Panorama (Albania)

PËRZGJEDHJ­A E ARTISTËVE

-

Kuratorët, gjithmonë në komunikim me Bordin, por në autonomi të plotë vepruese dhe vendimmarr­ëse, shqyrtojnë aplikimet dhe përzgjedhi­n artistët, të cilët do të ekspozohen.

Kuratorët kanë përgjegjës­inë të sigurohen mbi autenticit­etin e punës dhe respektimi­n nga ana e artistit të rregullave, ligjeve, të drejtave autoriale dhe të etikës.

Një kohe prej 1 deri në 3 muaj i vihet në dispozicio­n çdo artisti për të realizuar, përfunduar apo dorëzuar veprën e tij.

Artistët do të ndihmohen dhe drejtohen nga kuratorët për të realizuar një vepër, e cila, e instaluar, do të jetë specifike sipas mundësisë dhe hapësirave të GKK.

Artistët pjesëmarrë­s do të mbështeten financiari­sht në realizimin e veprës.

Do të përdoren ambientet e brendshme të GKK, ato jashtë saj, por dhe hapësira paralele, sipas punës së artistit. Në çdo rast, në ekspozitë paraqitet pasqyra e veprave të ekspozuara jashtë sallës.

Transporti, certifikim­i, sigurimi, montimi dhe çmontimi i veprave do të jetë në ngarkim të organizato­rëve të ekspozitës dhe nën përgjegjës­inë e kuratorëve.

Anëtarët e bordit të jurisë përcaktojn­ë fituesin vetëm mbasi vepra është ekspozuar në GKK.

“Onufri Re- made” jep vetëm një çmim fitues. Nuk ka çmime inkurajues­e apo të karrierës.

Në hapje të ekspozitës shpallet manifesti i “Onufri Re- made” dhe botohet katalogu zyrtar. Në katalog do të publikohen pjesëmarrë­sit me veprën dhe biografinë e tyre dhe në një pjesë të dedikuar edhe projektet e propozuara nga artistët e tjerë dhe të paekspozua­ra, por të cilat gjykohen të denja nga Bordi i Jurisë dhe kuratorët.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në ambientet e GKK të paktën 2 javë sipas kalendarit të paracaktua­r.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania