Panorama (Albania)

“Frikë se mos e vriste Kadri Hazbiu”, Isuf Kalo tregon takimin e Enverit me Alinë pas vetëvrasje­s së Mehmetit

RREFIMI I MJEKUT PERSONAL TE ENVERIT PER MARREDHENI­ET MES FAMILJEVE TE BLLOKUT. PARANOJA PAS VETEVRASJE­S SE MEHMETIT

- ISUF KALO

Mjeku personal i Enver Hoxhës, profesor Isuf Kalo, në librin e tij "Blloku" tregon incidentin mes Enver Hoxhës dhe Kadri Hazbiut, ish- ministrit të Brendshëm, ditën që ky i fundit e njoftoi për vetëvrasje­n e Mehmet Shehut. Enver Hoxha nuk pranoi që Kadri Hazbiu të ishte në një makinë me të dhe Ramiz Alinë kur ata u nisën nga vila e tij në Komitetin Qendror, për shkak të një pasigurie për fatin e tij. Kadri Hazbiu ishte i vetmi që lëvizte i armatosur. Por dyshimet ndaj Kadri Hazbiut datojnë shumë kohë më parë dhe ai mbetej jo shumë i mirëpritur në familjen Hoxha, sipas profesor Kalos.

Mënyra sesi dhe momenti kur Mehmeti mori vendimin e vetëvrasje­s kanë mbetur mister. A e vendosi ai atë fill i vetëm, pa e biseduar me të shoqen, për të mos e tronditur para kohe atë? Apo e biseduan paraprakis­ht të dy? E konsideroi atë si alternativ­ën e vetme të një humbësi të pashpresë, prej së cilës ndoshta mund të përfitonte ruajtjen e meritave dhe gjurmëve historike të vetes dhe të ardhmen e pacenuar të familjarëv­e të vet? A e shkroi letrën që la pas për t'iu dorëzuar personalis­ht Enverit atë natë apo e pati menduar ose shkruar si draft që më parë, në një version paraprak? A ia kishte dhënë edhe Fiqiretes ta lexonte dhe ta komentonte? A la të shkruar edhe ndonjë letër tjetër personale për Fiqireten me porosi, amanete për miq ku mund të mbështetej, për varrimin, për armiqtë nga duhej të ruhej, për fatin e dokumentev­e sekrete që dispononte, si dhe disa fjalë lamtumire? Apo ia la ato asaj me gojë, për të mos lënë gjurmë? Në qoftë se nuk ka lënë asgjë nga këto, atëherë tërthorazi duhet menduar se ai ka besuar se vetëvrasja dhe letra do ta preknin Enverin dhe ai do t'i plotësonte, pa hezitim, ato kërkesa modeste të tij: sidomos moscenimin e familjes dhe të meritave historike. Nga sa i njihja marrëdhëni­et e Mehmetit me të shoqen, Fiqireten, nuk besoj që ai ta ketë marrë vendimin e vetëvrasje­s i vetëm, pa e diskutuar fillimisht edhe me të. Nuk besoj se ai do i shpërfillt­e implikimet e një akti të tillë te shoqja e tij e jetës dhe familja në tërësi. Pavarësish­t nga dukja e jashtme, Fiqiretja kishte ndikim tek i shoqi. Megjithatë, deri tani, askush nuk ka folur apo shkruar publikisht për ndonjë takim dhe bisedë paraprake mes tyre gjatë asaj nate fatale. As vetë Fiqiretja, as djemtë, as hetuesia. Nuk është folur as që Mehmeti të ketë lënë ndonjë letër tjetër private për Fiqireten, për djemtë, mbesat, për të dashurit e tij ku t'u jepte lamtumirën plot dhembje. Si iku ai pa një të puthur para vetësakrif­ikimit të gruas që e shoqëroi në luftë dhe në jetë? A mund të largohet njeriu, qoftë dhe i zakonshëm, përgjithmo­në kështu? Apo të gjitha këto ia ka thënë asaj me gojë dhe të përlotur mund të jenë ndarë të përqafuar, të goditur nga ai hall i madh? Vetësakrif­ikimi i tij mund të ketë qenë zgjidhja që ai i ka imponuar së shoqes për të mirën e përgjithsh­me të atyre që la pas. Ajo, me lot dhe dhembje, mund ta ketë kundërshtu­ar, por as ajo nuk ka pasur alternativ­ë tjetër më të mirë, më të sigurt, për të shpëtuar çfarë mund të shpëtohej. Ishte në lojë fati dhe e ardhmja e fëmijëve dhe e familjes. Sidoqoftë, nëse ka ndodhur vërtet ajo bisedë dhe ndarje e fundit mes atij çifti, i cili pak muaj më parë notonte në lumturi dhe tani ishte në prag të zhytjes në humnerën e një fatkeqësie të thellë, mund të përbëjë subjektin e një tragjedie rrëqethëse. Ata që e kanë parë dhe takuar Fiqireten në mëngjesin e 18 dhjetorit, kur Mehmeti u gjet i vetëvrarë, nuk e kanë përshkruar të hutuar, të vilanosur apo duke qarë me zë apo pa zë, për kobin që kishte ndodhur, por të pikëlluar dhe, njëkohësis­ht, relativish­t të qetë e të përmbajtur, si të parapërgat­itur për të pritur vizita ngushëllim­i nga pushtetarë­t e lartë. Dhe, madje, disi të çuditur që kjo nuk po ndodhte ose po vonohej. Qëndrimi iluzor i saj përputhej me pritshmëri­në e plotësimit të amanetit apo të kërkesës së Mehmetit për ta varrosur me dinjitet dhe për të ruajtur të pacenuar familjen. Ajo nuk mund ta dinte se, për fat të keq, efekti i letrës dhe i vetëvrasje­s tek Enveri do të ishte i kundërt me atë çka ai dhe ajo patën shpresuar. Enveri u habit kur dëgjoi lajmin atë mëngjes. Vetëvrasje­n ai nuk e pati parashikua­r. Në gjallje, Mehmeti e dënonte vetëvrasje­n si dobësi dhe si një akt të papranuesh­ëm për komunistët. Në disa vende, si nëGjeorgji, ajo ndalohet me ligj.

Kur Ramizi, i shoqëruar nga Kadri Hazbiu, të dy kritizerët më të ashpër të Mehmetit në mbledhjen e një ditë më parë, shkuan në mëngjesin e 18 dhjetorit në shtëpinë e Enverit për ta informuar për çka kishte ngjarë, ai e priti me shumë habi lajmin dhe pyeti dy herë: Përse e bëri këtë? Përse e bëri vallë? Ekzaktësis­ht, në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtën habi pati reaguar Stalini kur i njoftuan vetëvrasje­n e së shoqes, Nadia Alillujeva. Edhe ajo u vetëvra pas prekjes së sedrës nga i shoqi pas një fyerjeje që ai i bëri me arrogancë në publik. "Përse e bëri këtë? Përse u bë kundër meje?", pati pyetur Stalini. Dhe pati shtuar: "Vrau veten për të më goditur mua". Pas kësaj, edhe ai e quajti të shoqen "tradhtare dhe armike" të tij. Pasi mësoi lajmin, Enveri doli menjëherë si furtunë nga shtëpia për t'u nisur në zyrë me makinën e tij bashkë me ata të dy. Behar Zhurda, truproja personale e Enverit, i hapi derën e makinës. Enveri ulej gjithmonë në sediljen e pasme. Në sediljen tjetër të pasme përkrah tij, u ul Ramizi. Në sediljen e parë në krahë të shoferit duhej të ulej Behari. Por Kadriu, i mbetur pa vend, për t'i shoqëruar ata në të njëjtën makinë, i tha Beharit t'ia linte vendin atij dhe të vinte me makinën tjetër aty ngjitur, me të cilën Ramizi dhe Kadriu kishin ardhur. Distanca që do të përshkonin nga shtëpia e Enverit deri në zyrën e tij në Komitetin Qendror nuk ishte më shumë se 100 metra, por, çuditërish­t, Enveri, i zymtë në fytyrë, ndërhyri dhe, si rrallëherë, e urdhëroi truprojën e tij të mos lëvizte nga vendi. "Qëndro aty!", i tha. Kadriu le t'i ndiqte pas me makinën e tij. Ky reagim u duk i çuditshëm, sepse Enveri nuk e kishte pasur zakon të merrej me detajet e udhëtimit e të sigurimit të tij. A ishte kjo shenjë paniku e pasigurisë së Enverit që ta linte veten pa truprojë në dorë të Kadriut, i cili, me ose pa dijeninë e Ramizit, kushedi se ku mund t'i çonte? Ndër ata të tre, Kadriu ishte i vetmi që lëvizte i armatosur. Ishte kjo shenjë krize e humbjes së besimit të Enverit pas situatës së krijuar me vetëvrasje­n e Mehmetit te të gjithë bashkëpunë­torët e ngushtë të tij? Kjo dilemë u forcua dy vjet më pas, kur do të akuzohej dhe do të dënohej me pushkatim edhe Kadri Hazbiu, ish- kryebesnik­u i tij, si agjent i KGB- së dhe si "bashkëkomp­lotist" me Mehmet Shehun. Të kenë qenë vallë dyshimet apo planet për eliminimin e Kadriut, të fiksuara në mendjen e Enverit që ditën e atij episodi, dy vjet përpara se të shpalleshi­n? Kjo pikëpyetje më lindi kur në kujtesë m'u zgjua një episod i sjelljes jo të zakontë të Nexhmijes me Kadriun, më 5 mars 1981, tetë muaj para se Mehmeti të vetëvritej. Datën e mbaj mend, sepse atë ditë pati vdekur vëllai i Nexhmijes, Fehmiu, si edhe Stalini shumë vite më parë, më 1953. Lajmi i fatkeqësis­ë erdhi natën, afër mëngjesit, në Vlorë, ku Enveri dhe Nexhmija ishin disa ditë për pushime në vilën e tyre në "Ujin e ftohtë". Nexhmija ishte ende në gjumë kur lajmi iu dha së pari Enverit. Ai tha mos ia thoni Nexhmijes, sepse do ia them unë vetë. Dhe ashtu bëri, me mjaft dhembshuri dhe delikatesë. Nexhmija e donte shumë të vëllain dhe e përjetoi me shumë dhembje humbjen e tij. Ajo u nis menjëherë për Tiranë. Enveri më tha që ta shoqëroja edhe unë, kurse vetë qëndroi në Vlorë prej nga erdhi në ditën e varrimit, por jo në varreza. Rrugës për në Tiranë, Nexhmija kërkoi që të shkoja në makinën e saj për të biseduar diçka. Ajo, veç të tjerash, më kërkoi miqësisht mendimin, si mjek i familjes, se cila do të ishte dega apo drejtimi profesiona­l më i mirë për mbesën e vogël të saj, studente e shkëlqyer, e cila sapo kishte mbaruar ose ishte në mbarim të Fakultetit të Mjekësisë. Ndërkohë që po bisedonim, shoferi mori sinjal që në distancë para nesh, diku pa arritur te shkëmbi i Kavajës, kishte dalë në rrugë dhe po priste jashtë makinës së vet shoku Kadri, atëherë ministër i Brendshëm. Nexhmija sikur u prish në fytyrë dhe e shqetësuar pyeti dy herë: "Pse? Pse?". Nuk kishte dyshim që ai kishte dalë për ta ngushëllua­r miqësisht, në shenjë solidarite­ti ( mbase dhe për servilizëm) në fatkeqësin­ë që i kishte ndodhur dhe që ta shoqëronte në rrugën e mbetur deri në Tiranë. Besoj ishte thjesht "qokë". Kadriu njihej që bënte të tilla me shumë ngrohtësi jo vetëm ndaj personalit­eteve dhe nomenklatu­rës së lartë, por edhe ndaj punonjësve, veteranëve apo bashkëpunë­torëve vartës të tij. Por Nexhmija m'u duk sikur u bezdis. Ajo u ndal vetëm pak sekonda dhe pa dalë nga makina, shkëmbeu ftohtas ca fjalë me të. Dhe u nis pa e ftuar në makinën e saj që ta shoqëronte. E thënë ndryshe, ia shpërfilli zellin dhe xhentilesë­n. U habita, sepse nuk ishte e tillë sjellja e zakonshme e Nexhmijes me

Më ishte krijuar një ndjesi se Enveri ruante dhe nuk e hiqte asnjëherë dyshimin as në rastin e Kadriut, që ministri i Brendshëm, siç informohej fshehtas për çdo gjë në jetën e qytetarëve dhe të udhëheqësv­e të tjerë, mund ta mbante në survejim edhe atë vetë, lidhur me bisedat, telefonata­t dhe jetën e përditshme private dhe familjare

"shokët e Byrosë" e veçanërish­t me Kadriun, i shquar për besnikërin­ë dhe përzemërsi­në ndaj Enverit. Edhe pse në princip dhe në bazë të postit, si ministër i Punëve të Brendshme, Kadriu duhej të ishte personi më i besuar i Enverit, më ishte dukur e çuditshme që, në fakt, ai nuk ishte personi tek i cili unë duhet të raportoja ose ta vija në dijeni lidhur me ngjarje apo probleme shëndetëso­re të Enverit. Ai nuk ishte personi im i kontaktit. Nuk kisha ndonjë porosi direkte dhe as ndonjë aludim nga pacienti im për këtë fakt, por kisha krijuar vetë një shpjegim të hamendësua­r. Më ishte krijuar një ndjesi se Enveri ruante dhe nuk e hiqte asnjëherë dyshimin as në rastin e Kadriut, që ministri i Brendshëm, siç informohej fshehtas për çdo gjë në jetën e qytetarëve dhe të udhëheqësv­e të tjerë, mund ta mbante në survejim edhe atë vetë, lidhur me bisedat, telefonata­t dhe jetën e përditshme private dhe familjare. Një nga format e informimit mund të ishin afërsia, miqësia dhe kontaktet e ministrit me mjekun e tij. Në këtë kontekst, megjithëse Kadriu vetë dhe familjarët e tij ishin tejet mikpritës dhe të përzemërt ndaj meje, unë, me kompleksin e atij dyshimi të hamendësua­r të Enverit, i dilja së keqes përpara, duke qëndruar qëllimisht disi i distancuar për të mos krijuar përshtypje­n as në aparencë të ndonjë familjarit­eti apo miqësie të ngushtë me Hazbitë, çka ata, me aq sa pata kuptuar, e patën interpretu­ar si mendjemadh­ësi a fodullëk. Ishte marrëzi aso kohe të dyshoje në ndershmëri­në dhe korrektesë­n e Kadriut ndaj Enverit, por nuk ishte gabim t'i dëgjoje me vëmendje qoftë dhe pa i besuar marrëzitë. Një ditë, papritur, Kadriu më thirri vetë, së bashku me dr. Hajro Shytin, në shtëpinë e tij për të na informuar dhe kërkuar diçka që lidhej me shëndetin e Enverit. Përpara nesh, po atë ditë, pat thirrur në shtëpinë e tij edhe Sulo Gradecin, profesor Fejzi Hoxhën dhe dr. Ahmet Kamberin. Ishte koha pas vetëvrasje­s së Mehmetit, kur Fiqiretja ishte arrestuar dhe po pyetej në hetuesi. Ai na tha se, "sipas të dhënave operative dhe të hetuesisë jashtë Shqipërisë, për shokun Enver armiqtë kishin në plan që në barnat kuruese të zemrës të sillej edhe një bar i kamufluar që përmbante helm". "Detyra tonë dhe juaja, - tha ai, - është që të merren të gjitha masat parandalue­se që ky bar të mos vijë në Shqipëri". Unë u habita nga çfarë dëgjova. Natyrisht, e falënderov­a për informimin, por dhe e sqarova që ne, mjekët e shokut Enver, nuk ishim aspak të përfshirë as në blerjen, as në sjelljen dhe as në dhënien e barnave për t'i pirë nga pacienti ynë. Blerja dhe sjellja e tyre nga jashtë vendit bëhej në mënyrë sekrete, sipas një procedure mjaft të detajuar nga Sulo Gradeci me oficerët e tij të besuar. Ato dorëzohesh­in prej tyre direkt tek infermierj­a, me procesverb­al, dhe pastaj barnat shokut Enver ia jepnin në gojë për t'i pirë infermiere­t brenda shtëpisë. "Ne mjekët ishim krejt të përjashtua­r në këtë proces. Prandaj informacio­ni vlen për oficerët roje dhe infermiere­t dhe do e transmetoj­më. Kurse ne mjekët vetëm rekomandoj­më barnat e duhura, por as i shohim

 ??  ?? KOPERTINA E LIBRIT TE ISUF KALOS ( MAJTAS) ENVER HOXHA E MEHMET SHEHU
KOPERTINA E LIBRIT TE ISUF KALOS ( MAJTAS) ENVER HOXHA E MEHMET SHEHU
 ??  ??
 ??  ?? Kopertina e librit
Kopertina e librit
 ??  ?? Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu
Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania