Panorama (Albania)

KQZ: Kur hynë në doganë fletët për Vaun e Dejës, sistemi s’punonte

-

Fletët e votimit me të cilat qytetarët e Vaut të Dejës zgjodhën kryebashki­akun e ri të tyre në 30 qershor, janë bërë objekt i një përplasjej­e në distancë mes Partisë Demokratik­e dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sekretari i Përgjithsh­ëm i PD- së, Gazment Bardhi, ka denoncuar faktin që pas djegies së KZAZ- së në Vaun e Dejës, fletët e reja të votimit kanë hyrë në Shqipëri në orën 07: 58, ndërkohë që votimi ishte hapur në qendra që në orën 07: 00. Demokratët janë të bindur se qytetarët në Vaun e Dejës kanë votuar me fleta të falsifikua­ra, duke akuzuar drejtpërdr­ejt për këtë skandal KQZ- në. Përmes një reagimi zyrtar, KQZ- ja hodhi poshtë pretendimi­n e demokratëv­e, duke sqaruar se fletët për Bashkinë e Vaut të Dejës kanë hyrë në Shqipëri në datën 29 qershor, por gjatë kohës që automjetet që transporto­nin materialet kanë hyrë në doganë, sistemi ka qenë jashtë funksioni. "Pas djegies së KZAZsë në datën 27.06.2019, KQZ- ja ka kontaktuar me kompaninë sllovene për të prodhuar sërish fletët e votimit për KZAZ- në Nr. 6 dhe fletët e votimit janë prodhuar paraditen e datës 28.06.2019. Transporti i fletëve të votimit është bërë në datën 29.06.2019 dhe kanë kaluar Pikën e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit rreth orës 01: 30- 02: 00 të mëngjesit të datës 30 qershor 2019. Në procesverb­alin e mbajtur nga punonjësit e Doganës në dt. 30.06.2019, ora 02: 15 minuta, shkruhet në mënyrë të qartë e gjithë procedura e ndjekur nga automjeti tip ' Peugeot Boxer' me targë sllovene ' CE TM 580', në prani të Drejtorisë së Logjistikë­s së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Punonjësit e Doganës theksojnë në procesverb­al, se për shkak se sistemi ASYCUDA nuk është në funksion ( ristartim sistemi), pasi bëhet hedhja e të dhënave nga ora 00: 00 deri rreth orës 06: 00, duke u nisur nga rëndësia e mallit të ngarkuar në mjet ( materiale zgjedhore), pas marrjes së dakordësis­ë së eprorëve të tyre dhe në zbatim të Kodit Doganor për procedurat e thjeshtuar­a, është aplikuar procedura e deklarimit të thjeshtuar dhe me rregullimi­n e sistemit do të hartohej dhe deklarata doganore", sqaron KQZ- ja, duke nxjerrë edhe dokumentet e Doganës së Hanit të Hotit. Ndërkohë për demokratët, me reagimin e saj KQZ- ja është thelluar edhe më shumë në skandal. "Alibia qesharake e KQZ- së se natën e ardhjes së fletëve të votimit nuk ka punuar sistemi doganor, rrëzohet nga dokumenti zyrtar i dalë nga vetë sistemi i doganave, ku shkruhet se fletët e votimit në orën 8 të mëngjesit ishin akoma në doganë. Çdo letër tjetër e prodhuar me dorë për llogari të propagandë­s së Edi Ramës, 3 ditë pas denoncimit të skandalit, vetëm sa e thellon skandalin. Ajo provon se në këto votime Komisioni Qendror i Vjedhjeve ka vepruar si organizatë kriminale", tha Ivi Kaso.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania