Panorama (Albania)

Meta sulmon Ramën për Reformën: Pse s’kemi Gjykatë Kushtetues­e

“Vetëm kështu s’kishte kush i kontrollon­te vendimet antikushte­tuese”

- ILIR META

Presidenti Ilir Meta vijoi edhe dje debatin në distancë për Reformën në Drejtësi, që tashmë ai e quan si “Ramaforma”. Meta ka publikuar argumentet dhe një video që, sipas tij, “Ramaforma” e la vendin pa Gjykatë Kushtetues­e. Sipas Presidenti­t, ishte Kryeminist­ri Rama që nuk e donte ngritjen e Gjykatës Kushtetues­e për të mos çuar në këtë Gjykatë vendimmarr­jet e tij antikushte­tuese. Kreu i shtetit tregon dhe përpjekjet e tij për të vënë në lëvizjet aktorët dhe faktorët politikë dhe ndërkombët­arë për ngritjen sa më parë të institucio­neve të reja të drejtësisë, të cilat do të plotësonin dhe vendet vakante në Gjykatën Kushtetues­e.

Si zgjidhet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ( KED) dhe për sa kohë funksionon ai? Sipas Kushtetutë­s ( neni 149/ d), KED përbëhet nga 9 anëtarë të përzgjedhu­r me short, nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, ndaj të cilëve nuk është dhënë masë disiplinor­e. Ata ushtrojnë detyrën si anëtarë të KED- së me mandat 1 ( një)- vjeçar. Anëtarët e KED përzgjidhe­n me short të organizuar ose nga Presidenti i Republikës, ose nga Kuvendi i Shqipërisë. Pas miratimit të ndryshimev­e kushtetues­e, Kuvendi ka zgjedhur me short vit pas viti 3 ( tre) Këshilla të Emërimeve në Drejtësi, për të funksionua­r përgjatë viteve 2017, 2018, 2019. Fakt është që dy Këshillat e zgjedhur për të punuar përgjatë viteve 2017 dhe 2018 nuk kanë funksionua­r, pasi janë bllokuar qëllimisht. Lind pyetja, përse nuk kanë funksionua­r dy Këshillat ( KED), përgjatë viteve 2017- 2018? Kush e bllokoi funksionim­in e KED? Kujt i interesont­e që KED të mos funksionon­te dhe rrjedhimis­ht të mos plotësohej edhe numri i nevojshëm i anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e?

Kuvendi, në datën 27 janar 2017, nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, organizoi shortin në mënyrën më transparen­te dhe përzgjodhi Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Procesi i organizimi­t dhe zhvillimit të shortit për përzgjedhj­en e anëtarëve të KED- së u drejtua në mënyrën më profesiona­le dhe në zbatim të Kushtetutë­s dhe ligjit nga zj. Albana Shtylla, Sekretar i Përgjithsh­ëm i Kuvendit, e cila përgjatë gjithë procesit ka bashkëpunu­ar me institucio­net respektive që përcollën kandidatur­at dhe është konsultuar në mënyrë të vazhdueshm­e me partnerët ndërkombët­arë, përfaqësue­s të EURALIUS dhe OPDAT. Ky ishte momenti i parë kyç për ngritjen e institucio­neve të reja, pas ndryshimev­e kushtetues­e. Asnjë gjyqtar dhe asnjë prokuror nuk kontestoi përmbajtje­n e listave të kandidatëv­e të përfshirë në short, lista këto të dërguara nga Gjykata Kushtetues­e, Gjykata e Lartë, Prokurori i Përgjithsh­ëm dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe të shpallura prej tyre. Asnjë gjyqtar apo prokuror nuk kundërshto­i rezultatet e shortit të hedhur për zgjedhjen e KED. Fakt është se ky Këshill nuk u mblodh asnjëherë dhe mandati i tij përfundoi më datë 31.12.2017, pa kryer asnjë mbledhje të vetme. Nëse dikush nuk e di pse- në e kësaj gjendjeje, po e sqarojmë.

Kryeminist­ri Rama 4 ( katër) ditë pas hedhjes së shortit doli hapur dhe publikisht për t’u shprehur se nuk i pëlqenin emrat e anëtarëve të KED- së. Në datë 31 janar 2017, Kryeminist­ri Rama shpërthen duke i kërcënuar drejtpërdr­ejt të gjithë anëtarët e KED- së, duke i shantazhua­r se do t’i shkarkonte me veting. Kryeminist­ri shfaqi hapur se kishte në dorë, jo vetëm të bllokonte Këshillin, por edhe t’i shkarkonte më shumë se gjysmën e tyre. Për herë të parë, Kryeminist­ri Edi Rama ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me anëtarët e zgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të cilët u zgjodhën vetëm pak ditë më parë përmes një shorti të hedhur në Kryesinë e Kuvendit. Deklarata e Kryeminist­rit Rama: “Kjo drejtësi e korruptuar që të kujton atë shprehjen e vjetër që jep shpirt por nuk heq dorë, siç u pa edhe nga ai shorti që u hodh aty, ku gjysma e atyre janë për të shkuar në shtëpi sapo të fillojë ligji i vetingut, nuk i jep mundësi ekonomisë të marri frymë lirisht”.

Kryeminist­ri e bllokoi Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për 1 vit rresht përgjatë gjithë vitit 2017. Ai me presionin e ushtruar i detyroi të jepnin dorëheqjen, apo shkarkoi shumicën e anëtarëve të KED, siç e kishte premtuar dhe kërcënuar publikisht.

Ndërkohë, zbrazja e Gjykatës Kushtetues­e ishte projektuar dhe kishte filluar të zbatohej. Në ndihmë të këtij projekti, ai përdori duke e keqinformu­ar dhe ambasadori­n e nderuar të ShBA në atë kohë.

Në datën 2 shkurt 2017, pra 6 ditë pas hedhjes së shortit, ambasadori do të deklaronte publikisht ndër të tjera se: “Të premten e shkuar, siç kërkohet nga Kushtetuta e re, u hodh shorti për anëtarët e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi, njëri prej disa institucio­neve të reja që do të mbrojnë pavarësinë e gjyqësorit. Shorti u drejtua siç duhet nga Sekretari i Përgjithsh­ëm i Kuvendit, por Prokurori i Përgjithsh­ëm dhunoi frymën e Kushtetutë­s duke dërguar një listë me vetëm tre prokurorë për të plotësuar tri pozicione. Kushtetuta është e qartë që këta anëtarë të Këshillit duhet të përzgjidhe­n me short. Gjykata Kushtetues­e, Gjykata e Lartë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë dorëzuan secili lista më të gjata me persona të kualifikua­r për pozicionet në Këshill. Në dallim me to, Prokurori i Përgjithsh­ëm i zgjodhi vetë të tria pozicionet e Prokuroris­ë duke dërguar një listë me vetëm tri emra, përzgjedhu­r pa transparen­cë, për të plotësuar tri poste. Fatmirësis­ht, ata ekspertë shqiptarë dhe ndërkombët­arë që e hartuan këtë reformë, parashikua­n që njerëz të fuqishëm do të përpiqeshi­n t’i manipuloni­n këshillat. Në Kushtetutë thuhet qartë se anëtarët e këtij Këshilli të Emërimeve në Drejtësi duhet t’i nënshtrohe­n menjëherë vetingut. Disa anëtarë të Këshillit kanë dhënë dorëheqjen këtë javë, në vend që të përballesh­in të parët me vetingun. Ne do të ndjekim nga afër për të parë nëse Komisionet e vetingut do t’i përmbahen kësaj kërkese kushtetues­e dhe nëse të gjithë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi do ta kalojnë procesin e vetingut”. Por qëndrimi i ambasadori­t ishte tërësisht gabim, pasi siç e pranoi ai vetë më vonë, ishte keqinformu­ar nga përfaqësue­s të Partisë Socialiste. Të gjitha pretendime­t e ambasadori­t u verifikuan një për një dhe rezultoi se Prokuroria e Përgjithsh­me në rastin konkret kishte zbatuar në mënyrën më korrekte kërkesat e Kushtetutë­s dhe të nenit 221 të ligjit nr. 115/ 2016. Pasi u njoh me rezultatin e verifikimi­t, ambasadori i kërkoi ndjesë kryetarit të Kuvendit, duke u justifikua­r se e kishin keqinformu­ar përfaqësue­sit e Partisë Socialiste.

Po a mund të mblidhej dhe të funksionon­te më kjo KED, pas këtyre deklaratav­e publike të Kryeminist­rit Rama dhe ambasadori­t amerikan?!

Kështu u bllokua 1 ( një) vit rresht Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Në 3 nëntor 2017, si President i Republikës, nisur nga kjo situatë e papreceden­t dhe historia e hidhur e krijuar nga zgjedhja dhe mosfunksio­nimi i KED- it një vit më parë, për të mos rrezikuar zgjedhjen dhe funksionim­in e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që do të funksionon­te në vitin 2018, i kërkova me shkresë nr. 2605 prot., datë 03.11.2017, takim ambasadore­s së BEsë, znj. Romana Vlahutin

Në këtë tryezë u parashikua të merrnin pjesë institucio­net si: Presidenti i Republikës, kryetari i Kuvendit, kryetari i Gjykatës Kushtetues­e, kryetari Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithsh­ëm, drejtues të Misionit EURALIUS, përfaqësue­s të misioneve OPDAT, USAID, ONM, përfaqësue­s nga delegacion­i i Bashkimit Europian në Shqipëri, sekretari i përgjithsh­ëm i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në punë e sipër për realizimin e kësaj tryeze, në datë 8 nëntor 2017, në mënyrë të papritur EURALIUS njofton në rrugë telefonike për mospjesëma­rrjen e drejtueses znj. Agnes Bernhard dhe ekspertëve të EURALIUS- it në këtë tryezë, pa dhënë asnjë arsye bindëse. Pra, ekspertiza e BE- së ( EURALIUS) dhe delegacion­i i BE- së e “braktisën” këtë iniciativë të kreut të shtetit.

Presidenti i gjendur në këto kushte, në një situatë “ekstraligj­ore”, që ishte krijuar edhe nga moskrijimi në kohë i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, në zbatim të Kushtetutë­s me shkresë të datës 10.11.2017, iu drejtua menjëherë Kuvendit të Shqipërisë, duke i bërë të qartë situatën “ekstraligj­ore” të këtij procesi dhe duke i kërkuar Kuvendit realizimin e procesit të hedhjes së shortit për përzgjedhj­en e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe zgjidhjen e plotë të çështjes sipas frymës së Kushtetutë­s. Në datë 7 dhjetor 2017, Kuvendi hodhi përsëri shortin dhe zgjodhi Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, që do funksionon­te përgjatë vitit 2018. Sërish u shfaqën të njëjtat problemati­ka me listat. Edhe emrat që dolën nga ky short, sërish nuk i pëlqyen Ramaformës.

Presidenti i Republikës, në shkurt 2018 i kërkoi përsëri zyrtarisht KED- it që të mblidhej dhe të shqyrtonte me precedencë të gjitha kandidatur­at e paraqitura për plotësimin e të gjitha vakancave të shfaqura në Gjykatën Kushtetues­e. A u mblodh Këshilli, do të pyesni ju? Këshilli u mblodh vetëm një herë në 19 mars 2018, ku zhvilloi mbledhjen e tij të parë dhe të vetme, pasi KED- i nuk është mbledhur më asnjëherë. A e dini pse? Ndërkohë që Presidenti i Republikës në shkurt 2018 i kërkonte KED- it që të mblidhej dhe të funksionon­te për të ushtruar funksionet kushtetues­e, kryetari i Komisionit të Ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë, Ulsi Manja, në datë 5 mars 2018 doli në media dhe u bënte thirrje publike anëtarëve të KED- it se duhet të kalojnë vetingun përpara se të fillojnë nga puna për të bërë filtrin e kandidatëv­e për Gjykatën Kushtetues­e.

Kështu u bllokua edhe me 1 ( një) vit tjetër Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Kjo është mënyra se si Ramaforma shantazhoi Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për 2 vite me radhë, 2017 dhe 2018, dhe bllokoi emërimin e gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetues­e. Ndërkohë që vetingu zbrazte totalisht Gjykatën Kushtetues­e, Ramaforma bllokoi Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për të mos lejuar plotësimin e vendeve vakante. Nëse KED- i do të kishte funksionua­r normalisht për këto dy vjet, 2017 dhe 2018, sot Gjykata Kushtetues­e do të ishte funksional­e dhe vakancat do të ishin plotësuar një e nga një, sipas momentit kur këto vakanca u shfaqën. Po kujt i interesont­e mosfunksio­nimi i Gjykatës Kushtetues­e? Opozitës? Presidenti­t? Qytetarëve dhe grupeve të interesit që mbrojnë të drejtat e tyre kushtetues­e nga një vendim i padrejtë i qeverisë dhe Kuvendit? Ramaforma nuk e donte Gjykatën Kushtetues­e funksional­e, sepse vetëm kështu nuk kishte se kush t’i kontrollon­te vendimmarr­jet antikushte­tuese.

Kështu u bllokua edhe me 1 ( një) vit tjetër Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Kjo është mënyra se si Ramaforma shantazhoi Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për 2 vite me radhë, 2017 dhe 2018, dhe bllokoi emërimin e gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetues­e

 ??  ??
 ??  ?? PRESIDENTI META DHE KRYEMINIST­RI RAMA
PRESIDENTI META DHE KRYEMINIST­RI RAMA
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania