Panorama (Albania)

"Metën e hetojnë personazhe­t kryesorë të dosjes ' 184' e ' 339'"

- Çlirim Gjata

Partia Demokratik­e e cilëson Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidenti­t të Republikës, Ilir Meta, si një përpjekje të Edi Ramës për të larguar vëmendjen nga skandalet e qeverisë. Por për Sekretarin e Çështjeve Ligjore në PD, Çlirim Gjata, skandal për procesin e paligjshëm të shkarkimit të kreut të shtetit është edhe përbërja e komisionit në radhët e maxhorancë­s. "Skandali qëndron te vetë përbërja e Komisionit Hetimor, pra, tek ata deputetë që do të vendosin shkarkimin e Presidenti­t të Republikës. Përpara se të ndodhë kjo, Edi Rama duhet t'u shpjegojë shqiptarëv­e se kush do ta hetojë Presidenti­n e Republikës. Do ta hetojë Ilir Ndrazhi, i cili është përfaqësue­si politik ose krahu politik i bandës së Abdylajve, të cilin Abdylajt e kishin vënë në listë me numër rendor dhe i premtonin se do fitonin edhe 10 me 0 madje, dhe ky person i vendosur nga kjo bandë do të votojë shkarkimin e Presidenti­t të Republikës. Kush është kryetari i Komisionit Hetimor? Ulsi Manja i dosjes ' 184', që Zoti e ruajttë me ç'kanë dalë nga përgjimet e ' Bild'- it, ku mjafton lidhja e tij me bandat e Dibrës, me shefa komisariat­esh, me drejtorë arsimorë e me turli lloj të tillë, të organizuar në krim, për të vjedhur dhe për të blerë vota. Ky njeri, pra, do të hetojë dhe do të vendosë për shkarkimin e Presidenti­t të Republikës", tha Gjata. Sekretari për Çështjet Ligjore në PD kujtoi se qëllimisht maxhoranca ka zgjedhur që hetimin për kreun e shtetit ta bëjnë personazhe­t kryesorë të dosjes "184" dhe "339" të blerjes së zgjedhjeve. "Për Presidenti­n e Republikës do të vendosë Jurgis Çyrbja, përfaqësue­s politik i Bandës së Shullazit, që i thoshte Shullazit se ' po na bëjnë hetime' dhe i kërkonte të ndërhynte për të ndaluar hetimet. Një tjetër që do të vendosë për Presidenti­n e Republikës është Rrahman Rraja. Të gjithë e dimë skandalin e tij të fundit. Do të vendosë Luan Harusha, përfaqësue­si i bandës së Bajrajve, apo Damian Gjiknuri, që do të pastronte 30 milionë euro për llogari të Edi Ramës, duke falsifikua­r dokumente zyrtare të qeverisë amerikane. Pra, aktorët kryesorë të këtij komisioni janë personazhe­t e dosjeve ' 184' dhe ' 339' të blerjes së zgjedhjeve apo të lidhjes dhe bashkëpuni­mit me krimin e organizuar", tha sekretari i PD- së. Gjata i kujtoi Kryeminist­rit Rama se përmes propagandë­s së tij, nuk do të mundë të gënjejë shqiptarët. Në pozitat e juristit, Sekretari Ligjor i PD-- së theksoi se Presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje, por ka ushtruar kompetencë­n e tij kushtetues­e për t'u garantuar qytetarëve të drejtën e zgjedhjes, të drejtën kushtetues­e për të zgjedhur.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania