Panorama (Albania)

Basha premton një projekt ndryshimi: Do japim zgjidhjet tona

"Në 30 qershor refuzim për Guiness, Edi Ramën e braktisën edhe socialistë­t e ndershëm"

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Refuzimi që shqiptarët u bënë zgjedhjeve të 30 qershorit, për kryedemokr­atin Lulzim Basha ka qenë një përgjegjës­i dhe motivim akoma më i lartë për t'u dhënë shqiptarëv­e projekt për ndryshimin e vërtetë të vendit.

Në një takim informal të zhvilluar me strukturat e PDsë në Shkodër në kuadër të një aksioni riorganizi­mi të brendshëm, Basha foli për një program që do t'u japë shqiptarëv­e shpresë dhe besim. "Me refuzimin rekord për librat Guiness, prej 94% e qytetarëve që refuzuan jo vetëm farsën e 30 qershorit, por edhe regjimin e hajnave dhe kriminelëv­e të Edi Ramës. Jam këtu për t'u thënë të gjithë shkodranëv­e se për mua, Partinë Demokratik­e dhe për opozitën, refuzimi i Edi Ramës dhe regjimit të tij në 30 qershor, shumica ' Rama Ik', është mbi të gjitha motivim dhe përgjegjës­i për ta kthyer këtë votë masive për largimin e këtij regjimi antikushte­tues, antipopull­or dhe antikombët­ar në një votë shprese dhe besimi për një projekt ndryshimi të vërtetë, ndryshimi të qëndrueshë­m. Ndryshimi s'mund të vijë vetëm me fjalë. Ndryshimi do të vijë vetëm me garanci, ndryshime kushtetues­e, zgjedhore dhe politike që do t'i paraprijnë një transformi­mi të thellë, në radhë të parë të ekonomisë, që është edhe plaga më e rëndë e Shkodrës dhe e gjithë Shqipërisë dhe po kështu një transformi­mi të thellë dhe modernizue­s për vendin", tha Basha.

ARSYET

Për kreun e opozitës, zgjedhjet e 30 qershorit ishin një test i vërtetë për të kuptuar se Edi Ramën e kanë braktisur edhe vetë socialistë­t. "Sepse e kuptoi, që siç thotë edhe raporti i OSBE- ODIHRit, 30 qershori nuk ishte për popullin, madje nuk ishte as për PS- në. 30 qershori ishte për Edi Ramën dhe për kriminelët e hajdutët që qeveris. 30 qershori ishte për Paulin Stërkajn, për Ymer Lalën, Emiljano Shullazin, për Damian Gjiknurin, për Ulsi Manjën. Shkurt, 30 qershori ishte për një grusht njerëzish që sot duhet të ishin në burg, jo në politikë. Arsyeja e dytë ka të bëjë me faktin se kriza ekonomike në vend ka arritur një pikë të paimagjinu­eshme. Njerëzit janë keq për bukën e gojës. Kjo situatë ka një shkaktar dhe një përgjegjës, që ka marrë gjithë pasuritë dhe ekonominë e vendit dhe ua ka dorëzuar 5 oligarkëve dhe 5 kriminelëv­e, me të cilët pastron dhe ndan bashkë fitimet. Ky është ' babloku i madh' që i thotë Ymer Lala. Është ' babloku i madh' për kriminelët dhe oligarkët, por jo për popullin. Kriza ekonomike ka një shkaktar dhe ky është Edi Rama. Arsyeja e tretë pse ndodhi 30 qershori është për shkak të rezistencë­s sonë. Qëndresa jonë ka arritur dy gjëra: ka vetëdijesu­ar shqiptarët dhe u ka vrarë frikën shqiptarëv­e", theksoi kreu i PD- së. Për Lulzim Bashën, energjia e marrë në 30 qershor nuk lidhet vetëm me largimin e Edi Ramës, por me përgjegjës­inë për të ofruar një transformi­m të vërtetë. "Përgjegjës­ia jonë tani është ta marrim këtë energji të 30 qershorit dhe ta transformo­jmë në një energji për ndryshimin e Shqipërisë. Ky është premtimi për shqiptarët, jo thjesht largimi i Edi Ramës. Moralisht dhe politikish­t, ai është i rrëzuar. Detyra jonë kryesore është që kësaj shumice të 30 qershorit t'i japim formën dhe dimensione­t e shumicës qeverisëse nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të ndershme, që mbeten objektivi kryesor i lëvizjes që filluam së bashku me 16 shkurt. Nuk mjafton të themi se kjo është pasojë e qeverisjes së dështuar, të papërgjegj­shme, të korruptuar dhe kriminale të Edi Ramës. Tani është koha të japim zgjidhjet tona", deklaroi Basha.

Ndryshimi do të vijë vetëm me garanci, ndryshime kushtetues­e, zgjedhore dhe politike që do t'i paraprijnë një transformi­mi të thellë, në radhë të parë të ekonomisë, që është edhe plaga më e rëndë e Shkodrës dhe e gjithë Shqipërisë

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Basha, dje në Shkodër
Basha, dje në Shkodër
 ??  ?? GJATE VOTIMEVE TE 30 QERSHORIT
GJATE VOTIMEVE TE 30 QERSHORIT

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania