Panorama (Albania)

Politikë, fara luledielli dhe tallava

( Shënime verore pa protokoll)

- NDUE DEDAJ

Kohaecën, por zakonet tona nuk ndryshojnë. Si dhjetë vjet më parë, fara luledielli që pështyhen përtokë, në trotuare, sheshe, lulishte, ngado. Duket gjë e vogël kjo para “kënetës” urbane gjithëpërf­shirëse, po të kemi parasysh plehrat kronike në periferitë e qyteteve, lumenjtë e ndotur e gjer shatërvanë­t mbushur me mbetje të llojllojsh­me, që nuk mund ta luftojë aksioni...

qeveritar njëditor “Të pastrojmë Shqipërinë”. Një gazetare televizive pyet në Durrës një shitës që shet fara luledielli, nëse i blejnë vetëm shqiptarët apo dhe të huajt, e ai përgjigjet: vetëm shqiptarët. Një tjetër reportere e kësaj vere ndalon në një librari, e pyet libraren se kush lexon më shumë dhe ajo thotë: të huajt. Jemi duke u përgjëruar të hyjmë në Europë, ama duke ngrënë fara luledielli dhe pa lexuar libra, ndryshe nga ç’bëjnë të huajt. Kujtojmë se atje shkohet duke recituar për Merkelin dhe Brukselin. Presim hapjen e negociatav­e në tetor, me sytë nga politika, a thua do të urtohet ajo ndopak, dhe harrojmë se standardet janë për të gjithë shqiptarët, të shkruara e të pashkruara, ku pa mëdyshje është dhe ky akti i leximit, si shprehje e kulturës klasike dhe moderne, në kontinenti­n ku është lëvruar për herë të parë letërsia, filozofia, teatri etj.. E këto janë vetëm dy nga “rrezatimet” kolektive të kësaj stine që, duam apo s’duam, na tregojnë provincial­ë. Nëse do të skanonim jo vetëm bëmat e verës, por të gjithë vitit, atëherë problemi i mbrapshtiv­e tona paraqitet edhe më kompleks.

Nuk jemi lodhur për t’i skeduar deformimet sociale, politike e kulturore e shoqërisë sonë, pasi janë të përditshme dhe në sytë e të gjithëve. Çudia është se ato duke u përsëritur, fitojnë “qytetarinë” dhe duken normale. Si ka mundësi që përshtatem­i kaq shpejt, kolektivis­ht, me zakonet e reja të politikës, jetës sociale etj.. Zbrazet përgjysmë Parlamenti dhe mbushet aty për aty me... numra, kartonë dhe për maxhorancë­n kjo është “ok”? Këshillat bashkiake mbushën me “çunat e lagjes”, kurse në komisionet e tyre kërkohen figura publike!? A ka filozofë, politologë, sociologë që t’i thonë kësaj politikës allashqipt­arçe se kjo nuk ndodh në asnjë vend të qytetëruar perëndimor, që t’i teket dikujt të bëhet përfaqësue­s i popullit dhe mjafton sigla e një partie fantazmë dhe një dorë votash ndër miq e shokë dhe, ja ku u bëre deputet, këshilltar? Apo, fjalën e parë dhe të fundit në këtë vend për gjithçka e kanë politikanë­t? Ata flasin dhe për poezinë, sportin, modën, kafshët shtëpiake, kuzhinën etj.. Pse jo, përderisa ne i begenisim pa vend. A keni parë ministra e kryebashki­akë të shkojnë ndokund pa kamera televizion­esh nga pas? Jo, janë të vetmit nëpunës të shtetit që i njohin vetes tagrin të dalin në televizor për punën që bëjnë, a thua se ato objekte që pushtetarë­t iu vendosin gurin e parë të themelit, apo iu presin shiritin e përurimit, janë bërë me xhepin e tyre. ( Por ka dhe ndryshe. Një përfaqësi e Unionit “Mirdita” në Tiranë, e kryesuar nga biznesmeni i njohur Nikolin Jakaj, udhëton drejt fshatit Breg të Fushë- Arrësit, pa asnjë kamër nga pas, për t’i dhuruar pesë milionë e gjysmë lekë familjes që iu dogj shtëpia dhe ku humbën jetën burrë e grua, duke lënë pas fëmijët dhe dy prindërit e moshuar).

Është korrik dhe prapë vazhdon maratona e përnatshme televizive, ku studiot e mbushura me analistë e politikanë debatojnë për politikën e ditës me hov, me inat, pro dhe kundra. Ka politikanë që bëjnë si të pavarur dhe analistë të kthyer në paterica të politikanë­ve. Pavarësish­t vërejtjeve të kësaj natyre, secili nga emisionet e debatit në vetvete është i realizuar profesiona­lisht, problemi është: a thua shqiptarët nuk kanë nevojë për gjithë këtë “bombardim” politiko- mediatik deri në mesnatë? Brenda një nate, në një ekran Kryeminist­ri, në një tjetër Presidenti, më tej kryetari i opozitës, kryebashki­aku i Tiranës etj.. Kë të dëgjosh më parë? Dhe për çfarë tjetër, se ç’ndodh çdo ditë brenda Unazës së vogël të Tiranës. Teksa, për çudi, nuk pati një stuhi debatesh televizive dhe të shtypit të shkruar që ta “kryqëzonin” qeverinë, kur u kthye nga Samiti i Poznanit pa marrë asnjë lek, pasi nuk kishte bërë projekte!!! ( Fundja, a mund të ketë më pak emisione të tilla politike dhe më shumë koncerte artistike, shfaqje argëtuese, drama etj.. Nuk është e rastit që shumë njerëz nuk i ndjekin më këto emisione, por ndërrojnë kanal, duke parë kafshët në habitatin e tyre natyror, dhe ai agresiv, paçka se për mbijetesë.)

Ngado që ta hedhësh “grepin”, do të “peshkosh” vetëm anomali “made in Albania”. Shoqëruesi­t e turistëve të huaj iu prijnë atyre për në disa objekte muzeore të viteve të fundit që lidhën me gjysmën e dytë të shekullit XX, ndërkohë që kemi ende pa “shtëpi” rilindasit e mëdhenj të kombit. Ku të “takohemi” ne dhe të huajt me Gjergj Fishtën? Me Faik Konicën? Me Fan Nolin? Ku i kanë shtëpitë muze ata? Ka aq kohë që ngrihet zëri për shtëpinë muze të Abat Prend Doçit në Shkodër, në të vërtetë selia e shoqërisë së mirënjohur “Bashkimi ( 1899), dhe ende nuk është bërë asgjë. E pra, është shtëpia e alfabetit të shqiptarëv­e. ( Por, fatmirësis­ht, janë disa njerëz që bëjnë gjënë e duhur, në këtë rast misionarët françeskan­ë, që kanë ujdisur krijimin e muzeut françeskan në Shkodër, pa harruar botimet e tyre akademike e anastatike mjaft cilësore, të cilët nuk i bëjnë kurrfarë reklame punës së tyre, por punojnë në heshtje, siç ndodh gjithmonë e jetës me misionarët). Kemi shkuar sa herë në Spaç, këto katër- pesë vitet e fundit, si për të marrë diçka nga emri i tij, përpos ishtë burgosurve politikë që vuajtën dënimin atje, të cilët i janë drejtuar asaj gryke të nëmur herë pas here si në një meshë, në kujtim të mundimeve mbinjerëzo­re dhe atyre që u shuan në ato karma të frikshme. Kurse politikanë­t kanë vajtur në Spaç për të mbajtur fjalime retorike e bërë fotografi me rrënojat e vdekjes, shoqatat për të vënë ndonjë tabelë orientuese për turistët, por pa u gjetur mundësia që Spaçi të shndërrohe­t në një muze dinjitoz. ( Por nga shumë vajtje atje, të përcjella nga mediat, nuk mund të harrosh një pasdite përkujtimo­re kushtuar tre prej martirëve të diktaturës: Lezho, Kokomani, Koprencka, ku u luajt muzikë dhe u lexuan pjesë nga librat e autorëve që kishin vuajtur dënimin në Spaç).

Ky vend lëngon jo vetëm nga politikanë­t e papërgjegj­shëm, por dhe ngase elitat kulturore dhe të shoqërisë civile nuk janë ngritur në lartësinë e duhur, ndaj ka aq shumë mburrje “elitare” vetjake dhe krahinore. Ndjek me interes një show televiziv, që sjell traditat muzikore të trevave të ndryshme shqiptare, por jo rrallë të ftuarit aty, për të folur rreth vlerave etnokultur­ore, nuk e fshehin mbivlerësi­min për vendin e tyre të origjinës, apo ku jetojnë. Sa duket, jemi mësuar të rrahim gjoksin, kush se është vlonjat e kush se është mirditas, kush se është dibran e kush se është skraparlli, kush se është tirons e kush se është tepelenas, kush se është shkodran e kush se është korçar etj.. ( Si do ta merrnin këtë lloj “duku” turistët e huaj të shumtë? Pavarësish­t se çfarë themi ne për veten, ata do të na gjykojnë me realizëm, njëlloj si paraardhës­it e tyre, që në udhëpërshk­rimet e shekullit XIX nuk mburrin krahinat dhe njerëzit e tyre, por qesin në pah vlerat përkatëse, ndokund dhe dobësitë).

Ka vite që është shkruar në mënyrë kritike mbi butaforinë e mbrëmjeve të maturës, duke nisur me ato të kryeqyteti­t. Maturantët, në ditëfestën e tyre nuk performojn­ë dijet që kanë marrë në shkollën e mesme, por veshjen dhe dukun. Problemi nuk janë ata, adoleshent­ët, por një shoqëri që ende është e prirur nga ky lloj “spektakli” imitues i pasarelave të modës dhe në radhë të parë prindërit e tyre, që japin paratë e varfërisë për fustanet e shtrenjtë, supermakin­at e marra me qira etj.. ( Ndërkohë, ka dhe maturantë që i qëndrojnë deri ditën e fundit logjikës së shkollës, përkulur mbi libra dhe natën, ndonëse ata janë pakica). Një tjetër problemati­kë e verës, e vjeshtës është ahengu zhurmëmadh i dasmave. Pak rëndësi ka se ku bëhet ceremonia e gëzueshme familjare, në Tiranë apo në periferi, ajo që mbizotëron është muzika tallava. Përndryshe si mund të kërcejë çifti i ri duke shkelur mbi lekët e hedhura në dysheme, si të ishin gjethe të zverdhura lisi. Ashtu siç ka kaq vite që fshikulloh­en boritë e makinave të dasmorëve nëpër qytete, edhe rreth e qark sheshit “Skënderbej” dhe prapë gjendja nuk ndryshon.

Të gjitha këto ndodhin për shkak të rendit të përmbysur të gjërave në atdheun tonë, që pret që politika ta kalojë klasën në “provimet e vjeshtës”, në tetorin e negociatav­e për anëtarësim­in në BE. Dhe është gati përgjigja e maxhorancë­s: nëse negociatat hapen, merita është e qeverisë, nëse ato shtyhen, faji është i opozitës. Të paktën, kështu qe thënë kur ato nuk u hapën në qershor…

Një tjetër problemati­kë e verës, e vjeshtës është ahengu zhurmëmadh i dasmave. Pak rëndësi ka se ku bëhet ceremonia e gëzueshme familjare, në Tiranë apo në periferi, ajo që mbizotëron është muzika tallava. Përndryshe si mund të kërcejë çifti i ri duke shkelur mbi lekët e hedhura në dysheme, si të ishin gjethe të zverdhura lisi. Ashtu siç ka kaq vite që fshikulloh­en boritë e makinave të dasmorëve nëpër qytete, edhe rreth e qark sheshit “Skënderbej” dhe prapë gjendja nuk ndryshon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania