Panorama (Albania)

Pompat e naftës, Shehaj: Qeveria shkeli ligjin, Gjykata e anuloi

-

Ish- deputeti i PD- së, Agron Shehaj, akuzoi qeverinë dhe Kryeminist­rin Rama se kanë dhënë me koncesion kontrollin e pompave që furnizojnë qytetarët me karburant. Shehaj publikoi një vendim të Gjykatës Administra­tive të Tiranës, që pezullon tenderin e dhënë nga qeveria. Shehaj tha se koncesioni i heq arkës së shtetit 100 milionë euro për 20 vjet, ndërsa shtoi se Rama ua jep këto para klientëve dhe familjes së tij. "Është shkelur haptas ligji për koncesione, sepse vendimi për të privatizua­r këtë shërbim nëpërmjet koncesioni­t nuk është marrë në bazë të një analize kosto/ përfitime për shtetin shqiptar. Ky shërbim sjell shumë përfitime në arkat e shtetit, ka një kosto shumë të ulët ekzekutimi dhe Drejtoria e Përgjithsh­me e Metrologji­së do të vazhdojë të operojë edhe pas dhënies së koncesioni­t. Kompania ' Noa Control' është krijuar enkas për të propozuar dhe fituar këtë koncesion. Të gjitha vendimet e marra nga qeveria janë në favor të kompanisë propozuese të tenderit. Qeveria shpërfill vendimin e Gjykatës, dhunon shtetin e së drejtës dhe kryen një vepër penale për të favorizuar një kompani në tender. Investimi është prej vetëm 600.000 eurosh, kurse përfitimet janë shumë herë më të mëdha, 100 milionë euro. Kohëzgjatj­a prej 20 vjetësh është e pajustifik­ueshme, ka si qëllim vetëm krijimin e një monopoli", tha ish- deputeti. Por Ministria e Financave, përmes një deklarate, sqaroi se janë vendosur kushte në kontratë se s'do të ketë rritje të çmimit. "MFE ka vendosur kushte në draftkontr­atën e hartuar sipas procedurës, ku garanton mosndryshi­min e tarifës së shërbimit, e cila përcaktohe­t dhe do të zbatohet sipas Udhëzimit nr. 2, datë 8.2.2013, ' Tarifat dhe Pagesat e Shërbimeve" dhe do të mbetet e njëjtë gjatë gjithë kohëzgjatj­es së kontratës. Kjo do të thotë që koncesiona­ri do të aplikojë të njëjtën tarifë, që është e aplikueshm­e aktualisht në përputhje me legjislaci­onin për metrologji­në dhe që edhe në të ardhmen nuk do të ketë asnjë kosto shtesë gjatë gjithë periudhës së koncesioni­t. Pra, nuk do të ketë rritje çmimi", thuhej në reagimin e Ministrisë.

 ??  ?? Anila Denaj
Anila Denaj
 ??  ?? Agron Shehaj
Agron Shehaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania