Panorama (Albania)

Transaksio­net me arin, Meta kthen në Kuvend projektlig­jin

"Rrezik publik që vjen nga shpërdorim­i i pushtetit vendimmarr­ës"

- ARISTIR LUMEZI

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ktheu mbrëmë maxhorancë­s një tjetër ligj për rishqyrtim në Kuvend.

Me dekretin 11225, kreu i shtetit ka kthyer mbrapsht ligjin për rezervat materiale të shtetit, për të cilin opozita tha se me ndryshimin e ri, Kryeminist­ri Edi Rama merr të drejtën e blerjes së arit në Shqipëri. Në arsyet e kthimit të ligjit, Presidenti Meta deklaron se nisma ligjore për ndryshimin e nenit 10, pika 1 të ligjit nr. 9900, datë 10.4.2008, "Për rezervat materiale të shtetit", është e pajustifik­uar. Sipas tij, dispozitat e ligjit të miratuar nr. 36/ 2019 "Për një ndryshim në ligjin nr. 9900, datë 10.4.2008, "Për rezervat materiale të shtetit", përbëjnë rrezik të shtuar për cenimin e interesit publik, që mund të vijë nga keqadminis­trimi dhe shpërdorim­i i pushtetit vendimmarr­ës për lëvrimin e mallrave të rezervave të shtetit, pjesë e grupit A. "Për këto arsye, në bindje të Kushtetutë­s dhe në ushtrim të së drejtës të parashikua­r në pikën 1 të nenit 85 të saj, kam vendosur kthimin e ligjit nr. 36/ 2019 ' Për një ndryshim në ligjin nr. 9900, datë 10.4.2008', ' Për rezervat materiale të shtetit' për rishqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë", shprehet Presidenti në argumentet e tij.

ARGUMENTET Në ligjin e ndryshuar, qeveria kërkonte që të gjitha mallrat e Grupit A, të cilat deri tani kanë qenë në kompetencë të Këshillit të Ministrave për të vendosur lëvrimin e tyre, nëpërmjet këtij ndryshimi ligjor, propozohen që ato të lëvrohen me akt individual të Kryeminist­rit me propozimin e ministrit. Sipas kreut të shtetit, "nisur nga rëndësia dhe vlera që kanë mallrat e Grupit A të rezervave të shtetit, është në interes të publikut të gjerë që kontrolli ndaj çdo veprimi administra­tiv mbi këto mallra të jetë maksimal dhe jo një marrëdhëni­e midis dy autoritete­ve politike Ministër - Kryeminist­ër, ku pa dyshim kjo marrëdhëni­e varësie midis tyre ( Kryeminist­ër- Ministër) mund të ndikojë drejtpërdr­ejt në objektivit­etin e vendimarrj­es". Presidenti shprehet se vendimmarr­ja mbi mënyrën e administri­mit të mallrave të Grupit A, duhet t'i lihet Këshillit të Ministrave, siç është konsolidua­r me ligj tashmë prej 11 viteve. Kreu i shtetit vlerëson se "ndryshimet ligjore të miratuara me ligjin nr. 36/ 2019 dobësojnë mekanizmat e kontrollit mbi këtë proces, si dhe ulin nivelin vendimarrë­s mbi mënyrën sesi këto mallra do të administro­hen dhe qarkullojn­ë në vijim, duke krijuar kështu një rrezik të shtuar, që interesi publik të cenohet".

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania