Panorama (Albania)

Njëqind fshatrat turistike pa kryefshati­n Frashër

- PROFESOR SHERIF BUNDO

Kulturapro­fesionale më paraprin në analizën dhe gjykimin për çdo investim publik. Apriori jam i predispozu­ar të pranoj dhe të përshëndes çdo investim që bën shteti shqiptar dhe çdo lek që investohet në shërbim të rritjes ekonomike, të përmirësim­it të kushteve të jetesës...

dhe të integrimit të çdo zone dhe krahine të vendit me qytetërimi­n, me tregun dhe me zhvillimin. Në këtë këndvështr­im, projekti për të investuar në krijimin e njëqind fshatrave turistike dhe për të stimuluar dhe zhvilluar ekonominë bujqësore dhe bashkë me të edhe të depërtimit të qytetërimi­t në këto fshatra dhe në thellësi të vendit, është një iniciativë që duhet inkurajuar. Gjetja e prioritete­ve të investimit të fondeve buxhetore është një nga sfidat më të mëdha të çdo qeverisjej­e. Me këtë përmbajtje, mendoj se ka një konsensus mbarëkombë­tar. Çdo përpjekje e bërë nga shteti, apo nga kushdo tjetër, për të investuar në krijimin e poleve të zhvillimit ekonomik dhe të qytetërimi­t në çdo fshat dhe në çdo qytet të vendit, është i mirëpritur, mjafton që të mos abuzohet.

Por, nga ana tjetër, kultura profesiona­le dhe arsyetimi i kthjellët intelektua­l më detyrojnë dhe më imponojnë një sërë pyetjesh, që e ngatërrojn­ë ekonominë me politikën, zhvillimin me klienteliz­min, amatorizmi­n me paaftësinë dhe dëshirën me imponimin. Mbi çfarë kriteresh ekonomike, kulturore, historike, turistike, agrobujqës­ore, dhe mjedisore janë përzgjedhu­r fshatrat turistike në të cilat do të investohen fondet e buxhetit të shtetit? Të mos harrojmë, bëhet fjalë për investime nga buxheti i shtetit, atributet e përdorimit dhe të vendimmarr­jes për investimin e të cilave e ka qeveria e radhës. Ka qeveri, që kanë vendosur të privatizoj­në pasuritë kombëtare, pa dhënë shumë llogari se çfarë eficience ka pasur ky proces. Ka qeveri që kanë abuzuar me përdorimin e koncesione­ve. Ka qeveri që kanë abuzuar me fondet e investimev­e në rrugët me lloj- lloj tenderësh, vetëm e vetëm që fondet e buxhetit të shkojnë në llogaritë e atyre bizneseve që u bëjnë fresk qeverive dhe që bëjnë mirë rolin e tutorit mbi vetë qeveritë dhe qeveritarë­t. Ka pasur dhe ka qeveri që nuk janë të lira të marrin vendime për të cilat janë zgjedhur, por marrin vendime në kushtet e të qenit të imponuara nga interesa të caktuara private apo të një grupi privat. Pyetja ime e radhës nuk ka lidhje me faktin pse janë përfshirë në këtë projekt 100 fshatrat, emrat e të cilave i gjen lehtësisht në rrugë elektronik­e. Lista mund të ishte edhe 120, por mund të ishte edhe 80 apo 90 fshatra. Pyetja ime ka të bëjë me një fakt tjetër: Pse është përdorur dukshëm influenca individual­e e një numri të caktuar personash që vijnë rrotull tavolinave qeveritare, për të çuar fonde në fshatrat ku ata kanë përfituar, apo janë mbartës të interesave të mëdha pronësore? Pse në listën e këtyre 100 fshatrave nuk përfshihet kryefshati Frashër?

Le të ndalemi pak më gjatë në përgjigjen e pyetjes së fundit. A është Frashëri, kryeqendra e Dangëllisë në Përmet, një fshat me vlera të mëdha turistike? A duhej të përfshihej Frashëri para, shumë përpara disa fshatrave të tjera në këtë listë? A përbëjnë vlerat e një fshati të tillë si Frashëri kritere bindëse, ekonomike dhe logjike për t’u përzgjedhu­r, madje ndër të parët, në listën e 100 fshatrave turistike të vendit?

Nga pikëpamja historike, Frashëri është vendi që ka lindur tre kolosët e mëdhenj të politikës, të mendimit dhe të kulturës shqiptare. Vëllezërit Frashëri kanë bërë epokë. Pa emrat e tyre nuk ka kuptim emri dhe koncepti Rilindje. Ky fshat u bë vatër atdhetare, me vëllezërit Frashëri dhe me teqenë e Baba Alushit ( nderi i kombit), ku janë zhvilluar 2 kuvende ndërkrahin­ore dhe kombëtare: 1878, 1880. Në këto vite, Frashëri u zgjerua me 22 lagje, ku në qendër ishte tregu me 28 dyqane. Ndërsa numri i shtëpive arriti në rreth 550, me 1500- 1900 banorë, duke u shndërruar në qendrën më të rëndësishm­e, jo vetëm për krahinën e Dangëllisë, por edhe në rang kombëtar, për sa i përket çështjes kombëtare. Nuk e teproj dhe ndoshta nuk jam i pari nëse shkruaj se familja Frashëri është familja me kontribute­t më të mëdha në historinë dhe politikën shqiptare të të gjitha kohërave. Zhvillimet e kohëve të fundit po rrjedhin në mënyrë të tillë, që Shqipëria e vërtetë është ajo e projektuar dhe konceptuar nga Abdyl Frashëri. Nuk ka një poet tjetër të dytë që t’i ketë kënduar vendit me atë patos që ka shkruar i madhi Naim Frashëri. Për Sami Frashërin nuk ka penë të përshkruaj­ë gjithë erudicioni­n e tij. Në Frashër ndodhet shtëpia muze e tyre, e cila, edhe pse nuk është vënë dorë nga shteti, vizitohet dhe shfrytëzoh­et nga pelegrinët e ndryshëm në të katër stinët e vitit.

Nga pikëpamja turistike dhe gjeografik­e, Frashëri është pa asnjë rezervë me të njëjtat vlera me Thethin dhe me Alpet e Shqipërisë, edhe pse jo të lartësisë së Alpeve. Për ata që nuk e njohin, nuk kanë qenë dhe nuk kanë pasur rastin ta vizitojnë, Frashëri është kryeqendra e Dangëllisë. Është fshati që ka mbështetur shpatullat në vithet e malit të Kokojkës ( 1500 m) dhe të Bredhit të papërsërit­shëm të Hotovës, Park Kombëtar. Është p adyshim një nga pasuritë më të papërsërit­shme natyrore të vendit, të ruajtura dhe të mbajtura në gjendje shumë të mirë dhe të paprekura falë lidhjeve të forta shpirtëror­e të banorëve të fshatrave të zonës dhe të specialist­ëve dhe profesioni­stëve të shërbimit pyjor të Përmetit ndër vite. Është pa asnjë mëdyshje zona më e oksigjenua­r dhe më e pastër në vendin tonë. Kjo e provuar dhe e faktuar nga ekologjist­ët. Me një shtrirje prej 1200 hektarësh dhe një masiv të mrekullues­hëm të përbërë kryesisht nga Bredhi Maqedonas, ky Park Kombëtar është një nga perlat turistike të Shqipërisë, që ofron surpriza të këndshme në çdo stinë të vitit, si në dimër, ku ai është i mbuluar nga dëbora, por dhe në verë, ku mund të shijosh freskinë e tij. Prej shumë vitesh është kthyer në një vend pelegrinaz­hi turistik, ku bie në sy pjesa elitare e tyre, si politikanë, ambasadorë të huaj, alpinistë, intelektua­lë dhe vizitorë të shumtë të huaj etj..

Frashëri ka pranë në të dyja krahët e tij kanionet e thella, nga njëra anë, të lumit të Langaricës dhe burimet mjaft të njohura termale të Bënjës dhe nga ana tjetër, kanionet e Osumit, në këmbët e malit të Qeshibesit dhe të Miçanit. Në Frashër ka me shumicë burime uji të ftohta, ujë lajthie dhe ujë bredhi. Pamjet që të dhurohen kur je në Frashër janë mahnitëse. Pamja e Tomorit është madhështor­e dhe po kështu, edhe të maleve të tjera të Nemërçkës dhe Papingut. Këto pasuri e frymëzuan poetin të shkruante poemën “Bagëti dhe Bujqësi”.

Frashëri ka qenë një qendër shumë e rëndësishm­e e kulturës në shekullin e 17, 18 dhe 19. Sipas historianë­ve, Frashëri në kulmin e lulëzimit të tij ka pasur rreth 550600 shtëpi. Në Frashër fliteshin lirshëm 4 gjuhë të huaja, kishte shkolla dhe zejtari të zhvilluar. Aty zë fill projekti i Lidhjes së Prizrenit. Frashëri është pika nyje që lidh dhe shërben për të harmonizua­r katër rrethe. Frashëri, që përfshihet në territorin e Përmetit, lidhet me rrethin e Korçës dhe me Vithkuqin, me rrethin e Kolonjës dhe Leskovikun dhe me Rrethin e Skraparit. Përballë Frashërit ndodhet mali i Qelqëzës, me një pasuri tjetër të rrallë pyjore, të virgjër, shumë të pasur në drurin e ahut dhe të dëllinjës së rrallë.

Në Frashër ndodhet një nga teqetë më me emër në vendin tonë, Teqeja e famshme e Frashërit. Në këtë teqe kanë shërbyer emra të mëdhenj të besimit bektashian, që janë nderuar me tituj të lartë si ‘ Nderi i Kombit’ dhe që i kanë dhënë vendit kontribute të jashtëzako­nshme, veçanërish­t në fushën e unitetit kombëtar dhe të Luftës Nacionalçl­irimtare. Vetëm në Frashër ka ndodhur që në teqenë e Frashërit, në këtë objekt kulti islam, janë strehuar klerikë të besimeve ortodokse dhe katolike për periudha të gjata kohore.

Frashëri është gjithashtu një zonë me pasuri të mëdha të traditës shpirtëror­e dhe të mënyrës së jetesës. Mikpritja në Frashër dhe në Dangëlli është e rrallë. Në Frashër, në Dangëlli, në Skrapar, në Dëshnicë, në Kolonjë dhe gjetkë, si kudo, ka shtëpinë institucio­ni i mikpritjes dhe i respektit njerëzor, i njohur me termin e dollisë. Në Frashër dhe në Dangëlli ka prodhime bio, ka blegtori të rritur dhe të mbarështua­r në natyrë, ka prodhime tradiciona­le të bulmetit, ka pafund parqe bletësh, ku bletërritë­sit shtegtojnë nga shumë zona të vendit bletët e tyre për të kaluar verën dhe vjeshtën dhe për t’i dhënë vlerë dhe shije të veçantë mjaltit të Përmetit, i cili ngjason vetëm me mjaltin e krahinës së Çajupit, në Gjirokastë­r.

Frashëri ka florë dhe faunë të pasur, të papërsërit­shme. Aroma e luleve të verës, lajthitë, dushku i pleksur me bredhin në fshatrat e zonës së ulët, dëllinjat, shkoza dhe frashri, mëlleza dhe panja, thëllëza dhe llojet e shumta të shpendëve, pa harruar ariun, ujkun, dhelprën, lepurin, derrin e egër, kaprollin, e tjera, e tjera, përbëjnë vlera të jashtëzako­nshme, për të cilat shteti duhet të ndiejë përgjegjës­i t’i ruajë, t’i kultivojë dhe t’i konsideroj­ë si pasuri kombëtare të veçanta.

A mund të ketë fshat me më shumë vlera se u listuan më sipër, për t’u shpallur si fshat në listën e 100 fshatrave turistike të vendit? Nuk dua ta teproj, por nuk mund të hesht. Nuk dua të bëj krahasime. Lexuesi bën analizën e vet. Në Përmet, të gjithë do të thoshin se nuk ka fshat turistik përpara Frashërit turistik. Do ishte një padrejtësi, një thikë e ngulur pas shpine në trupin e brishtë të pasurive tona kombëtare, të bënim të paditurin. Në këtë vend ka me shumicë njerëz që nuk kanë lexuar dhe nuk lexojnë, që marrin vendime në këmbë dhe mendojnë se dinë gjithçka. Ndoshta, dhe me siguri, ka njerëz të tjerë, intelektua­lë dhe historinë që e njohin më mirë nga unë Frashërin dhe Dangëllinë. Me siguri, i madhi Xhevahir Spahiu do të shkruante akoma më shumë dhe më bukur për të vërtetat e Frashërit. Por e vërteta duhet thënë me zë të lartë dhe plot gojën: Lista e 100 fshatrave turistike në të cilat mungojnë shumë fshatra të tjerë, por sidomos Frashëri, më duket e mangët, e cunguar, e hartuar në kushtet e interesave të caktuara dhe që në vend të respektojë, i mohon pasuritë e vërteta kombëtare. Përfshirja e Frashërit në listën e fshatrave turistike nuk do të bënte gjë tjetër veçse do të konfirmont­e zyrtarisht njohjen prej shtetit, të atij fakti që ekziston ndër vite dhe dekada, se Frashëri është vend turistik, por më në fund edhe shteti vendosi ta pranojë dhe konfirmojë nëpërmjet investimev­e publike një fakt të tillë. Frashëri është fshat turistik dhe zonë turistike, por nuk ka pasur dhe nuk ka vëmendjen e shtetit si i tillë. Si ekonomist, gjykoj se kthimi i vëmendjes së shtetit te prodhimet bio dhe tek ekonomia e produkteve të pastra dhe të pasura përbën një nga veçoritë dhe epërsitë e vendit tonë. Kush nuk ka vëmendjen e duhur te fshati, për të marrë prej andej nëpërmjet mekanizmit të tregut prodhimet e shëndetshm­e, nuk meriton mbështetje të gjerë.

Ai projektlig­j nuk mund të konfiguroj­ë as edhe një Akademi Shkencash honorifike, sepse Shqipëria, madje as edhe një vend i botës, nuk ka luks dhe nuk është çmendur të paguajë miliarda për honore dhe ynere. Ai projektlig­j është bërë thjesht për të siguruar privilegje dhe paga të majme për një grusht njerëzish, që në mënyrë të paligjshme kanë uzurpuar një institucio­n publik

 ??  ?? PROF. SHERIF BUNDO
PROF. SHERIF BUNDO
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania