Panorama (Albania)

FRANCEZI "AFROHET" ME MESIN

-

Përfundoi koha kur Antuan Grizman ishte "gjeneral". Te Barcelona është dhe duhet të jetë "ushtar", të paktën në ditët e para, dhe pastaj me kalimin e ditëve të marrë gradat e reja.

Me buzëqeshje­n që nuk iu largua asnjëherë nga fytyra, si një fëmijë i lumtur, kampioni i botës nisi aventurën me fanellën katalanase. Dita e parë nuk ishte aspak për t'u mbajtur mend, në kuptimin figurativ të fjalës. Kamerat dhe sytë e gazetarëve ishin drejtuar nga lojtarët që u afruan në këtë merkato, De Jong, Neto dhe Grizman. Vëmendja më e madhe ishte e përqendrua­r te mesfushori holandez dhe sulmuesi francez, të cilët konsideroh­en si blerjet më të rëndësishm­e të skuadrës, por edhe si lëvizje mjaft të zgjuara në Europë. Në fillim përqafimet dhe takimet e ngrohta. Nga fotot dhe videot nuk ka asnjë shans të kuptohet që Grizmanin nuk e do gjysma e skuadrës. E duan, madje shumë. Tani priten vetëm Mesi dhe Suarez si do të reagojnë me kampionin e botës. Të dy janë me pushime dhe do të rikthehen më vonë për t'iu bashkuar skuadrës.

Disa shuplaka të lehta për të tre në një tunel

Shuplaka -

Drejtuesit e Barcelonës duan të japin një mesazh të qartë me veprimin për t'i zgjedhur dollapin Antuan Grizmanit pranë Leo Mesit. Mediat bëjnë me dije se Leo nuk ka qenë shumë optimist për transferim­in e francezit, por tani duhet që të sillet si një kapiten i vërtetë dhe të mos krijojë përçarje në skuadër. Grizman dhe Mesi do të jenë shumë afër në dhomat e zhveshjes dhe mes tyre do të qëndrojë vetëm portieri Ter Shtegen. imagjinar të krijuar nga lojtarët e tjerë të Barcelonës. Kjo është tradita e katalanasv­e për të gjithë lojtarët e rinj dhe ata që festojnë ditëlindje­n. Duhet të nisen në fillimin e "tunelit" dhe deri në fund do të goditen me shuplaka nga lojtarët. Sigurisht që dora mund të jetë rënduar pak më shumë kur kaloi Grizman, ndoshta në një formë "hakmarrjej­e" për refuzimin që i bëri Barcelonës një vit më parë. Nën urdhrat e Valverdes të gjithë nisën stërvitjen dhe filluan të merrnin ngarkesën e nevojshme në këtë fazë.

Stili i Barcelonës me pasime të shumta ishte një tjetër sfidë për Grizmanin. Jo në momentin kur duhet të pasonte, por kur duhet të rrëmbente topin, pasi ishte në mes. Aty "vuajti" shumë dhe e pati të vësh

I bëjnë "zbor" -

tirë që të bënte presing të vazhdueshë­m. Ivan Rakitiç ia kaloi topin në mes të këmbëve dhe kjo gjë shkaktoi shumë të qeshura. Grizman u "trullos" dhe u shtri në tokë, pastaj nisi sërish sulmin për të prekur topin. Vetëm kështu mund të dilte nga rrethi ku ishte futur. I duhet të bënte "zbor" për të shpëtuar nga ky kurth i stërvitjes. Rakitiç ia dha mirëseardh­jen, por e gjitha ishte në kuadrin e shakasë dhe humorit. Mirë se vjen te Barcelona, Grizman! Këtu nuk do të jesh më "gjeneral".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania