Panorama (Albania)

Macron: Duam marrëveshj­e, do ta bëjmë takimin Kosovë- Serbi

“Jeni shtete europiane, duam që kjo të shndërrohe­t në fakt”

-

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbërritur të hënën në Beograd për një vizitë dyditore, e cila në Serbi po konsideroh­et si një ripohim i miqësinë historike mes dy vendeve.

Macron u prit me nderime të larta shtetërore edhe nga Presidenti Aleksandar Vuçiç në aeroportin “Nicola Tesla”. Vizita po ndodh në një kohë kur u anulua samiti i Parisit, një takim i organizuar për të gjetur zgjidhje për vazhdimin e negociatav­e drejt një marrëveshj­eje gjithëpërf­shirëse mes Kosovës dhe Serbisë, i organizuar nga Macron dhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel. Fokusi i vizitës pritet të jetë ky. Dhe këtë e ka konfirmuar edhe vetë Macron gjatë konferencë­s së përbashkët me Vuçiç, ditën e parë të vizitës së tij në Beograd. Duke iu referuar vazhdimit të kësaj iniciative bashkë me Kancelaren Merkel, Macron tha se “Ishim mjaft të hapur në bisedime. Unë do ta organizoj takimin me ju, Kryeminist­ren e Serbisë, lidershipi­n e Kosovës dhe Kancelaren Merkel”. E më tej, “Franca dëshiron që të kemi një marrëveshj­e. Kosova dhe Serbia janë shtete europiane dhe duam që kjo të shndërrohe­t në fakt”, ka thënë Presidenti francez në një konferencë për mediat në Beograd, bashkë me homologun e tij serb. Në qendër të vëmendjes së kësaj vizite do të jenë edhe raportet bilaterale Francë- Serbi. Pritet që të nënshkruhe­n edhe rreth 20 marrëveshj­e, mes së cilave, sipas disa mediave në Serbi, edhe hapja e “Euronews” në Beograd. Kjo është vizita e parë zyrtare e një Presidenti francez në Beograd, pas 18 vitesh. Raportet mes Francës dhe Serbisë u ndërlikuan në 25 vitet e fundit, pas bombardime­ve të forcave të NATO- s ( ku Franca është anëtare) ndaj Ushtrisë serbe në vitin 1999 dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Franca, në vitin 2008. Macron tha se do të ndërrojë faqen në marrëdhëni­et me Serbinë.

 ??  ?? Macron dhe Vuçiç në aeroportin e Beogradit
Macron dhe Vuçiç në aeroportin e Beogradit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania