Panorama (Albania)

Ecja zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit

-

AAktivitet­i fizik, përfshirë ecjen, është një e mirë që ju i bëni shëndetit tuaj. Por ecja në veçanti vjen me një mori përfitimes­h. Më poshtë janë të listuara disa prej këtyre përfitimev­e.

Studimet kanë treguar se një shëtitje 15minutësh­e mund të frenojë dëshirat për çokollatë dhe madje, të zvogëlojë sasinë e çokollatës që hani në situata stresuese. Dhe hulumtimet e fundit konfirmojn­ë se ecja

mund t’ju mbajë larg ëmbëlsirav­e.

Zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit. Studiuesit tashmë e dinë se çdo lloj aktiviteti fizik zvogëlon ndjeshëm rrezikun e kancerit të gjirit. Por një studim i Shoqërisë Amerikane të Kancerit, zbuloi se gratë që ecnin shtatë ose më shumë orë në javë, kishin një rrezik 14 % më të ulët të kancerit të gjirit sesa ata që ecnin tri orë ose më pak në javë.

Lehtëson dhimbjet e artritit. Disa studime kanë zbuluar se ecja zvogëlon dhimbjen që lidhet me artritin dhe se ecja pesë deri në gjashtë km në javë mund të parandaloj­ë shfaqjen e kësaj sëmundjeje. Ecja mbron nyjet - sidomos gjunjët, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj osteoartri­tit - duke i lubrifikua­r ato dhe duke forcuar muskujt që i mbështesin ato.

Forcon sistemin imunitar. Ecja mund t’ju ndihmojë të mbroheni gjatë sezonit të ftohtë dhe të gripit. Një studim i mbi 1,000 burrave dhe grave zbuloi se ata që ecnin të paktën 20 minuta në ditë, kishin 43% më pak gjasë të sëmureshin në dimër në raport me të tjerët. Dhe nëse sëmureshin, kjo ishte për një kohëzgjatj­e më të shkurtër dhe simptomat e tyre ishin më të buta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania