Panorama (Albania)

“Onufri” zhvendoset në Prishtinë, Kuratori: Koha të revoltohem­i

“Besuan se duke pasur për Kryeminist­ër një artist, rrethanat do të ndryshonin për mirë. Në të vërtetë, ai është Kryeminist­ër politikan”

- ANILA DEDAJ

“Është koha për të dalë nga rreshtat. Është koha për të bërë zhurmë, për të bezdisur, për të reflektuar, për të dialoguar, për të krijuar hapësirë, për të zaptuar.

Është koha për të tentuar. Onufri e ka këtë mision, e ka pasur përherë dhe është koha për ta rikthyer”.

Elton Koritari dhe Ardian Isufi sjellin idenë e një ekspozite ndryshe për të kontestuar sjelljen e pushtetit dhe të organizmav­e që menaxhojnë artin në vend. Konkursi “Onufri Remade”, që do të mbahet në Galerinë Kombëtare të Kosovës këtë nëntor, siç kuratorët shpjegojnë, nuk tenton të imitojë Onufrin e vjetër, që Ministria e Kulturës mbylli në mënyrë tinëzare nën drejtimin e Mirela Kumbaros, e as të bjerë në klishenë e pjesëmarrë­sve të huaj, ku përveç shpenzimev­e, preknin pak ose aspak problemati­kat shqiptare. “Kjo ekspozitë krijon një hapësirë të re për të gjitha dyert që artistëve iu mbyllën njëra pas tjetrës, në shumicën e rasteve me një komunikatë për shtyp”, shpjegon Koritari. Titulli i ekspozitës, siç kuratori tregon, është frymëzuar nga Marcel Duchamp dhe kërkon të evokojë një spostim të masës kritike në favor të artistëve, duke i vendosur ata në një pozicion ambivalent. Tema është “Open” dhe çdo artist mund të aplikojë deri më 31 gusht.

Elton, pas mbylljes së ekspozitës ndërkombët­are “Onufri”, ju çelni konkursin “Onufri Re- made”, si një hapësirë alternativ­e të artit bashkëkoho­r. Përse zgjodhët Galerinë Kombëtare të Kosovës?

Në ndryshim nga Galeria jonë Kombëtare ( ose Muzeu i Arteve të Bukura të Shqipërisë), në Kosovë ka një program vjetor të ekspozitav­e. Një praktikë që duhet ndjekur nga çdo galeri, ku bëhet një thirrje publike për aplikim dhe kush dëshiron, i përgjigjet. Në momentin që ne aplikuam, ende nuk ishte shpallur mbyllja e “Onufrit”, mirëpo fakti që do të mbyllej ishte i ditur për të gjithë. Mbyllja e konkursit u pasua edhe me një lloj “tragjedi- komedie”, ku ndër të tjera, edhe pse urdhri erdhi nga Ministria e Kulturës, u bë një përpjekje për t’ia lënë peshën Galerisë Kombëtare.

Me “Onufri Re- made”, unë dhe Ardian Isufi, si kuratorë edhe menaxhues arti, synojmë të krijojmë një hapësirë. Jo për të sjellë “Onufrin” siç ka qenë, por për të ndërtuar një lëvizje, një rrymë nëpërmjet artit pamor. E gjitha kjo iniciativë ka në fokus krijimin e një lloj vetëdije, së paku për artistët. Do të ishte e vështirë që puna jonë të krijonte vetëdije edhe për pushtetin që menaxhon artin në Shqipëri. Jo vetëm atë shtetëror, por edhe për privatin. Pra, ne duam të krijojmë tek artistët vetëdijen se dera e tyre mund të shkojë përtej urdhrave me komunikata shtypi.

Çfarë duhet të bëjnë artistët që dera e “Onufri Remade” të çelet për ta?

Prej disa muajsh kemi krijuar një website ( www. onufrirema­de. com), ku artistët mund të aplikojnë deri më 31 gusht, duke nisur informacio­net bazë. Aty mund të gjejnë edhe kontaktet tona. Deri më tani kemi një grup, prej më shumë se 20 artistësh, me të cilët po punojmë. Secili prej aplikantëv­e duhet të sjellë një propozim konkret, pa qenë e domosdoshm­e që ta ketë filluar apo përfunduar veprën. Parësore është ideja, mandej ne angazhohem­i të shqyrtojmë nëse ajo është konform tematikës së “Onufrit”. Nëse po, atëherë ne jemi në dispozicio­n të artistit për të bashkëpunu­ar për realizimin e saj.

Keni përzgjedhu­r temën “Open”, çfarë pritet të shikojmë në këtë ekspozitë?

“Onufri” këtë vit synon të jetë një ekspozitë kontekstua­le. Edhe pse e instaluar ‘ inside’ në Galerinë Kombëtare të Kosovës, punimet e artistëve, krahas vlerave specifike, do të prekin tema sociale të kontestimi­t që veprat e artit mund t’i bëjnë sistemit. Jo medoemos artistët duhet të jenë ‘ outsider’ të sistemit, ata mund të kontestojn­ë edhe duke qenë pjesë e tij.

Mendoni se mund të jetë vështirë që artistët të kontestojn­ë hapur brenda një galerie? Është diçka që po e shikojmë ( së paku brenda një institucio­ni arti) shumë rrallë...

Artistët, në realitet, nuk kanë hapësirën e mjaftueshm­e për ta bërë këtë. Është kjo që mbyt zërin e tyre, mungesa e mjeteve, me të cilat mund të veprojnë. Nuk bëhet më fjalë për artin “popullor” që ne jemi mësuar të shohim, apo ‘ pop art’ në rastin më të mirë, por për të stimuluar një art elitar. Një art, i cili krijon një vetëdije dhe kërkon të lërë gjurmë.

Është një pyetje që e dëgjoj shpesh: “A ka artistë në Shqipëri?”. Duket sikur nuk ka! Kjo, edhe për shkak të mungesës së përkrahjes së sistemit, që është i domosdoshë­m. Mirëpo, unë vërej sidomos të rinj që përpiqen edhe prodhojnë art, edhe kontestues, më së shumti në hapësirat publike. Pastaj këtu, po nga sistemi, krijohet një tjetër absurd. Veprat, që tek e fundit janë punime arti, hiqen nga dekori, dhe zëvendësoh­et me art të një natyre tjetër. Pra, nuk flitet për mungesë artistësh.

Ju vetë, si kuratorë, çfarë ju nxit drejt një fryme të tillë kontestues­e?

Është shpirti i revoltës. Ka ardhur një pikë, ku për sa u përket disa fenomeneve duhet të revoltohem­i. Ashtu siç ndodh me diskrimini­min racor, gjinor etj., duhet ngritur zëri edhe për abuzimin e pushtetit. Duke qenë kritikë, në njëfarë mënyre i bëjmë mirë edhe pushtetit.

Më duhet të pranoj, se me gjithë limitet etike dhe morale që ka sistemi, i cili menaxhon artin në Shqipëri, e veçanërish­t sistemi politik, për fat të keq janë ata që e kanë në dorë nëse do të bëjnë ndryshimin apo jo. Ndoshta kjo është fatkeqësia më e madhe që ne si popull kemi.

Ajo që unë dua është që artistët, në këtë sistem që ka prekur minimumin e etikës dhe moralit, të mos ndihen ‘ vegla’, por të jenë vetvetja. Ata duhet të mbeten jashtë

dyshimeve të këtij lloji, puna e tyre nuk duhet t’u shërbejë sistemeve, por t’i ngelet kulturës shqiptare. Gjatë viteve të fundit, si kanë ndryshuar rrethanat për artistin, kanë qenë më favorizues­e apo...?

Tek artistët u krijua edhe një lloj keqkuptimi. Shumë prej tyre besuan se duke pasur për Kryeminist­ër një artist, rrethanat do të ndryshonin për mirë. Në të vërtetë, ai është një Kryeminist­ër politikan dhe, sipas meje, nuk ka bërë asgjë më shumë se të tjerët në favor të artistëve. Për t’i trembur apo “shtypur” artistët, ka ndikuar edhe një lloj “bombardimi” mediatik. Një fenomen i hasur edhe në vende të tjera. Kështu që artistët mund të thuhet se janë totalisht të nihilizuar, të larguar nga skena.

Kësaj here, ky “Onufër” është përqendrua­r më shumë brenda kufijve për sa u përket artistëve, por edhe tematikave që synon të trajtojë. Përse një zgjedhje e tillë? E para, për të mos rënë pre e klishesë së konkursit “Onufri”. Madje, për sa i përket kësaj, mund të them se ne kemi një problem shumë të madh, që ka të bëjë me kulturën dominuese. Duke nisur nga gjuha, që nuk merremi vesh me njëri- tjetrin. Besoj verbërisht që ky ngërç mund të luftohet, pikërisht duke krijuar një kundërkult­urë. Unë nuk di mënyrë tjetër për formimin e saj, veçse duke stimuluar rrethet kulturore, duke krijuar një lloj habitati që të jetë totalisht shqiptar, dhe për më shumë, të jetë kontekstua­l. Dhe kjo përbën një nga qëllimet e “Onufri Re- made”.

Dëshira ime dhe e Ardianit është që përpos idemit, edhe realizimi i këtij “Onufri” duhet të jetë kontekstua­l. Pra, të identifiko­hen probleme të thella të shoqërisë shqiptare. Artistët jo domosdoshm­ërish duhet të jenë shqiptarë. Ata mund të jenë edhe rezidentë në Shqipëri ose që kanë punuar me vendin tonë. Nuk flas për një prekje të përciptë të problemeve, këto situata i quaj absurde e që të çojnë përsëri në edukimin përmes klishesë.

Është e qartë që problemati­kat në art janë globale, por hetimi duhet të jetë për situata që janë thellësish­t shqiptare.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Elton Koritari, kurator dhe menaxher arti
Elton Koritari, kurator dhe menaxher arti
 ??  ?? GALERIA KOMBETARE E ARTEVE, PRISHTINE
GALERIA KOMBETARE E ARTEVE, PRISHTINE
 ??  ?? Nga ekspozita ONUFRI XXIII, dhjetor 2017- janar 2018
Nga ekspozita ONUFRI XXIII, dhjetor 2017- janar 2018
 ??  ?? Ardian Isufi, kurator dhe dekan i “Arteve”
Ardian Isufi, kurator dhe dekan i “Arteve”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania