Panorama (Albania)

Balla: Meta drejtues i opozitës, zgjedhjet në vitin 2021

“Të gatshëm të dialogojmë me PD, s’negociojmë Reformën në Drejtësi”

-

Kryetari i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla, akuzoi Presidenti­n e Republikës se është kthyer në drejtuesin kryesor të opozitës.

Gjatë një takimi me strukturat e PS- së në Bashkinë e Belshit, Balla tha se Presidenti Ilir Meta ka bërë një shkelje të rëndë, duke anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, gjë për të cilën do të shkarkohet dhe procesi do të certifikoh­et nga Gjykata e re Kushtetues­e, e cila do të jetë gati në shtator. “Ata që dalin çdo natë në TV, nga Presidenti që tashmë është një nga drejtuesit e opozitës në Shqipëri apo kushdo tjetër, duhet ta dinë që zgjedhjet vendore u përmbyllën në 30 qershor. Ishte një ditë e rëndësishm­e ku fitoi Shqipëria e institucio­neve, Shqipëria e zbatimit rigoroz të Kushtetutë­s, fitoi Shqipëria e angazhimit europian, përkundër Shqipërisë së dhunës dhe të molotovëve”, tha Balla. Sipas tij, shkarkimi i Presidenti­t Meta do të shkojë në Gjykatën Kushtetues­e, e cila do të jetë funksional­e në muajin shtator. “Ne do të vazhdojmë edhe me hetimin e shkeljes së Kushtetutë­s nga ana e Presidenti­t të Republikës. Ilir Meta ka bërë një akt të rëndë, i cili duhet hetuar dhe më pas, nëse komisioni do të konkludojë që shkelja është e rëndë, sipas nenit 90 të Kushtetutë­s do të shkarkohet dhe procesi do të certifikoh­et nga Gjykata e re Kushtetues­e, që në shtator do të jetë gati për të ushtruar këtë detyrë të rëndësishm­e”, deklaroi Balla. Duke folur për situatën politike, numri dy i PS- së, Balla, tha se Partia Socialiste është e gatshme për dialog me aktorët e tjerë politikë për çështje të rëndësishm­e të vendit, por asnjëherë nuk negociohet implementi­mi i Reformës në Drejtësi. “Ne jemi të gatshëm në çdo moment të dialogojmë dhe të diskutojmë me Partinë Demokratik­e rrugore, por, pikë së pari, me ata që kemi në Kuvend, pikërisht për sfidat e rëndësishm­e të vendit, por këtu nuk përfshihet asnjë lloj negociate për Reformën në Drejtësi”, tha kreu i Grupit Parlamenta­r Socialist. Ai garantoi socialistë­t se zgjedhje para vitit 2021 nuk do të ketë në Shqipëri. “Është bërë zakon që sa herë mbaron një fushatë, duhet të mendojmë për betejën e radhës. Beteja jonë e radhës janë zgjedhjet e përgjithsh­me të vitit 2021, zgjedhje të tjera nuk ka më”, tha Balla. Këto deklarata, kreu i Grupit Socialist i bëri gjatë analizës së zgjedhjeve të 30 qershorit në Bashkinë e Belshit. Në faqen e tij në “Facebook”, Balla shkruan se “qytetarët e Belshit vlerësuan vëmendjen dhe punët e mëdha transformu­ese që qeveria Rama në këto 4 vite ka bërë në Belsh, por për ne objektivat e radhës janë edhe më të rëndësishm­e, siç është investimi për ujësjellës­in e ri, i cili shumë shpejt do të nisë dhe po ashtu puna e mëtejshme që duhet bërë për zhvillimin e agroturizm­it”.

 ??  ??
 ??  ?? Balla, gjatë një takimi në Belsh
Balla, gjatë një takimi në Belsh

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania