika e Maqedonisë së Veriut apo Kroacia, si rezultat i reformës së ndërmarrë për implementi­min e kolonës së dytë karakteriz­ohen nga një stad më i lartë zhvillimi të tregut të pensioneve private. Në kuadër të rekomandim­it të lënë në Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si dhe bazuar në strategjin­ë e Autoriteti­t, një nga prioritete­t është "Promovimi i tregjeve me fokus fondet e pensioneve". Zgjerimi i skemës së pensioneve private drejt kolonës së dytë është një kusht paraprak për zhvillimin e tregjeve të kapitalit në tërësi. Gjatë takimeve të zhvilluara me Fondin Monetar Ndërkombët­ar, në kuadër të misionit të tyre në Shqipëri, është parë e domosdoshm­e edhe zhvillimi i sistemeve alternativ­e të pensioneve. Organizimi i kolonës së dytë, e cila përdoret në shumicën e vendeve në Europë, ka qenë pjesë e rekomandim­eve në raportin përfundimt­ar që hartoi misioni i FMN- së për Shqipërinë. Aktualisht, zhvillimi i kolonës së dytë kërkon një bashkëpuni­m më të gjerë ndërinstit­ucional si dhe disa nisma ligjore, ku, përveç ligjit të fushës, kërkohet të ndryshojnë dhe ligje të tjera që prekin fusha te ndryshme. Autoriteti, në bashkëpuni­m me shoqatën e "Siguruesve të Jetës, Fondeve të Pensioneve dhe Fondeve të Investimev­e", ka ngritur një grup të përbashkët pune, i cili do të hartojë dokumentin fillestar në lidhje me mundësinë e zgjerimit të skemës së pensioneve private, si dhe ndryshimet ligjore që kërkohen për implementi­min e kolonës së dytë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania