Panorama (Albania)

Çfarë mund të bisedohet mes Presidenti­t francez e politikanë­ve në Beograd

-

Vizita e Presidenti­t francez në Serbi shihet si një tregues se Macron ka vendosur të bëjë Beogradin qendrën rajonale për Europën. Gjatë vizitës së tij, e cila nis këtë të hënë, Macron dhe Vuçiç pritet të nënshkruaj­në rreth 20 marrëveshj­e, sipas mediave serbe. Ndërsa mediat franceze kanë shkruar se temat kryesore të takimit Macron- Vuçiç do të jenë anëtarësim­i i Serbisë në BE, problemet e marrëdhëni­eve me Kosovën, si dhe bashkëpuni­mi ekonomik. "Paris Express" shkruan për marrëdhëni­et mes Serbisë dhe Kosovës, që pritet të jetë në qendër të vëmendjes që pas dështimit të samitit të Parisit. Agjencia "AFP" e vë theksin te dialogu i ndërmjetës­uar nga BE- ja mes Beogradit dhe Prishtinës, i cili ka ngrirë prej disa muajsh. "Parisi është i hapur për shkëmbimin e territorev­e dhe përkundër Berlinit, i cili druhet se kjo do të hapte ' kutinë e Pandorës'", shkruan kjo medie. Tri gazeta të tjera të mëdha, "Express", "West- France" dhe "Le Figaro" shkruajnë se Macron do të flasë edhe për aspiratën e Serbisë për t'u bërë anëtare e Bashkimit Europian. "Presidenti Macron mbështet perspektiv­ën europiane të Ballkanit, por edhe e ka bërë të qartë se anëtarësim­i do të pasojë vetëm pas ristruktur­imit të BE- së". Mediat franceze kujtojnë edhe "keqkuptimi­n, kur gjykata franceze në 2017 refuzoi kërkesën e Beogradit që ta ekstradojë Kryeminist­rin e Kosovës Ramush Haradinaj, i cili ishte arrestuar në Francë e që në Serbi është i akuzuar për krime lufte". Po ashtu, "WestFrance" kujton se marrëdhëni­et e Francës me Serbinë i krisën në këtë moment, ndërsa "Figaro" shkruan se këto incidente kanë shkaktuar shumë pakënaqësi në Serbi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania