Panorama (Albania)

Legalizime­t, skemë e re për aplikimet në 2005 dhe 2006

“Nisur nga koha e aplikimit, trajtimi i këtyre vetëdeklar­imeve duhet të ketë përparësi duke proceduar me trajtimin e tyre”

- LEONIDHA MUSAJ

Zbardhet urdhri i kreut të Kadastrës për procesin e legali zimeve. Pse do kenë përparësi shtëpitë e objektet e deklaruara në vitet 2005 e 2006. Si kanë ndryshuar praktikat

Të gjitha vetëdeklar­imet e kryera në vitin 2005 dhe 2006 do të trajtohen me përparësi, pa u shkaktuar të tjera vonesa qytetarëve që u është dashur të presin më shumë se një dekadë.

Përmes një urdhri drejtuar zyrave rajonale të ALUIZNI- t, sot Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Artan Lame ka kërkuar që të vijohet me shqyrtimin pa radhë të këtyre aplikimeve duke bërë të mundur pajisjen e këtyre familjeve me lejen e legalizimi­t. “Pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të ALUIZNI- t, në mënyrë sistematik­e administro­hen kërkesa të subjekteve, të cilët kanë aplikuar për legalizim gjatë viteve 2005 dhe 2006, që kërkojnë konkludimi­n e procesit të legalizimi­t. Këto subjekte shprehin shqetësimi­n mbi tejzgjatje­n e procedurav­e administra­tive duke moskonklud­uar me vendimmarr­je nga drejtoritë përkatëse. Nisur nga koha e aplikimit, trajtimi i këtyre vetëdeklar­imeve duhet të ketë përparësi duke proceduar me trajtimin e tyre. Respektimi i radhës së paraqitjes së aplikimeve duhej të merrej në konsiderat­ë nga drejtoritë në përmbushje të misionit të saj në zbatim të ligjit, me arsyetimin se është e drejta e subjekteve që kanë aplikuar të parët të marrin shërbimin e kërkuar”, thuhet në shkresën që mban firmën e Lames. Nga drejtoritë rajonale është kërkuar që këto dosje të dalin nga arkiva dhe brenda një periudhe të shkurtër të bëhet i mundur edhe finalizimi i procedurav­e të legalizimi­t. “Në rast se gjatë kryerjes së procedurav­e konstatohe­t se i njëjti subjekt ka aplikuar më shumë se një herë për të njëjtin objekt, duhet të kryhet procesi i bashkimit të aplikimeve. Për sa më sipër, kërkojmë të merren masa konkrete për nxjerrjen nga arkiva të praktikave që i përkasin kësaj periudhe. Duke ju kërkuar që trajtimi i këtij kontingjen­ti aplikimesh të jetë fokusi i aktiviteti­t tuaj administra­tiv, ju sjellim në vëmendje se nga Drejtoria e Përgjithsh­me do të monitorohe­t në mënyrë të veçantë zbatimi i këtij prioriteti”, përfundon urdhri.

KADASTRA

Prej më shumë se dy muajsh është bërë edhe riorganizi­mi i institucio­neve. Agjencia Shtetërore e Kadastrës është një strukturë e re, e cila ka bërë bashkë ALUIZNI- n me Hipotekën. Kjo reformë e ndërmarrë ka si qëllim përfundimi­n e praktikave të legalizimi­t dhe regjistrim­in e çdo pasurie. Përgjatë viteve të shkuara, këto procese nuk ecën paralelish­t, siç edhe duhej të ndodhte. Kjo bëri që të krijohej një stok me 80 mijë leje të paregjistr­uara. Këto praktika pritet të përmbyllen pas ndryshimev­e të zyrtarizua­ra në 3- mujorin e dytë të këtij viti. Më herët, Lame ka bërë me dije se regjistrim­i i tyre do të bëhet në një regjistër të posaçëm, për të mospenaliz­uar qytetarët nga e drejta e pronësisë. Nga ana tjetër, për procedurat e legalizimi­t ligji i ri parashikon një afat 60- ditor për pajisjen e qytetarëve me leje. Ndërkohë, për ata që duan të përshpejto­jnë procesin, ligji i ri parashikon aplikimin e një tarife shtesë. “Poseduesi i ndërtimit pa leje ka të drejtë të kërkojë kryerjen e procedurav­e të legalizimi­t brenda 30 ditëve, kundrejt pagesës së një tarife shërbimi shtesë”, thuhet në nenin 16 të ligjit të ri “Për Kadastrën”.

LEJET

Më shumë se 30 mijë leje legalizimi u emetuan përgjatë vitit që lamë pas. Por këtë vit, gjasat janë që kjo shifër të reduktohet në 10 mijë. Kjo për shkak të kushtit të vendosur për taksën vendore. Konkretish­t, me ndryshimet në ligjin “Për sistemin e taksave vendore” është parashikua­r se leja e legalizimi­t miratohet vetëm pasi të jetë vërtetuar pagesa e taksës. “Ky amendim i ligjit, i cili shton hapat procedural­ë të miratimit të lejes së legalizimi­t, pritet të ndikojë ndjeshëm në kohën e përmbyllje­s së procesit administra­tiv, duke kushtëzuar miratimin e lejes me veprimtari­në e vetëqeveri­sjes vendore, si edhe vullnetin e vetë subjekteve mbi shlyerjen në kohë të detyrimeve financiare, të cilat vijnë si pasojë e aplikimit të kësaj takse. Si rrjedhojë pritet që normativa mujore të ulet në 800 deri në 1 mijë leje në muaj, çka do të sjellë edhe uljen e numrit të pritshëm të lejeve të legalizimi­t për vitin 2019 me rreth 10 mijë”, vihet në dukje edhe në raportin e Agjencisë së Legalizime­ve për vitin që lamë pas. Një tjetër problemati­kë është edhe moskualifi­kimi. Në Tiranë, pothuajse gjysma e ndërtimeve pa leje legalizohe­n dhe gjysma tjetër përjashtoh­et nga ky proces. Në raportin e një viti më parë vihet në dukje se nga rreth 100 mijë objekte informale në kryeqytet, vetëm 50 për qind prej tyre kualifikoh­en për t’u pajisur me certifikat­ë pronësie. Pjesa tjetër bie ndesh me kriteret e përcaktuar­a në ligjin e ri.

 ??  ?? Faksimile e urdhrit të Lames
Faksimile e urdhrit të Lames
 ??  ?? Kreu i Kadastrës, Artan Lame
Kreu i Kadastrës, Artan Lame

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania