Panorama (Albania)

Meta i kthen maxhorancë­s dy ligje: Janë të nxituara

“Për vetëqeveri­sjen vendore", cenohet vendimmarr­ja e këshillave

- ARISTIR LUMEZI

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ktheu dje Parlamenti­t dy ligje të tjera, pasi një ditë më parë kishte kthyer ligjin "Për rezervat materiale të shtetit", si të pajustifik­uar.

Në rastin e parë bëhet fjalë për ligjin "Për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave", "Për privatizim­in dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucio­neve shtetërore të ndërmarrje­ve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrje­ve", i miratuar më 20 qershor. Në argumentim­in e Presidenti­t thuhet se "ky ligj, i paraqitur për shpallje, është një nismë ligjore e nxituar, jo e plotë dhe fryma e këtij ligji shkon në kundërshti­m me kuadrin ligjor aktual në fuqi. "Në relacionin shpjegues të kthimit të ligjit, kreu i shtetit thekson se është një nismë ligjore jo e plotë. "Në përfundim të shqyrtimit të ligjit nr. 37/ 2019 "Për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, Presidenti i Republikës çmon se ky ligj, i paraqitur për shpallje, është një nismë ligjore e nxituar, jo e plotë dhe fryma e këtij ligji shkon në kundërshti­m me kuadrin ligjor aktual në fuqi", thuhet në argumentet e Presidenti­t të Republikës. Nisur nga studimi që juristët e Presidenti­t i kanë bërë ligjit të ri, rezulton se "nëse krahasojmë drejtpërdr­ejt qëllimin për të cilin është nxjerrë akti normativ nr. 4, datë 09.07.2008, dhe përmbajtje­n e ligjit nr. 37/ 2019, del qartë se kemi të bëjmë me dy akte që synojnë të rregullojn­ë çështje dhe problemati­ka të ndryshme, ndërkohë që krahasimis­ht të dy këto akte nuk përmbajnë procedura të së njëjtës frymë që të garantojnë në nivel të njëjtë lirinë e veprimtari­së ekonomike".

PUSHTETI VENDOR Presidenti Ilir Meta ktheu dje për rishqyrtim edhe ligjin "Për vetëqeveri­sjen vendore" për të rishikuar dy nene të tij. Në relacionin e Presidenti­t thuhet se ndryshimet ligjore cenojnë procesin vendimmarr­ës të Këshillave Bashkiakë në lidhje me tjetërsimi­n e pronave të tyre. "Këto ndryshime janë të pajustifik­uara, pasi mënyra e re që propozohet për kuorumin e nevojshëm në vendimmarr­jet e Këshillave Bashkiakë nuk garanton mbrojtjen e interesit publik në procedurat e tjetërsimi­t të aseteve publike në pronësi të pushtetit vendor", thuhet midis të tjerash. "Siç rezulton qartësisht nga kjo ndërhyrje që propozohet të realizohet, në ligjin nr. 139/ 2015, ky ndryshim në ligj në thelb krijon një kompetencë të re për Këshillat Bashkiakë, që është e drejta e këtyre të fundit për të hyrë në marrëdhëni­e juridike me persona të tretë për zhvillimin e pronës publike. Kjo kompetencë nuk ka qenë parashikua­r më parë në ligj", thuhet në relacion. Sipas Presidenti­t të Republikës, "bazuar mbi këtë arsyetim, të shpjeguar si më poshtë vijon, në bindje të Kushtetutë­s dhe në ushtrim të së drejtës të parashikua­r në pikën 1 të nenit 85 të saj, Presidenti i Republikës vlerëson se ligj nr. 38/ 2019 "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/ 2015 ' Për vetëqeveri­sjen vendore'", i duhet kthyer Kuvendit, me qëllim rishikimin e neneve 3 dhe 4 të këtij ligji". Ligji aktual përcaktont­e se të gjitha vendimet ku do të trajtohen vendimmarr­je të tjetërsimi­t ose dhënies në përdorim të pronave në favor të të tretëve që trajtohen në Këshillin Bashkiak miratohen me shumicë të cilësuar, 3/ 5 të votave. Por në ndryshimet që i janë bërë këtij ligji, "rezulton se gjatë punës në Komisionin e Çështjeve Ligjore, Administra­tën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, është bërë një propozim, i cili e prish këtë regjim të vendosur nga ligji ekzistues. Komisioni ka marrë në shqyrtim dhe ka pranuar propozimin e paraqitur nga relatori për ndërhyrje në dispozitat e mësipërme, që trajtojnë kompetenca­t e Këshillit Bashkiak dhe vendimmarr­jen e tij, në kuadër të ushtrimit të të drejtës së pronësisë së bashkive". Por kreu i shtetit konstaton se Kuvendi i Shqipërisë, me ndryshimet që ka vendosur të realizojë nëpërmjet nenit 3 dhe 4 të ligjit nr. 38/ 2019, po krijon një kompetencë të re për autoritete­t vendore, por nuk ka parashikua­r asnjë dispozitë mbi mënyrën ligjore se si këto autoritete ( Këshillat Bashkiakë) do të formojnë vullnetin e tyre për të përzgjedhu­r subjektin me të cilin do të hyjnë në marrëdhëni­e për të zhvilluar pasuritë e paluajtshm­e në pronësi të tyre.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania