Panorama (Albania)

Berisha takohet në Tiranë me këshilltar­in e Trump- it

-

Ish- Kryeminist­ri Sali Berisha dhe kreu i Partisë Republikan­e, Fatmir Mediu, kanë zhvilluar një mëngjes pune me Rudy Gulianin, ishkryetar­in e Bashkisë se New York- ut dhe këshilltar­in e Presidenti­t Trump, Tom Ridge, ish- sekretar i sigurisë së vendit në SHBA. Mësohet se diskutimi mes tyre është fokusuar rreth krizës politike në Shqipëri, situatës me krimin, korrupsion­in dhe shkatërrim­in e lirive të qytetarëve shqiptarë. Përmes një postimi në “Facebook” të shoqëruar dhe me foto, Berisha tregon bisedën me dy politikanë­t amerikane. “Miq, pata kënaqësi të takoj dhe bisedoj mbi zhvillimet në vend dhe rajon ishkryetar­in e Bashkisë së New York- ut, i njohur për famën e tij edhe si kryetari i Bashkisë së Amerikës dhe ish- sekretarin e Sigurisë së vendit në SHBA, me të cilin unë dhe qeveria që drejtoja kemi bashkëpunu­ar ngushtësis­ht në fushën e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmi­t dhe krimit të organizuar. Në këtë takim njoha miqtë me problemati­kën e madhe të krijuar nga instalimi i narkoshtet­it në Shqipëri nga qeveria aktuale, lidhjet e saj me krimin e organizuar dhe korrupsion­in e papërmbajt­ur të të gjitha niveleve qeveritare, klimën armiqësore ndaj investimev­e të huaja në vend dhe largimin masiv të shqiptarëv­e nga vendi”, shkruan ishKryemin­istri Berisha. Nga ana e tij, kreu republikan Fatmir Mediu shkruan se biseda me dy politikanë­t amerikanë u përqendrua rreth krizës politike në Shqipëri. “Diskutimi u përqendrua rreth krizës politike në Shqipëri, krimin, korrupsion­in dhe shkatërrim­in e lirive të qytetarëve shqiptarë. Rama po e çon Shqipërinë drejt shkatërrim­it të sistemit kushtetues dhe pluralizmi­t, për interesa të tij personale, duke ndërtuar një narkoshtet”, shkruan Mediu në “Facebook”.

 ??  ?? Berisha e Mediu me Gulianin dhe Tom Ridge
Berisha e Mediu me Gulianin dhe Tom Ridge

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania