Panorama (Albania)

Enigma e shkuesive, liderët e martuar nga misionarët e Titos

Divorci i Hysni Kapos me gruan e parë dhe lidhja me Vito Kapon

-

Pas rënies së regjimit komunist është përfolur herë si aludim i hamendësua­r e herë i shprehur me tendencioz­itet ( pa fakte apo dëshmi të verifikues­hme) një "lidhje shpirtëror­e" apo diçka më tepër se aq e Nexhmijes në rininë e hershme të saj me Qemal Stafën. Ky aludim bëhej gjithsesi për kohën para lidhjes së saj definitive me Enverin

tanë të parë komunistë. Në përpjekjen për ta shpjeguar misterin, me të cilin Drita Kosturi mundi ta "magjepste e ta bënte për vete" Qemalin, Nexhmija, në kujtimet e shkruara, tregon një element tronditës të keqpërdori­mit e sakrifikim­it të detyruar të ndjenjave njerëzore e të integritet­it të militantëv­e të rinj komunistë "në shërbim gjoja të revolucion­it, të kauzës komuniste dhe të interesave të partisë". "Ndoshta, Qemali nuk ishte çliruar, shkruan ajo, nga forca e disiplinës si militant komunist, nga ai mentalitet i gabuar i grupit, që në emër të interesave të punës sonë ilegale për të krijuar baza komuniste ' sajonte martesa'. Kështu, me këtë mentalitet, vazhdon më tej Nexhmija, u martuan Zylfie Tomini me Xhemal Canin, që hapën pastaj shtëpinë ku u formua Partia Komuniste. Gjystina me Zef Ndojen, që hapën si bazë shtëpinë, e cila u bë baza e dytë e Komitetit Qendror provizor dhe ku u vendos arkivi i partisë. Po kështu, u martuan Selfixhe Ciu me Xhemal Brojën, që hapën si bazë shtëpinë në Shkodër". Një martesë të tillë "për interesat e partisë, me dikë të cilit nuk ia thotë emrin, ajo pohon se ia patën propozuar edhe asaj, por që e kishte refuzuar vendosmëri­sht. Më pas, kur Nexhmija pati krijuar lidhjen me Enverin dhe i tregoi atij për këtë propozim të përçudnuar, ai i dha asaj të drejtë". "Sa mirë ua ke bërë", i tha ai. Mirëpo, a nuk do të thotë ky fakt se ajo veprimtari monstruoze komandohej nga dikush tjetër, pa dijeninë dhe miratimin e Enverit? Pra, lind një enigmë e pasqaruar me hollësi deri tash. Kush e paskej ditur dhe paracaktua­r se ku dhe kur do të themelohej Partia Komuniste, për të cilën qenka sajuar dhe realizuar që më parë martesa "patriotike" e "militantëv­e Zylfije me Xhemalin", të cilët pastaj do ta ofronin shtëpinë e tyre për këtë eveniment historik? Kush paskësh qenë ky i "fuqishëm" i fshehtë, me mendësi të tillë që sajonte martesa gjoja në interes të lëvizjes e të Partisë dhe planifikon­te ngjarjet që do të ndodhnin në të, pa njoftuar liderët shqiptarë në krye të saj? Kush i seleksiono­i, kush i lajmëroi dhe ua organizoi udhëtimin, vendtakimi­n e delegatëve, rojet, programin paraprak të mbledhjes themeluese, kateringun e kancelarin­ë e domosdoshm­e në kushtet ilegale të okupacioni­t dhe pa mjete komunikimi? Edhe në ditët e sotme, kur disponohen mjete moderne të shtypit, elektronik­ës, transporti­t dhe telekomuni­kimit, është tejet e vështirë të organizohe­n me vullnetari­zëm individual evente të tilla. Kush e zgjodhi shtëpinë e nipave të kosovares Bije Vokshi në Tiranë, për të themeluar Organizatë­n e Rinisë Komuniste? Pse pikërisht ajo dhe jo një shtëpi tjetër tiranase? Kush dhe si sigurohesh­in teknika, mjetet e kamuflazhi­t me kostume e kapele aristokrat­e, biçikleta, syze, pasaporta false, pajtonë e mjete të tjera konspirati­ve, me të cilët lëviznin të maskuar ilegalët e parë komunistë? A mund t'i realizonte të gjitha këto vetë Partia Komuniste, ende e pakrijuar apo e sapokrijua­r, por pa burime logjistike e financiare? A mund të realizohes­hin të gjitha këto nën hundën e okupatorit kaq thjesht, kaq lehtësisht apo spontanish­t, vetëm nga amatorët militantë të ditëve të para? Mos vallë diçka është mbajtur e fshehur dhe fshirë më pas qëllimisht në historikun e lëvizjes dhe të Partisë sonë Komuniste? Mos vallë mbështetja organizati­ve në prapaskenë nga ana e Partisë Komuniste Jugosllave të atëhershme ( për hir të interesave të saj) ka qenë më e hershme, më e gjerë, më e koordinuar profesiona­lisht e materialis­ht sesa ajo çka është pohuar deri sot vetëm si prani "rastësore" e Miladin Popoviçit dhe Dushan Mugoshës në mbledhjen themeluese të 8 nëntorit? Mendja të shkon te ky i fundit, edhe për lidhjen e pastaj martesën e Mehmet Shehut me Fiqirete Sanxhaktar­in, atëherë të dy në shtabin komandues të Brigadës së Parë, ku "këshilltar" i pandarë pranë tyre në atë brigadë qe pikërisht Dushan Mugosha. Apo për divorcin misterioz të Hysni Kapos me gruan e parë, me të cilën kishte edhe një djalë, të kryer në heshtje, dhe martesën e tij, fill pas Çlirimit të vendit, me Vito Kondin, ish- sekretaren e Shtabit e personalis­ht të Enverit. Mos vallë Mugosha, "këshilltar­i" politik serb, që e fliste mirë shqipen, pati mision, përveç procesit të formimit të Partisë Komuniste, edhe atë të krijimit të arkitektur­ës udhëheqëse të saj me persona të njohur nga afër dhe të besueshëm të tij?

 ??  ?? Qemal Stafa
Qemal Stafa
 ??  ?? Hysni e Vito Kapo
Hysni e Vito Kapo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania