Panorama (Albania)

“Shullazi” nuk gjen paqe, kërkohet dorëheqja e gjyqtarit tjetër

-

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda dështoi për të 14- tën herë të hapë procesin gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë dhe shkak u bë mungesa e avokatëve të caktuar nga shteti. Ndërkohë, gjatë seancës së kësaj të hëne, i pandehur Gilmando Dani, teksa u ngrit të kërkonte thirrjen e avokatit të zgjedhur nga ai, kundërshto­i caktimin e gjyqtarit Arben Vrioni, të caktuar më herët nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Sipas Danit, gjyqtari është në konflikt interesi, pasi ka gjykuar më herët çështjen e “Vollgës” në Apelin e Durrësit. “Gjyqtari ka gjykuar Vollgën dhe kërkojmë të japë dorëheqjen. I nderuar, nuk mund të lahesh me dosjen tonë, pasi je shumë pis. Ai të bëjë vetë dorëheqjen, pa dalë gjë”, tha Gilmando Dani, ndërsa pas tij të tre të pandehurit e tjerë kërkuan të thirreshin avokatët e zgjedhur nga ata. Kështu, pas 16 seancash të zhvilluara që prej janarit të këtij viti, Apeli i Krimeve të Rënda nuk i ka dhënë zgjidhje këtij procesi, ndër më të përfolurit mediatikis­ht. Por duket se zvarritjet e procesit do të vazhdojnë në kushtet kur, ashtu si disa gjyqtarë të tjerë më parë, që kanë dhënë dorëheqjen pasi kanë gjykuar Vollgën, edhe gjyqtari Vrioni gjendet në të njëjtat kushte. Gjatë 5 seancave të para shkak u bë mungSEANCA­T e zhvilluara që prej 21 janarit të këtij viti në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë kanë dështuar. Fillimisht, pengesë për procesin u bë mungesa e mbrojtjes së të pandehurve, ndërsa më vonë largimi i gjyqtarëve dhe mosnjoftim­i, ose mosparaqit­ja e avokatëve kryesisht shtynë seancat e radhës esa e avokatëve mbrojtës. Pas këtij momenti, shkarkimi i drejtuesit të trupës gjykues, gjyqtarit Fehmi Petku, dhe largimi i një prej anëtarëve të trupit gjykues për shkak të konfliktit të interesit bëri që procesi të fillonte nga e para. Ndërkohë, ka qenë Këshilli i Lartë Gjyqësor që plotësoi trupin gjykues duke deleguar gjyqtaren Valdete Hoxha, e cila dha dorëheqjen për shkak të konfliktit të interesit. Seancën e parë u bë e ditur se gjyqtarja Valdete Hoxha është zëvendësua­r në trupin gjykues nga gjyqtarja Etleva Temo, duket se edhe gjyqtari Arben Vrioni është në të njëjtat kushte.

 ??  ?? Shullazi dhe të pandehurit e tjerë në Gjykatë
Shullazi dhe të pandehurit e tjerë në Gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania