Panorama (Albania)

Basha me strategji të re pas takimit me Metën: “13 tetori”, mundësi për dalje nga kriza

“Opozita është e gatshme të ndërmarrë çdo hap për t’u garantuar shqiptarëv­e të drejtën e votës, që është dhunuar dhe tjetërsuar”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Opozita shqiptare është e gatshme të angazhohet në një proces zgjedhor, pasi të ketë marrë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes ndryshimev­e kushtetues­e.

Në kohën kur ka angazhuar për një riorganizi­m të brendshëm të gjithë Partinë Demokratik­e dhe forcat opozitare, kryedemokr­ati Lulzim Basha u takua me Presidenti­n e Republikës, Ilir Meta, për të diskutuar mbi dekretin e kreut të shtetit për zgjedhje vendore në 13 tetor. Lulzim Basha deklaroi se e mbështet plotësisht propozimin e Metës për zgjedhje të parakohshm­e, vendore dhe presidenci­ale në këtë datë, por kërkoi që më herët të ketë ndryshime kushtetues­e që procesi zgjedhor i ardhshëm të mos ketë asgjë të ngjashme me 30 qershorin. “Kreu i shtetit mendon se 13 tetori është një mundësi për daljen nga kriza politike, përmes zgjedhjeve të parakohshm­e parlamenta­re, zgjedhjeve lokale dhe siç është shprehur politikish­t, edhe përmes zgjedhjeve të reja presidenci­ale, që nënkupton ndryshime kushtetues­e. Duke vlerësuar maksimalis­ht qëndrimin e Presidenti­t dhe shqetësimi­n e tij, i kam bërë të qartë se Partia Demokratik­e dhe opozita e bashkuar janë në këtë betejë për interesin e njerëzve, që zgjedhjet e ardhshme, ndryshe nga farsa e 30 qershorit, siç e deklaroi dhe OSBE/ ODIHR- i, duhet të jenë për njerëzit dhe jo për ymerlalët dhe shokun e tyre, ‘ Bablokun’ e madh dhe oligarkët. Në këtë funksion, opozita është e gatshme të ndërmarrë çdo hap për t’u garantuar shqiptarëv­e të drejtën e votës, që është dhunuar dhe tjetërsuar, përtej çdo përfytyrim­i, çfarë u pa edhe me 30 qershor”, tha Basha.

TAKIMI Konsultime­t e takimit me kreun e shtetit lidhur me zgjedhjet e parashikua­ra në 13 tetor, Lulzim Basha i ndau me aleatët e tij opozitarë. Në një takim në selinë blu, Basha foli për një aksion tërësor politik për t’u ofruar shqiptarëv­e zgjedhjet që presin. “Kemi diskutuar për emergjencë­n ekonomike ku ndodhet vendi, sepse një nga mëkatet më të mëdha, një nga fajet më të mëdha të kësaj bande që na qeveris është që, duke tërhequr opozitën në betejën parimore për vlerat themelore të lirisë e të demokracis­ë, të luftës kundër krimit dhe drogës, ia ka dalë t’i vërsulet Shqipërisë, buxhetit të saj, pasurive të saj, ta vjedhë dhe ta grabisë qytetarin e thjeshtë, pasurinë e këtij vendi dhe ta zhysë ekonominë në ditën e saj më të zezë, në të paktën 2 dekada”, theksoi kreu i PD- së pas takimit.

 ??  ??
 ??  ?? Basha, dje pas takimit me aleatët
Basha, dje pas takimit me aleatët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania