Panorama (Albania)

AKTIVITETI

-

Për 5 ditë me radhë, përkatësis­ht nga datat 15 deri 19 korrik 2019, Banka e Shqipërisë, në bashkëpuni­m me Departamen­tin e Thesarit të Bankës Botërore, po organizojn­ë workshop- in me temë "Aspektet ligjore të qeverisjes dhe administri­mit të portofolit të rezervës valutore", ku pjesëmarrë­s janë përfaqësue­s të bankave nga 28 vende të ndryshme të botës, si dhe përfaqësue­s nga institucio­ne financiare. al të stafit teknik të angazhuar në këtë proces. Punimet e workshop- it u fokusuan në trajtimin e çështjeve ligjore që lidhen me administri­min e rezervës valutore. Në cilësinë e autoriteti­t kombëtar përgjegjës për mbajtjen dhe administri­min e rezervave valutore të Shqipërisë, Banka e Shqipërisë përdor mundësitë e saj më të mira për të ruajtur një nivel të caktuar të rezervës valutore, që garanton qëndrueshm­ërinë financiare të vendit. Në kushtet kur realizimi i këtij aktiviteti zhvillohet tërësisht në tregjet financiare të jashtme, është e domosdoshm­e marrja e një ekspertize të thelluar në fushën ligjore dhe përditësim­i i vazhdueshë­m me ndryshimet dhe aktet e reja ligjore të miratuara nga autoritete­t rregullues­e të këtyre tregjeve. Banka e Shqipërisë është pjesë e programit të Bankës Botërore për Administri­m dhe Konsulencë për Rezervën Valutore ( Reserves Advisory Management Program, RAMP), që prej vitit 2005. Përmes pjesëmarrj­es në këtë program, Banka e Shqipërisë ka marrë asistencë teknike mjaft të dobishme në të gjitha aspektet që lidhen me funksionin e administri­mit të rezervës valutore në një bankë qendrore.

 ??  ?? Rama në takimin me drejtuesit e Tatimeve
Rama në takimin me drejtuesit e Tatimeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania