Panorama (Albania)

Po shkonin për pushime, këngëtari përplas familjen

Shkak, dalja e papritur në rrugën kryesore e makinës tip “Jeep”

- GJIROKASTE­R/

Po shkonin me pushime, përfshihet në aksident familja nga Elbasani, shtatë persona të plagosur.

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e së hënës në aksin Gjirokastë­r– Kakavijë. Në aksident janë përfshirë dy automjete që janë përplasur midis tyre në afërsi të Derviciani­t. Për pasojë, pesë persona nga e njëjta familje kanë mbetur të plagosur, prej të cilëve dy fëmijë, 3 dhe 7 vjeç, ky i fundit me dëmtime në kokë. Ndërsa në total, në aksident u përfshinë 7 personat, të cilët ndodhen në Spitalin e Gjirokastr­ës. Të dhënat nga spitali tregojnë se të plagosurit kanë pësuar dëmtime dhe fraktura si pasojë e përplasjes së fortë, por janë jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se familja prej pesë anëtarësh, çifti i bashkëshor­tëve, Renato Turkaj, 44 vjeç, Romina Turkaj, 29 vjeçe, dy fëmijët e mitur, 7 dhe 3 vjeç, si dhe prindërit e 29- vjeçares, Vjollca Pitja, 56 dhe Agron Pitja 59 vjeç, vinte nga Elbasani drejt Sarandës për pushime, ndërsa në afërsi të fshatit Dervician, automjeti tip “Benz” me targa AA 179 EJ i ka prerë rrugën mjetit “Jeep”, duke dalë nga një rrugë dytësore. Si pasojë e shpejtësis­ë dhe rregullave të gabuara të qarkullimi­t rrugor, makinat janë përplasur rëndë, ndërsa mjeti tip “Jeep” ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. Aktualisht, të gjithë personat e dëmtuar ndodhen në repartin e kirurgjisë pa pasoja të rënda për jetën. Mësohet se në mjetin që dyshohet se ka qenë shkaktar i aksidentit si pasojë e daljes së gabuar në rrugën kryesore, ndodhej 55vjeçari Kristaq Kola nga fshati Goranxi, në Dropull. Ai është një këngëtar i muzikës popullore, i njohur në zonë. Dyshimet e para flasin për humbje të përqendrim­it në timon nga ana e tij, pasi mësohet se vinte pas një dasme të zhvilluar gjatë natës, ku ai ishte pjesëmarrë­s si këngëtar. Policia Rrugore shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. “Në fuoristrad­ë po udhëtonin gjashtë persona të një familjeje nga Elbasani, të cilët po iknin me pushime në jug të vendit. Të plagosurit janë: R. T., 44 vjeç, që ishte drejtuesi i makinës dhe pjesëtarët e tjerë të familjes, R. T. 29 vjeçe, K. T., 7 vjeç, A. T., 3 vjeçe, A. P., 59 vjeç dhe V. P., 56 vjeçe, të gjithë banues në Elbasan. Ndërsa në mjetin tjetër tip ‘ Benz’ ndodhej vetëm drejtuesi 55 vjeç, me inicialet K. K. Të shtatë të plagosurit u transportu­an në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, bëhet e ditur nga Policia.

 ??  ?? Makina ku udhëtonte familja nga Elbasani
Makina ku udhëtonte familja nga Elbasani
 ??  ?? Vendi ku ndodhi aksidenti
Vendi ku ndodhi aksidenti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania