Panorama (Albania)

Zbardhet debati, PS i ndalon Tufës studimin e Luftës së LANÇ

Maxhoranca tërhiqet nga certifikat­a e sigurisë për personelin e ISKK, Murrizi: Vetëm 8 deputetë kanë guxuar të hapin dosjet

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Partia Socialiste ka miratuar propozimin e deputetit Spartak Braho, duke i hequr të drejtën Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit të drejtuar nga Agron Tufa të hetojë krimet e periudhës së Luftës para vendosjes së regjimit komunist. Me forcën e kartonit, socialistë­t vendosën që ky institut të shqyrtojë vetëm dokumentet nga 29 nëntor 1944 deri në 1990. Sipas deputetëve të maxhorancë­s, përmes librave të botuar nga anëtarë të institutit, janë bërë kriminelë partizanët që dhanë jetën e tyre për Shqipërinë. Kundër këtij vendimi u shprehën deputetët e opozitës dhe vetë drejtuesit i institutit, Agron Tufa. Deputeti Myslym Murrizi kërkoi që në ligj të përcaktohe­t verifikimi i lidhjeve me ish- regjimin komunist dhe Sigurimin e Shtetit për çdo përfaqësue­s të Parlamenti­t. Murrizi kujtoi se pas miratimit të ligjit, vetëm 8 deputetë me vullnet të lirë e kanë bërë këtë verifikim. Maxhoranca u tërhoq pas debateve në komision nga pajisja e anëtarëve të institutit të Agron Tufës me certifikat­a sigurie. DEBATI NË KOMISIONIN E LIGJEVE Myslym Murrizi: Tetë deputetë kanë guxuar të shkojnë tek Autoriteti i Dosjeve që kanë qenë apo jo këlysh të Sigurimit të Shtetit. Përse nuk shkoni ju tjerët? Aty e keni Genta Sulën, po ju pret krahëhapur. A kanë këllqe spiunët të shkojnë? Naftën jua paguaj unë, 2 mijë lekë të vjetër për letër ju jap unë. Shkoni dot? Brrylin shkoni. A ka njerëz këtu nga DSIK? Si mund të besoj unë që certifikat­ën e sigurisë në DSIK do ta japë Mark Ndreca, që ka qenë 11 vjet oficer Sigurimi. Apo do ta japi Agim Cani ish- oficer Sigurimi që punon atje. Keni mend apo jo? Do t'i japim moral ligjit? Për kartonë thoni ju? Po ka tërmet këtu sa të duash ( i drejtohet Gjiknurit), keni vota ju sa të duash. Unë për këtë kam ardhur. S'kam ardhur për Agron Tufën se ai është i zoti i vetes. Edhe po nuk punoi këtu, do të punojë diku tjetër. Por që të ketë certifikat­ë sigurie. Sa veta kanë këtu kryetar certifikat­ë sigurie? Ulsi Manja: Të gjithë kanë. Myslim Murrizi: Nga i gjithë Parlamenti, 31 deputetë kanë certifikat­ë sigurie. Ti i kërkon shoferit të Agron Tufës certifikat­ë sigurie, kur s'e kanë 120 deputetë. Kjo është hipokrizi. Ore, kaq rehat jeni ju? Keni marrë nismë për shkarkimin e Metës. Sot keni marrë nismë për shkarkimin e Malajt. Kaq rehat qenka ky komision sa seancën e fundit ta bëjë që të heqë këtë robin ( Agron Tufa) nga puna? Shkruaje këtë ligj kryetar, bëjeni se edhe ti s'ke konflikt, se s'ke qenë spiun.

Ulsi Manja: Mua nuk më korrespond­on mosha.

Myslym Murrizi: S'ka lidhje mosha se edhe Jari 16 vjeç ishte, por ishte ' Venusi'. Bëjeni këtë ligj për politikën. Mos bëni cicla micla.

Ulsi Manja: Ne këtu s'jemi për z. Tufa. Por që të mos baltoset me ligj një periudhë shumë e ndritur. Nëse z. Tufa dhe instituti i tij do ta bëjnë si duhet detyrën për të studiuar periudhën e komunizmit 1944- 1990, bashkëpunë­torët e Sigurimit do të ishin me emra dhe mbiemra dhe jo në administra­të. Por po u more me partizanët që kanë derdhur gjakun për këtë vend dhe të shkruash libra dhe të bësh kriminelë partizanët. Prandaj ka spiunë në administra­të.

Adriatik Alimadhi: Do doja të mos i prekim shumë familjet që janë pushkatuar gjatë sistemit komunist, por edhe pasi u krijua partia kriminale komuniste. Në arkivin e shtetit keni të gjitha krimet që kanë bërë kriminelët komunistë dhe kriminelët partizanë. Ju nuk e doni këtë periudhë sepse e vërteta tashmë ka filluar të flasë. Mua më ndan me ju bota njerëzore që përfaqëson­i. Kush është Partia Komuniste? A vini ju prej saj apo jeni shkëputur? Çfarë të keqe ka të hetohet kjo periudhë? Unë jam ballist. Kam marrë të gjitha poshtërsit­ë: tradhtar, bashkëpunë­tor, na kanë vrarë, pushkatuar, burgosur. Çfarë të keqe ka të dalë e vërteta? Herët apo vonë, shqiptarët do ta marrin vesh. Instituti i zotërisë ka nxjerrë disa krime të komunistëv­e dhe kjo ju djeg shumë juve.

Ulsi Manja: Të bëj si të dojë, por jo me lekët e shtetit.

Adriatik Alimadhi: Ore, ju e kuptoni ç'keni bërë? Keni vrarë ajkën e patriotizm­it shqiptar. Jeni krenarë ju për vrasjet?

Alket Hyseni: Tradhtarin e vret ligji, s'e vrasim ne. Edhe sot kështu është.

Ulsi Manja: Kush është me propozimin e z. Alimadhi? Nuk miratohet.

Adriatik Alimadhi: Ngelët te Sparaku edhe ju… Spartak Braho: Kujdes kur më drejtohesh mua. Adriatik Alimadhi: Pse kujdes? Pse ka problem? Spartak Braho: Kaq po të them. Korab Lita: Unë do të kërkoja që maxhoranca të tërhiqej nga propozimi për pajisjen me certifikat­ë sigurie të institutit. Ata janë një institut studimor, ndaj edhe e shoh të panevojshm­e.

Ulsi Manja: Kam një pyetje, si veproni në praktikën tuaj për marrjen e dokumentev­e?

Agron Tufa: Është një qasje e jashtëligj­shme për të vendosur këtë kusht total deri te pajisja e shoferit me certifikat­ë sigurie. Ne nuk kërkojmë informacio­n të klasifikua­r si sekret shtetëror. Po deshët bëjeni për të gjithë administra­tën këtë kriter dhe ne jemi dakord. Këtë detyrim s'e ka SHISH, s'e ka Autoriteti i Dosjeve, s'e kanë Forcat e Armatosura dhe këta e kërkojnë te ne. Unë vetë jam dakord, personalis­ht ndihem kristal, por problemi është cilat duar na e shërbejnë atë.

Bashkim Fino: Mendoj se kur instituti bën studime për materiale të paklasifik­uara. Unë do bëja një propozim që të hiqet certifikat­a e DSIK- ut. Duke hequr këtë fjalën bëjmë shumë mirë.

Spartak Braho: Unë jam dakord që të hiqet. Duhet të keni parasysh që te ligji për DSIK- un është parashikua­r që pajisen me certifikat­ë sigurie personat që kanë të bëjnë me dokumentac­ion të klasifikua­r si sekret shtetëror.

Adnor Shameti: Në dritën e analizës që drejtori na sqaroi si dhe me propozimet e z. Fino, unë gjykoj që të tërhiqet ky nen.

Ulsi Manja: Miratohet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania