Panorama (Albania)

Lleshaj mbledh prefektët: Të gjithë në punë, pushimet pas 1 shtatorit

-

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, mblodhi dje në takim prefektët për të vijuar procesin dhe për të kompletuar gjithë procedurat, që kanë të bëjnë me konstituim­in e organeve të reja të qeverisjes vendore, të cilat kanë dalë pas zgjedhjeve së datës 30 qershor. Sipas tij, para se të shkohet te konstituiv­i i organeve të reja, mbetet me rëndësi funksionim­i i pandërprer­ë i administra­tës vendore, që ndodhet në një fazë tranzicion­i dhe ekziston risku i një lloj shkrehjeje në punën e disa strukturav­e. Për këtë arsye, ministri Lleshaj i paralajmër­oi prefektët se të gjitha strukturat do të jenë në punë gjatë kësaj kohe dhe se pushimet për ta do të fillojnë pas 1 shtatorit. “Për të qenë në krye të detyrës, së pari në krye të detyrës do të jenë gjithë prefektura­t e vendit, të cilat do t’i fillojnë pushimet e vitit 2019 pas datës 1 shtator. Ky është lajm i mirë apo i keq, këtë do ta merrni secili sipas preferencë­s, por ky është lajmi i parë që do t’ju them. Të gjitha strukturat e prefektura­ve do të jenë në punë gjatë muajit gusht, për arsye se muaji gusht është muaj vendimtar për të përmbushur procesin e konstituim­it të të gjithë strukturav­e të pushtetit vendor në Shqipëri. I njëjti mesazh vlen edhe për të gjithë strukturat e tjera të bashkive, ndaj të cilave nuk kam fuqi të drejtpërdr­ejtë urdhri, por kam fuqi për t’u kërkuar që të jenë në krye të detyrës”, u shpreh Lleshaj. Më pas, ai pati edhe një mesazh për kryetarët aktualë të bashkive. “Të gjithë jemi të përkohshëm në zyrat ku jemi. Të gjithë. Kohën na e përcakton ligji. Në rastin e të zgjedhurve vendorë të kryetarëve të bashkive, në fakt këtë e ka përcaktuar vetë Kushtetuta. Në qoftë se ne të tjerët rrimë nëpër këto zyrat që jemi, këtë e ka përcaktuar vetë Kushtetuta. Ne urojmë që askush të mos çmendet për të zaptuar zyra që s’i takojnë”, u shpreh Lleshaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania