Panorama (Albania)

Rama prezanton kreun e ri të Tatimeve, apel bizneseve

"Nëse nuk lëshon një kupon në një lokal, ai të mbyllet"

- TIRANE

Delina Ibrahimaj është kreu më i ri i Tatimeve. Nga ambientet e Kryeminist­risë, Kryeminist­ri Rama prezantoi Ibrahimajn si drejtuesen e re, e cila zëvendëson në këtë detyrë Enton Duron.

"Kemi vendosur të ndryshojmë drejtuesin e përgjithsh­ëm dhe zonja Ibrahimi, që deri dje ka drejtuar INSTAT- in, do drejtojë Tatimet, por ky është vetëm fillimi i një procesi ndryshimes­h në të gjithë hierarkinë, bazuar vetëm mbi një faktor, rezultati. Rezultati ka qenë pika kyçe për drejtuesin e deridjeshë­m. Rezultati është pika kyçe për drejtuesen e re", tha Kryeminist­ri, i cili që në nisje të fjalës së mbajtur nuk fshehu pakënaqësi­në për performanc­ën e tatimeve. Ndërsa bëri me faj klimën politike për rritjen e shifrave të informalit­etit Rama drejtoi gishtin e akuzës edhe ndaj punonjësve të administra­tës tatimore. "Jemi në kushtet kur dhënia dhe marrja e kuponit është rikthyer në nivelet më të ulëta përpara sesa të niste lufta shumë e vështirë, por e domosdoshm­e kundër informalit­etit. Kjo është përgjegjës­i e drejtpërdr­ejtë e administra­tës tatimore për t'u adresuar në mënyrë sistematik­e dhe pa asnjë tolerancë, ashtu sikundër është përgjegjës­i e drejtpërdr­ejtë e po kësaj administra­te që në këtë drejtim të mos kthehet mbrapa në praktikat dhe sjelljet e shëmtuara agresive të së shkuarës".

INFORMALIT­ETI Informalit­eti, sipas Kryeminist­rit, është i pranishëm edhe në tregun e punës. Përkundrej­t shifrave të papunësisë që i lexoi në rënie, kreu i qeverisë tha se numri i personave që punojnë në të zezë ka njohur rritje. "Informalit­eti ka prekur përsëri në mënyrë të ndjeshme edhe tregun e punës. Sot kemi aktualisht shifrën më të ulët historike të papunësisë, pas më shumë se 2 dekadash, 12.1%, ndërkohë që kemi një rritje të frikshme të informalit­etot në punë, përsëri. Kjo duhet të jetë, po ashtu, një pjesë thelbësore e shqetësimi­t të përditshëm dhe e veprimit të përditshëm të Tatimeve, në bashkëpuni­m të ngushtë me Inspektora­tin e Punës, por përsëri, e theksoj, duke ndërtuar një veprim të mirëstrukt­uruar larg çdo shfaqjeje agresivite­ti dhe arbitrarit­eti në dëm të biznesit". Edhe më alarmuese paraqitet situata kur bëhet fjalë për 15 mijë biznese, të cilat, edhe pse me status aktiv nuk raportojnë në kasë duke operuar në informalit­et. Në takimin me drejtuesit e Tatimeve, Kryeminist­ri ashpërsoi tonet kur bëri të qartë se do të përballen me largim nga puna përgjegjës­it. "Sot, dua ta nënvizoj me forcë atë që shumëkush ndër ju këtu e ka dëgjuar më shumë se një herë nga ministrja dhe nga zv/ kryeminist­ri, kush nuk arrin indikatorë­t, nuk mund të jetë më pjesë e kësaj administra­te, as të Tatimeve, as të Inspektora­tit të Punës. A më thotë dot këtu dikush nga ju, si mundet të pranohet, sot që flasim, që të kemi 15 mijë kasa joraportue­se në biznese që figurojnë aktive nga 112 mijë të tilla? Janë një faktor risku numër një. Kush e mban përgjegjës­inë për këto? Kujt i kërkohet përgjegjës­ia çdo ditë lidhur me këtë?". Të gjitha këto pritet të marrin zgjidhjen me faturën elektronik­e, që pritet të prezantohe­t së shpejti. "Po punojmë për projektin e fiskalizim­it, që së shpejti do të dalë për konsultim publik për faturën elektronik­e dhe nxjerrjen mbi sipërfaqe të të gjitha transaksio­neve në mënyrë transparen­te, duke kaluar në një model dixhital, ku praktikish­t çdo faturë në kohë reale është e monitorues­hme dhe merr fund epoka e faturave fundore, thjesht e vetëm si të tilla, por edhe për faturat mes vetë bizneseve. Madje, do të monitorohe­t nëpërmjet vetë sistemit edhe pagesa e faturës nëpërmjet bankës në mënyrë që të mos ketë fatura fiktive", tha më tej Rama.

APELI NDAJ BIZNESEVE Me tolerancë zero, kreu i qeverisë u tregua edhe me bizneset duke paralajmër­uar me mbyllje, ata të cilët nuk lëshojnë kupon tatimor. "Unë dua ta mbyll me një apel për të gjithë bizneset: Kemi zgjedhur prej më shumë se 6 muajsh një qasje këshillues­e, informuese, edukuese, duke mos preferuar të shkojmë te hapi i fundit, pa bërë hapat e tjerë. Kjo periudhë ka përfunduar dhe besoj që legjislaci­oni është shumë i qartë dhe masat që parashikoh­en për çdo biznes që nuk punon rregullish­t me faturat përkatëse, janë të atilla që nuk ia vlen aventura e moslëshimi­t të faturës. Dihet që nëse nuk lëshon një kupon në një lokal, të mbyllet lokali, në një njësi tregtare, të mbyllet njësia për një periudhë që sjell një dëm të madh. Kështu që, ju lutem, të gjithëve, mos e sprovoni administra­tën dhe mos e sprovoni shtetin, sepse nuk do tolerohet askush", apeloi Rama.

 ??  ?? Delina Ibrahimaj, kreu i ri i Tatimeve
Delina Ibrahimaj, kreu i ri i Tatimeve
 ??  ?? Ish- Drejtori i Përgjithsh­ëm i Tatimeve, Enton Duro
Ish- Drejtori i Përgjithsh­ëm i Tatimeve, Enton Duro

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania