Panorama (Albania)

PS mbledh firmat për shkarkimin e Arben Malajt

-

Socialistë­t pritet të shkarkojnë ish- deputetin e tyre, Arben Malaj, nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë. Burime të "Panorama", bëjnë të ditur se deputetët e Partisë Socialiste kanë mbledhur 28 firma, me anë të të cilave kërkojnë që Arben Malaj të lirohet nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Në letrën e firmosur nga socialistë­t theksohet se Malaj ka kryer shkelje etike në daljet publike, për këtë arsye ai nuk mund të jetë më pjesë e Bankës së Shqipërisë. Malaj u votua me 107 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim për të qenë pjesë e bordit drejtues të BKSH. Mësohet se janë të njëjtët deputetë, që gjashtë muaj më parë dhanë firmat e tyre për ta zgjedhur Malajn në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë bashkë me emra të tjerë si ish- ministri demokrat i Financave, Ridvan Bode, Taulant Balla, Ervin Bushati, Evis Kushi, Antoneta Dhima etj. Malaj ka qenë kritik kohët e fundit ndaj qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës. Në një prej qëndrimeve të bëra publike në "Facebook", Arben Malaj shkruante: "Qeveriset me zemër dhe jo me arrogancë. Qeveriset duke rritur barazinë e mundësive dhe jo duke rritur gjobat dhe penalizime­t. Bashkia e Tiranës është modeli më i keq i arrogancës dhe babëzisë. Veliaj - ' ndali' arrogancat, gjobat, dhunën përpara zgjedhjeve dhe u kthye në mënyrën më arrogante dhe abuzive sapo ' fitoi'. Por politika është sfida afatgjatë". Ishministr­i socialist i Financave mori vendin e Ermelinda Meksit si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në vitin 2016, kur zonja Meksi mori një detyrë në zyrat qendrore të OSBE- së në Vjenë. Por Malaj ka qenë pjesë e Lëvizjes për Mendimin Ndryshe në PS në vitin 2009, ku artikuloi kritika ndaj kreut të PS- së, Edi Rama dhe në 2013 kandidoi si i pavarur në zgjedhjet parlamenta­re të vitit 2013. Malaj ka qenë ministër i Financave gjatë periudhës 1997- 1998, ministër i Ekonomisë gjatë periudhës 20022003 dhe sërish Ministër i Financave në periudhën 20032005, duke shërbyer edhe si Guvernator i Shqipërisë pranë Bankës Botërore. Në periudhën 1997- 2013, ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, gjatë së cilës ka qenë edhe anëtar, zëvendëskr­yetar dhe kryetar i Komisionit Parlamenta­r të Ekonomisë dhe Financave.

 ??  ?? Arben Malaj
Arben Malaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania