Panorama (Albania)

PS hyn në zgjedhje të brendshme, Rama flet për ndryshimet në Qeveri dhe opozitën

PS MBLEDH KONGRESIN ZGJEDHOR NE NENTOR, KRYESI E ASAMBLE E RE

-

Do të jetë Kongresi Zgjedhor i PS- së, i cili do të zgjedhë me votë Asamblenë e re Kombëtare, e cila më pas do të votojë për Kryesinë dhe sekretaria­tin ekzekutiv të saj. Por që të ketë një mbikëqyrje sa më të mirë të zgjedhjeve në të gjithë territorin, Kryesia socialiste nën drejtimin e Edi Ramës vendosi që të ndajë të strukturën socialiste në tri rajone të mëdha, me nga katër qarqe secila. Monitorimi i tri rajoneve do të bëhet nga tri figurat kryesore të PS- së: Edi Rama, Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla, i cili është dhe sekretari i përgjithsh­ëm i PS- së dhe kryetar i Asamblesë Kombëtare. Kryetari i PS- së, Edi Rama, do të drejtojë rajonin Lezhë- Shkodër- Dibër- Kukës, ndërsa sekretari i përgjithsh­ëm, Taulant Balla, do të koordinojë Qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, do të jetë koordinato­ri i rajonit të Jugut, që përfshin Qarqet e Fierit, Beratit, Vlorës dhe Gjirokastr­ës. Të gjithë drejtuesit politikë në të 12 qarqet, kryesisht ish- ministra, të cilët kanë drejtuar dy fushatat zgjedhore, ato parlamenta­re të 2017 dhe ato vendore të 2019, do të vijojnë punën e tyre organizati­ve deri në mbledhjen e Kongresit Zgjedhor të PS- së në muajin nëntor. Por ata do të jenë nën mbikëqyrje­n e tre drejtuesve të PS- së, të shpërndarë në të gjithë vendin sipas rajoneve, të krijuara dje në Kryesinë e PS- së. Kryesocial­isti tha dje pas mbledhjes së Kryesisë së PS- së se, dhe pse mori një rezultat mbi pritshmëri­të e saj, e di shumë mirë çfarë potenciale­sh ka dhe se është e vetëdijshm­e se ka ende shumë rezerva, duke lënë të kuptohet se do të ketë lëvizje të mëdha nga ana organizati­ve në këtë parti.

ANALIZA

Në 22 korrik, socialistë­t do të mbledhin Asamblenë Kombëtare dhe do të bëjnë një analizë të detajuar të të dhënave të zgjedhjeve të 30 qershorit, ku socialistë­t nuk luftonin për fitoren e bashkive dhe këshillave, por për pjesëmarrj­en e votuesve në to. Sekretari i përgjithsh­ëm, Taulant Balla, i paraqiti dje Kryesisë socialiste një grafik me shifra dhe tabela me rezultatet e zgjedhjeve nga viti 2005 e deri në 2019, kur zgjedhjet vendore krahasohes­hin me ato paraardhës­e si dhe zgjedhjet parlamenta­re me ato të mëparshmet. Burime nga Kryesia thanë për “Panorama” se grafiku i rezultatev­e tregonte rritje të vazhdueshm­e të votave të PS- së krahasuar me PD- në, por dhe krahasuar me PS- në nga njëra zgjedhje në tjetrën. Por analiza është ndalur më shumë te shifrat e zgjedhjeve të 30 qershorit, të cilat duken se do të përcaktojn­ë dhe formatimin e ri të forumeve drejtuese të PS- së, siç është Kryesia dhe sekretaria­ti i PS- së. Gjashtë qarqe me rritjen më të madhe të votave për PS krahasuar me dy vite më parë, nga zgjedhjet e 2017, janë Elbasani, Dibra, Gjirokastr­a, Korça, Kukësi dhe Tirana. Ndërsa qarqet me rënie të theksuar të mbështetje­s së PS janë Durrësi me 15.504 vota më pak, Berati me 6585 vota më pak, Shkodra me 4027 vota më pak, Vlora me 3962 vota më pak dhe Lezha me 861 vota më pak.

Të gjithë drejtuesit politikë në të 12 qarqet, kryesisht ish- ministra, të cilët kanë drejtuar dy fushatat zgjedhore, ato parlamenta­re të 2017 dhe ato vendore të 2019, do të vijojnë punën e tyre organizati­ve deri në mbledhjen e Kongresit Zgjedhor të PSsë në muajin nëntor

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Kryesia e PS
Kryesia e PS

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania