Panorama (Albania)

Ish- deputeti Spahia, përgjigje Topallit: Një demokrat i vërtetë s’pranon diktaturën

-

Ish- deputeti demokrat, Bardh Spahia, pak ditë pas heqjes së masës “Arrest shtëpie”, ka rrëfyer ndjesitë e ditëve të izolimit pas arrestimit që iu bë nga Polica e Shtetit. Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në “News 24”, Spahia paralajmër­on një padi për arrestim politik dhe të paligjshëm ndaj tij. “Do t’i shkoj kësaj çështjeje deri në fund, pastaj do të jenë organet kompetente që do të nxjerrin përgjegjës­itë e kujt kanë qenë. Këtë nuk e bëj për vete, e bëj më shumë edhe për ata qindra aktivistë të PD- së, mbështetës, protestues, që janë ndaluar e mbajtur në mënyrë të padrejtë nga strukturat e rendit të influencua­ra e të drejtuara politikish­t apo të përdorura politikish­t nga kundërshta­rët tanë”, tha Spahia. Ish- deputeti i PD- së ka sqaruar edhe atë që ndodhi në KZAZ- në e Shkodrës, për të cilën u kërkua edhe arrestimi i tij. “Pati një përdorim të turpshëm të Policisë së Shtetit, e cila, në shkelje të plotë të ligjit, duke mbështetur edhe grupe kriminale të njohura në qytet, tentoi të merrte ambientet në pronësi të Bashkisë Shkodër, në shkelje të plotë të ligjit dhe u krijuan ato situata. Ka qenë një grup i forcave speciale të Policisë, që kanë sulmuar ambientet e shkollës, të cilat janë në pronësi të Bashkisë Shkodër dhe në atë moment ka pasur një reagim nga një grup qytetarësh shkodranë. Ne u lajmëruam për këtë incident dhe sigurisht, me ndjenjën e plotë të përgjegjës­isë, u nisëm me shpejtësi për t’u gjendur afër në një situatë të tillë. E gjithë sjellja jonë ka qenë për qetësimin e situatës. Ajo pjesë e ndalimit ishte publike, absurde, që në momentin kur u tha në lidhje live, isha i vetëdijshë­m që e ka vendos Kryeminist­ri. Fakt është që psikologji­kisht e prisja, por e ndieja veten qytetar të lirë”, u shpreh Spahia. Ish- deputeti i është përgjigjur edhe ish- nënkryetar­es së PD- së, Jozefina Topalli, që në një reagim pas ngjarjes në Shkodër, deklaroi se një demokrat i vërtetë nuk djeg shkolla. “Një demokrat i vërtetë nuk pajtohet me grushtin e shtetit apo me votimet farsë. Shkodranët e vërtetë, demokratët e vërtetë, i kanë thënë jo 30 vjet përpara, janë përballur madje- madje me sakrifica të jashtëzako­nshme me diktaturën më të egër ndoshta në botë, pikërisht për të fituar të drejtën e votës së lirë, të drejtën e zgjedhjes dhe në këtë kontekst unë mendoj se qytetarët shkodranë janë më të vendosur se kushdo për të mos e lënë vendin të rrëshqasë drejt diktaturës, për të mos e lënë vendin të rikthehet votimeve pa zgjedhje”, tha ish- deputeti.

 ??  ?? Bardh Spahia
Bardh Spahia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania