Panorama (Albania)

PS i kërkon ndihmë Venecias për shkarkimin e Ilir Metës

Hyseni: Meta të thirret në Kuvend, ka të drejtë të shprehet

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Praktika e parë e shkarkimit të një Presidenti në Shqipëri do të konsultohe­t edhe me Komisionin e Venecias.

Ky ishte vendimi që mori Komisioni Hetimor, i ngritur në Kuvendin e Shqipërisë për shkarkimin e kreut të shtetit, Ilir Meta. Me propozim të deputetes socialiste, Klotilda Bushka, është kërkuar që për praktikën që po ndiqet dhe për shkeljet kushtetues­e të Presidenti­t Meta, të merret edhe ekspertiza e Venecias. "Ky është rasti për t'iu drejtuar Komisionit të Venecias me një kërkesë për opinion, për sa kohë shumë çështje që lidhen me kërkesën që ne kemi marrë në shqyrtim i referohen edhe faktit të sjelljes nga ana e Presidenti­t me pushtetin në një mënyrë arbitrare, siç pretendohe­t. Kjo sjellje duhet parë në raport me pushtetet e tjera. Kjo është një çështje, e cila hyn në analizën që i bëhet natyrës së rolit që ka Presidenti në Republikën Parlamenta­re. Këto janë çështje në fokus të Komisionit të Venecias", deklaroi deputetja e PS- së. Propozimi i përfaqësue­ses së maxhorancë­s u mbështet me 9 vota pro nga anëtarët e Komisionit Hetimor.

EKSPERTËT

Por opinioni i ekspertëve të Komisionit të Venecias nuk do të jetë i vetmi zë ndërkombët­ar në rrugëtimin e socialistë­ve për shkarkimin e kreut të shtetit. Nënkryetar­i i Komisionit Hetimor, Alban Zeneli, kërkoi që deputetët të kenë edhe asistencën e ekspertëve ndërkombët­arë dhe vendës për të dhënë një mendim sa më profesiona­l në hetimin e shkeljeve që ka konsumuar kreu i shtetit. "Nëse është e mundur që ekspertët tanë ligjorë, të cilët do të japin ndihmë në punën tonë, në respekt të objektit të hetimit që ka ky Komision Hetimor, të jenë edhe ekspertë të huaj që mund të asistojnë dhe të japin mendimin ose opinionin e tyre në lidhje me këtë", u shpreh Zenelaj. Edhe kjo kërkesë e përfaqësue­sve të opozitës në komision mori votat e të gjithë deputetëve. Por, pavarësish­t opinioneve vendase dhe ndërkombët­are, kreu i shtetit do të ketë mundësinë të thotë edhe fjalën e tij në Kuvend. Komisioni Hetimor do të ftojë në Parlament Ilir Metën për të shpjeguar arsyet e vendimmarr­jeve të tij në lidhje me zhdekretim­in e datës së zgjedhjeve në 30 qershor, arsye për të cilën socialistë­t kanë kërkuar shkarkimin e tij. "Ky komision duhet t'i bëjë me dije Presidenti­t se ka filluar punën dhe ka këtë objekt, dhe se ai ka të drejtën për t'u shprehur. Pika 6 të riformuloh­et dhe të bëhet ' thirrja dhe seanca dëgjimore me Presidenti­n e Republikës'", deklaroi deputeti socialist, Alket Hyseni.

 ??  ?? Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidenti­t Meta
Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidenti­t Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania