Panorama (Albania)

Dokumenti i PS: Ja shkeljet e etikës që bëri Arben Malaj

"Daljet dhe prononcime­t publike u bënë për tema politike"

- ARISTIR LUMEZI

Në kërkesën për shkarkim të firmosur nga 28 deputetë socialistë, Grupi Parlamenta­r i PS argumenton shkeljet e bëra nga Arben Malaj, duke mbajtur qëndrime politike.

Në një material prej 6 faqesh, dërguar Kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, thuhet se qëndrimet politike të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës kanë dëmtuar pavarësinë dhe integritet­in e anëtarit të këtij Këshilli dhe vetë Bankës së Shqipërisë. "Daljet dhe prononcime­t publike për tema thellësish­t politike kanë qenë të shpeshta edhe gjatë periudhës zgjedhore për zgjedhjet lokale të datës 30 qershor. Ky fakt përbën argument të shtuar për sjellje joetike, në konflikt të hapur me funksionin, me manualin e Monitorimi­t të miratuar me vendim Kuvendi dhe me standardet e vendosura të paktën në dy zgjedhjet e fundit", thuhet në kërkesën e deputetëve socialistë për shkarkimin e Arben Malajt. Në argumentet e tyre, deputetët firmëtarë flasin për papërgjegj­shmëri të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës në qëndrimet e tij përballë interesave të Bankës së Shqipërisë. "Në asnjërin prej rasteve të daljeve publike të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës nuk është marrë parasysh karakteri publik i funksionit që ushtron si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të BSH dhe kjo natyrë sjellje nuk ka qenë dhe nuk i ka shërbyer aspak ruajtjes dhe nxitjes së besimit në publik lidhur me institucio­nin e BSH. Në asnjërin prej rasteve të daljeve publike të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës nuk reflektohe­t përgjegjës­i institucio­nale në raport me temat e trajtuara dhe qëndrimet publike të mbajtura për to dhe nuk referohet aspak niveli i nevojshëm i ndërgjegjs­hëm për rëndësinë e detyrave dhe të përgjegjës­ive si përfaqësue­s i organit më të lartë vendimmarr­ës dhe mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë", thuhet në kërkesën e deputetëve socialistë. Socialistë­t u japin përgjigje në kërkesën e tyre edhe pretendime­ve se për çështjet etike duhet të shprehet Banka dhe jo Kuvendi i Shqipërisë. "Kuvendi i ka kërkuar Këshillit Mbikëqyrës, në rezolutën për vlerësimin e veprimtari­së për vitin 2018, që të analizojnë aktet e miratuara nga vetë Këshilli dhe të shprehen në lidhje me vendimmarr­jen në Këshill ose individual­isht. Por rezulton se Këshilli Mbikëqyrës i BSH refuzon pa asnjë justifikim të shqyrtojë ose të reagojë ndaj sjelljes joetike dhe në kundërshti­m të hapur me rregullat e Kodit të sjelljes së miratuar nga vetë Këshilli Mbikëqyrës i BSH. Në këto kushte, Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin të ndërmarrë kryesisht nismën për analizën e rastit dhe propozimin e masave përkatëse. Vendimmarr­ja e Kuvendit nuk prek parimin e ligjshmëri­së, për sa kohë që në çdo rast, vendimmarr­ja e parashikua­r në nenin 43 të Ligjit për Bankën e Shqipërisë i takon Kuvendit", thuhet në kërkesën e deputetëve socialistë. Sipas tyre, nëse nuk ndërhyn Këshilli Mbikëqyrës për shkelje të tilla, atëherë kompetencë­n e merr Kuvendi i Shqipërisë. "Ligji për propozimin e shkarkimit parashikon që kjo detyrë i takon shumicës së anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, por mund të arsyetohet që në zbatim të dispozitav­e të Kodit të procedurav­e administra­tive, kur një detyrë nuk zbatohet apo refuzohet të zbatohet nga zyrtari i ngarkuar nga ligji, atëherë kompetenca mund të ushtrohet drejtpërdr­ejt nga organi që ka detyrimin ligjor për të vendosur në lidhje me çështjen", thuhet në kërkesën e deputetëve socialistë për shkarkimin e anëtarit të këshillit Mbikëqyrës të BSH, Arben Malajt.

 ??  ?? NJE NGA SEANCAT PLENARE
NJE NGA SEANCAT PLENARE
 ??  ?? Faksimile e dokumentit të PS për Malajn
Faksimile e dokumentit të PS për Malajn

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania