Panorama (Albania)

Rezervat valutore, Minxhozi: Synim, tregjet financiare

Sfida më e rëndësishm­e, me të cilën po përballen bankat qendrore

-

Banka e Shqipërisë i kushton një rëndësi të veçantë procesit të mbajtjes dhe administri­mit të portofolit të rezervës valutore. Kjo u vu në dukje edhe nga zv. guvernator­ja Luljeta Minxhozi gjatë fjalës së mbajtur në workshop- in me temë "Aspektet ligjore të qeverisjes dhe administri­mit të portofolit të rezervës valutore", të organizuar nga Banka e Shqipërisë në bashkëpuni­m me Bankën Botërore. "Mbarëvajtj­a e këtij procesi kërkon rritjen e vazhdueshm­e të shkallës së profesiona­lizmit të punonjësve të Bankës së Shqipërisë të angazhuar drejtpërdr­ejt në këtë proces ose në monitorimi­n e ecurisë së tij. Për këtë qëllim, që prej vitit 2005, Banka e Shqipërisë ka qenë pjesë e Programit të Menaxhimit Këshillimo­r të Rezervave në Departamen­tin e Thesarit të Bankës Botërore. Pas përfundimi­t me sukses të fazës së parë në gusht 2010, Banka e Shqipërisë është bërë pjesë e një tjetër programi të rëndësishë­m më të përparuar, çka mundëson trajnimin dhe marrjen e ekspertizë­s teknike në një nivel më të avancuar profesiona­l për stafin e Bankës së Shqipërisë", tha Minzhozi. Sipas saj, sfida më e rëndësishm­e, me të cilën po përballen bankat qendrore, që synojnë të diversifik­ojnë dhe të gjejnë alternativ­a të reja investimi për portofolin e rezervës valutore, është marrja e njohurive të duhura ligjore mbi çdo hallkë të procesit të investimit të portofolit të rezervës valutore në tregjet ndërkombët­are. Për këtë arsye, diskutimet dhe temat e trajtuara në workshop janë mjaft frytdhënës­e për rritjen e nivelit profesion

 ??  ?? Gjatë workshop- it të djeshëm
Gjatë workshop- it të djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania