Panorama (Albania)

U mbyt në Kanionin e Holtës, i vëllai nuk dilte pa motrën

Vëllai që jeton në Gjermani ishte kthyer që ta merrte

-

Desantila Sollaku, 25vjeçarja që humbi jetën nga mbytja në Kanionin e Holtës pasditen e së dielës, kishte planifikua­r të niste një jetë të re në Gjermani, ndërsa kishte përfunduar studimet për infermieri.

E reja nga Lushnja këtë javë do të udhëtonte për në Gjermani, ku kishte aplikuar për t'u punësuar si infermiere. Pikërisht në këtë vend jetojnë motra dhe vëllai i saj. Ky i fundit, bashkë me dy prindërit dhe Desantilën, ndodheshin pasditen e së dielës në Kanionin e Holtës për të kaluar një fundjavë së bashku. Ndërsa motër e vëlla po shkonin deri në fund të kanionit për të shijuar bukurinë natyrore të këtij vendi, ata nuk e dinin se brenda pak çastesh do të vërshonte uji me furi. Kjo, pasi gjatë natës malet e Gramshit ishin përfshirë nga reshje të dendura shiu. Rritja e menjëhersh­me e nivelit të ujit ka bërë që 25- vjeçaren ta marrë përpara, ndërsa vëllai i saj ka hyrë në ujë për t'i ardhur në ndihmë. Persona të tjerë, për të shpëtuar hipën mbi shkëmbinj. Drejtori i Zjarrfikës­es së Gramshit, Ilir Llapushi, tregon se 24vjeçari nuk pranonte të dilte nga kanioni pa motrën në momentin kur kanë ndërhyrë për të shpëtuar personat që ndodheshin brenda në kanion. "Të dielën ishim pushim, vetëm turni i gatishmëri­së ishte në punë. Ne u njoftuam nga Policia që në kanion po mbyteshin disa turistë si pasojë e shirave që ranë në male, duke rritur nivelin e ujit. Arritëm këtu me të gjitha forcat dhe u futëm menjëherë duke çarë dallgët e lumit. Duke u kacavjerru­r gjejmë tre fëmijë dhe një të rritur, i marrim në shpatulla dhe i nxjerrim jashtë rrezikut. Rifutemi përsëri, por kanioni bëhej më i vështirë. Kur erdhëm, ne shpresonim që vajzën ta gjenim të gjallë, edhe pse kishte kaluar shumë kohë. Me shumë vështirësi çamë dallgët dhe arritëm në fund, aty ky rryma godet më shumë, pasi 25vjeçarja dhe i vëllai kishin shkuar deri në fund të kanionit. Vëllai kërkonte motrën, u munduam ta qetësonim, por nuk pranonte që të dilte", tregon Llapushi. Kreu i Zjarrfikës­es shprehet se gjatë ditës së hënë, edhe pse pak orë nga tragjedia dhe uji ende i turbullt, në Kanionin e Holtës ndodheshin me dhjetëra vizitorë. Ai shprehet se është caktuar një person nga Zjarrfikës­ja që t'i paralajmër­ojë për rrezikun, pasi moti nuk favorizon vizitimin e kanionit. "Pa kaluar 24 orë nga ngjarja e rëndë, ka akoma turistë, kjo është diçka e frikshme. Do të lëmë një njeri këtu që të bëjë bllokimin e turistëve, pasi koha po acarohet. Në vijim do të bëjmë sensibiliz­imin e guidave për të marrë informacio­n për rrezikshmë­rinë që ka kanioni. Këtu duhet të vihet një person për të bllokuar turistët që të mos hyjnë në kanion në kohë të keqe. Falënderoj Zotin, pasi mund të kishte edhe më shumë viktima, sepse kur vjen Holta është e frikshme", shprehet ai. Bashkia e Gramshit një ditë pas ngjarjes së rëndë ka shprehur falënderim­e për punonjësit e Zjarrfikës­es për shpëtimin e jetëve, pasi bilanci mund të kishte qenë akoma edhe më i rëndë.

 ??  ?? Operacioni për shpëtimin e vizitorëve në Kanionin e Holtës
Operacioni për shpëtimin e vizitorëve në Kanionin e Holtës
 ??  ?? Viktima, Desantila Sollaku
Viktima, Desantila Sollaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania