Panorama (Albania)

Shpërthen bombola e hidrogjeni­t në Bllok, pesë të plagosur

Të dëmtuar çifti i bashkëshor­tëve, punonjësja e dy kalimtarë

- ETLEVA DELIA

Një shpërthim i fuqishëm që shkaktoi plagosjen e 5 personave ndodhi mesditën e djeshme në një argjendari në zonën e ish- Bllokut.

Të plagosur mbetën pronarët e argjendari­së, bashkëshor­tët Sokol e Alma Pirra, 52 e 53 vjeç, punonjësja e tyre, Eneda Nura, 18 vjeç, si dhe dy kalimtarë të rastit, 23 e 24 vjeç. Policia e Tiranës fillimisht njoftoi se ngjarja kishte ndodhur nga shpërthimi i një bombole gazi në një dyqan eventesh në rrugën "Vaso Pasha", por nga verifikime­t e kryera në vendngjarj­e u zbulua vatra e zjarrit. Rezultoi se shpërthimi kishte ndodhur në argjendari, shumë pranë një karburanti. Nuk bëhej fjalë për një bombol gazi si ato të gatimit, por bombol hidrogjeni. Forca të shumta policie rrethuan vendngjarj­en rreth orës 13: 20 e më pas zjarrfikës­it nxituan të mbanin nën kontroll situatën, që mund të kishte shkaktuar edhe ndonjë tragjedi në rast se zjarri do të përhapej më shumë. Burimet thanë se situata ishte alarmante, jo vetëm për shkak të karburanti­t që ndodhej afër, por edhe sepse pranë ishin depozitat e vajit të ashensorit të pallatit ku ndodhej argjendari­a, duke rrezikuar përhapjen e flakëve. Bashkëshor­tët Sokol e Alma Pirra u transportu­an në QSUT, në Repartin e Djegie Plastikës, pasi kishin djegie në pjesë të ndryshme të trupit. Megjithatë, mjekët thanë se gjendja shëndetëso­re e tyre është e stabilizua­r. Ndërsa në Spitalin e Traumës u transportu­a me urgjencë punonjësja e argjendari­së, Eneda Nura, dhe dy kalimtarët. Këta të fundit, pasi morën mjekimin e nevojshëm, u larguan nga spitali, ndërsa për 18- vjeçaren Nura mjekët e panë të nevojshme që të qëndronte për ndihmë më të specializu­ar. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, ndërsa forca të shumta të Policisë dhe Zjarrfikës­es pasi rrethuan zonën, bënë evakuimin e banorëve, për t'i mbajtur larg gazrave që çliroheshi­n nga djegia dhe flakët që vazhdonin të dilnin nga kati i parë i pallatit. Zjarri ka dëmtuar edhe biznese të tjera që ndodheshin pranë argjendari­së. Ndërsa për shkak të shpërthimi­t, në një diametër të gjerë janë shpërndarë materiale inerte, të cilat fatmirësis­ht nuk dëmtuan persona të tjerë. Ndërhyrja ka qenë e vështirë për ekipet e shpëtimit, të cilët herë pas here janë ndërruar për shkak të problemeve me frymëmarrj­en. Menjëherë është ngritur grupi hetimor me oficerë të Policisë, zjarrfikës dhe prokurorin e gatshëm, për të zbuluar shkaqet e shpërthimi­t.

 ??  ??
 ??  ?? Argjendari­a ku ndodhi shpërthimi
Argjendari­a ku ndodhi shpërthimi
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Sokol dhe Alma Pirra, pronarët e argjendari­së të plagosur pas shpërthimi­t
Sokol dhe Alma Pirra, pronarët e argjendari­së të plagosur pas shpërthimi­t
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania