Panorama (Albania)

Federalët në SHBA paralajmër­ojnë kundër hyrjes në Zonën 51

-

Mund të ketë nisur si një lojë në “Facebook”, por më shumë se një milion njerëz tashmë i janë bashkuar një iniciativë për të hyrë më forcën në Zonën 51, një zonë e konspiraci­oneve aliene prej dekadash në SHBA. Duke parë se sa shumë njerëz janë të interesuar për të sfiduar autoritete në këtë drejtim, në zonën që tashmë shërben për të trajtuar forcat ajrore amerikane, autoritete­t federale në SHBA kanë paralajmër­uar se do të qëllojnë cilindo që tenton të shkelë në zonën ushtarake. Zona 51, baza e Forcave Ajrore të SHBA- së në Nevada, e cila ka qenë prej kohësh një burim i teorive të konspiraci­onit, parashikoh­et që të vërshohet nga një numër i papreceden­t civilësh që duan të shohin alienët në muajin shtator. “Nëse bëjmë vrap Naruto, ne mund të lëvizim më shpejt se plumbat e tyre”, duke iu referuar karakterit të animuar japonez, Narutos, i cili vrapon me krahët të tërhequr fort nga pas dhe kokën përpara. “Le t’i shohim alienët”. Një postim në këtë faqe shkruan: “Përshëndet­je qeveria e SHBA, kjo është një shaka dhe ne nuk kemi synim të vazhdojmë me këtë plan. Mendova se do të ishte gallatë dhe të merrnim pak mbështetje në internet”. Por situata e krijuar ka marrë shumë vëmendje dhe forcat ajrore amerikane mendojnë se ka rrezik që të mblidhen realisht shumë njerëz. “Zona ( 51) është një hapësirë trajnimi për Forcat Ajrore amerikane dhe ne nuk do të inkurajoni­m askënd që të përpiqet të vijë në këtë zonë ku ne trajnojmë forcat e armatosura amerikane. Forca ajrore e SHBA është gjithnjë gati të mbrojë Amerikën dhe asetet e saj”, ka thënë një zëdhënëse e forcave ajrore për “Washington Post”. Zona 51 u njoh zyrtarisht si një bazë e Forcave Ajrore në vitin 2013, por për të ka shumë teori konspirati­ve, pasi njihet si zonë ku fluturojnë UFO dhe mbahen alieno prej dekadash.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania