Panorama (Albania)

Rama: Nuk ka ndryshime në qeveri, ministrat plotësuan detyrat e tyre

“Opozita është në kapacitete të plota për t’u veteliminu­ar, procesi i degradimit vazhdon në një rrugë që e kanë zgjedhur vetë”

-

Kryeminist­ri Rama tha pas mbledhjes së Kryesisë socialiste se nuk do të ketë spastrime në administra­tat e bashkive që drejtohesh­in nga të djathtët. Kreu i Partisë Socialiste foli për një hapje të kësaj partie dhe një marrëdhëni­e të re me të djathtët, larg spastrimit dhe diskrimini­mit.

“Kemi bërë një diskutim për të gjithë pasqyrën e 30 qershorit. Kemi parë me kujdes çdo qark, çdo bashki. Kemi diskutuar për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, ku sigurisht do të flasim për çka është bërë dhe çka do të bëjmë në vijim pas pushimeve. Gjëja më e rëndësishm­e, besoj, është që kemi hapur një diskutim për ta çuar në një nivel tjetër organizimi­n tërësor të Partisë Socialiste, në funksion të marrëdhëni­eve më të afërta, më të hapura dhe më efektive me çdo komunitet, në funksion të harmonizim­it të linjës sonë politike me mirëfunksi­onimin e bashkive dhe pa diskutim në funksion të një qëndrimi të qartë që kemi mbajtur dhe gjatë fushatës në çdo bashki, që deri dje është qeverisur nga e djathta, për të ndërtuar një proces solid në raport me administra­tën, për të mos shfaqur asnjë tendencë tradiciona­le prej ‘ pushtuesis­h’ në këto bashki, për të respektuar të gjithë ata që sot punojnë në këto bashki, për të mos prekur asnjë grua, apo vajzë, në radhë të parë, që figuron në administra­tën bashkiake dhe për të pasur transparen­cë maksimale për të gjitha lëvizjet që natyrisht mund të jenë të nevojshme, jo në funksion të diskrimini­mit politik, apo të ndonjë spastrimi, largqoftë, politik, por në funksion të meritës për çdo pozicion në këto administra­ta”, u shpreh Kryeminist­ri Rama, duke iu përgjigjur më pas edhe pyetjeve të gazetarëve. A do ketë ndryshime në qeveri? Nuk ka ndryshime në qeveri. Janë fantazi që burojnë edhe nga temperatur­at e larta. E keni deklaruar edhe vetë zoti Kryeminist­ër. Nuk kam deklaruar që do të ketë ndryshime. Kam thënë që janë një sërë detyrash për t’u bërë dhe nëse detyrat janë bërë, nuk ka nevojë për ndryshime.

Zoti Rama, po për opozitën që pretendon se ka 85% të shqiptarev­e pas vetes, ata që nuk morën pjesë në zgjedhjet lokale, a keni diskutuar? A do të negociohet?

E kamë thënë gjatë fushatës që ata do të ndëshkohen nga vetëpërjas­htimi dhe në procesin e vetëvrasje­s do të bërtasin: Fitore! Siç e shikoni, po bërtasin “fitore”. “Fitore” të tilla paçin gjithmonë! Unë sinqerisht ua uroj, por ajo që mbetet është rezultati i vullnetit sovran, i popullit shqiptar.

Zoti President ka thënë që ju keni pasur një plan që në shkurt për të eliminuar LSI- në dhe PD- në. Kush e ka thënë këtë? Në një mesazh që ju i keni dërguar Presidenti­t të Republikës në shkurt, kur PD- ja dhe LSI- ja dogjën mandatet. Mesazhi është lexuar në një konferencë për shtyp. A ka qenë ky një plan i hershëm i juaji për të eliminuar opozitën?

Për fat të keq të atyre që ende e besojnë këtë opozitë, nuk ka nevojë për plane për të eliminuar opozitën, sepse opozita është në kapacitete të plota për t’u veteliminu­ar dhe siç po e shikoni, procesi i degradimit vazhdon në një rrugë që e kanë zgjedhur vetë, qorrazi dhe ku çdo ditë hedhin qorrazi nga një hap. Ajo që është e rëndësishm­e për ne është që t’iu qëndrojmë besnik të gjithëve, edhe atyre që na votuan, edhe atyre që nuk na votuan. Pastaj, këto historitë me, “7x7 bëjnë 42” ia kemi lënë opozitës. Partia Socialiste dhe kandidatët tanë kanë marrë një mbështetje përtej çdo pritshmëri­e në kushtet ku janë zhvilluar këto zgjedhje. Mbi këtë bazë ne kemi filluar punën për të ndërtuar rrugën e fitores së radhës, në qershor të vitit 2021.

Zoti Rama, a pritet të ketë zgjedhje brenda Partisë Socialiste në shtator?

Po, patjetër. Ne do të hyjmë në proces zgjedhor sepse është viti. Do të flasim më tutje për këtë, duke filluar nga Asambleja Kombëtare. Të gjitha organizata­t e partisë, forumet e partisë, Asambleja Kombëtare, Kryesia e partisë do të rizgjidhen nga Kongresi i ri zgjedhor i Partisë Socialiste.

A keni menduar për një emër tjetër konsensual për President tani që po shkarkoni Ilir Metën?

Nuk është kjo në rendin e ditës. Ju e dini që unë jam gjithmonë 3 lëvizje përpara, por po fokusohem te lëvizja e radhës. Lëvizja e radhës është procesi që ka filluar në Parlament. Kur të përfundojë ai proces do të kemi kohë të flasim për lëvizjen tjetër.

Çfarë do të ndodhë zoti Rama me drejtuesit politikë, që nuk kanë arritur rezultatin e pritshëm në zgjedhjet e 30 qershorit?

Nuk kemi pasur në zgjedhjet e qershorit prioritet rezultatin, kemi pasur procesin. Besoj që ia kemi dalë të ndërtojmë një proces që i ka mbijetuar të gjithë lëvizjes së dhunshme antishtet dhe antizgjedh­je. Tani kemi të dhëna të bollshme për të vijuar më tutje, si gjithmonë, duke parë nga vetja. Ne e dimë shumë mirë çfarë potenciale­sh kemi. Jemi të vetëdijshë­m që kemi ende shumë rezerva. Jemi po ashtu të vetëdijshë­m që kemi shumë gjëra për të përmirësua­r në të gjitha nivelet, në nivelin e organizimi­t dhe funksionim­it të partisë, në nivelin e funksionim­it të qeverisjes vendore, në nivelin e funksionim­it të qeverisjes kombëtare. Kështu që, ky është procesi ynë.

Kryeminist­ër, një pyetje për Reformën në Drejtësi. 11 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët nuk kanë kaluar vetingun e kanë çuar çështjen në Gjykatën e Strasburgu­t. Sa ju shqetëson ky zhvillim?

Është e drejta e tyre. Nuk kam asnjë shqetësim. Reforma në Drejtësi është kali i betejës së kësaj shumice qeverisëse dhe për sa kohë ajo vazhdon të zbatohet në harmoni të plotë me objektivat e bashkëvend­osura me partnerët tanë strategjik­ë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, të tjerat pastaj janë aspekte dytësore të një procesi që ecën dhe që nuk ndalet më, siç e patë edhe në 30 qershor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania