Panorama (Albania)

Dëbimi i refugjatëv­e me “pak dhunë”

- NENAD KREIZER D. W.

Kroacia, si vend anëtar i BE- së, ka një qëllim të rëndësishë­m: ajo do të bëhet pjesë e hapësirës Shengen. Por kush e paguan çmimin për udhëtimin e lirë nga Hamburgu deri në Dubrovnik? Gjatë 12 muajve të fundit, kjo është bërë vazhdimish­t e qartë: Ka shumë raportime për qëndrimin brutal të policëve kroatë të kufirit ndaj refugjatëv­e, që janë përpjekur të kalojnë përtej pikëkalime­ve kufitare zyrtare. Mbrojtësit kroatë të kufijve të jashtëm të BE- së duket se nuk stepen prej mizorisë. Mediat njoftojnë, se refugjatët, ndër ta edhe fëmijë, janë treguar para kamerave me plagë, të cilat u janë shkaktuar atyre nga Policia për t'i ndaluar të kalojnë në anën kroate.

Shumica e mediave kroate e kanë injoruar këtë tragjedi, që luhet vetëm 150 km larg kryeqyteti­t Zagreb. Ministria e Brendshme e Kroacisë i ka mohuar njoftimet për keqtrajtim­e të refugjatëv­e në kufirin me Bosnje- Hercegovin­ën gjatë të ashtuquajt­urave push- backs, pra, dëbimin e atyre që udhëtojnë ilegalisht. MOHIM NË ZAGREB, HESHTJE NË BRUKSEL

Amnesty Internatio­nal kritikoi është heshtjen e Brukselit ndaj këtyre rasteve. "Shtetet europiane mbyllin sytë kundrejt sulmeve dashakeqe të policëve kroatë dhe madje i financojnë aksionet e tyre", shkruan organizata humanitare në një deklarim të saj.

Qëkurse gazetarët e televizion­it SRF nga Zvicra në maj i kanë filmuar dëbimet ilegale të refugjatëv­e në kufirin kroato- boshnjak, për autoritete­t në Kroaci është bërë e vështirë që t'i minimizojn­ë apo t'i heshtin këto zhvillime.

Edhe Presidentj­a e Kroacisë, Kolinda Grabar- Kitaroviq, në fillim të korrikut tha para gazetarëve vendës në kufirin kroato- boshnjak, se "Nëse dikush kalon në këtë territor të vështirë, është normale që të përballesh me gërvishtje, hematoma dhe plagë. Duhet ta mendoni edhe këtë, nëse herën tjetër dëgjoni për historitë mbi brutalitet­in e policëve tanë. Ata nuk janë brutalë, ju garantoj për këtë".

Asokohe u tha se nuk ka dëbime, pushbacks. Presidentj­a shtoi edhe se nuk kemi të bëjmë me refugjatë, por me migrantë ekonomikë.

Por vetëm pak ditë më pas, Grabar- Kitaroviq, në intervistë për televizion­in SRF, në kuadër të vizitës në Zvicër, pranoi se policët kroatë zbatojnë push- backs.

"Jam interesuar te ministri i Brendshëm, shefi i Policisë në vend, dhe ata më siguruan që nuk ushtrojnë dhunë të ekzagjerua­r. Natyrisht, pak dhunë duhet kur ata zbatojnë pushbacks", tha Kolinda Grabar- Kitaroviq para kamerave. Ajo konfirmoi pikërisht atë, që prej muajsh e mohonin politikanë­t kroatë.

Jelena Sesar nga Amnesty Internatio­nal e cilëson si "shokuese" deklaratën e Presidente­s kroate dhe në bisedë për DW thekson, se: "Sipas së drejtës ndërkombët­are dëbimet kolektive dhe push- backs janë gjithmonë ilegale".

Është skandaloze se si Presidentj­a kroate përpiqet t'i paraqesë push- backs si masa legale dhe justifikon "pak dhunë" për zbatimin e tyre. Amnesty Internatio­nal kërkon që Komisioni Europian të ushtrojë presion ndaj Kroacisë, për t'u dhënë fund këtyre veprimeve në kufirin kroato- boshnjak. Komisioni i BEsë, i pyetur nga DW lidhur me deklaratat e Presidente­s Kitaroviq, u përgjigj se nuk ka koment për këtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania