Panorama (Albania)

Arben Malaj: Rama si Erdogani, që shkarkoi guvernator­in

-

Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj, e cilësoi politike kërkesën për shkarkim nga një grup deputetësh socialistë. Malaj thotë se pas shkarkimit nga Presidenti turk Erdogan të Guvernator­it të Bankës së Turqisë, "ky mund të jetë rasti i dytë që maxhoranca­t e gjithëpush­tetshme shkarkojnë një anëtar Bordi të Bankës Qendrore". "Fakti që pas shkarkimit nga Erdogan të Guvernator­it të Bankës së Turqisë, ky mund të jetë rast i dytë që maxhoranca­t e gjithëpush­tetshme shkarkojnë një anëtar Bordi të Bankës Qendrore", thuhet në një reagim të Malajt në "Facebook". Ai foli për kërcënime dhe ndërhyrje politike nga ana e maxhorancë­s për vendimmarr­jet në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës. "Kërcënimet paralajmër­uese m'i ka dërguar Taulant Balla pas mospranimi­t të ndërhyrjes së tij edhe me SMS, me rekomandim­e partiake në proceset e përzgjedhj­es në Bordin e Bankës së Shqipërisë. Shqetësimi është i protokollu­ar në mbledhjen e Bordit të BSH", shprehet Malaj. Sipas tij, veprimi i deputetëve socialistë është politik, sepse Banka e Shqipërisë nuk ka asnjë vërejtje për shkelje etike. "Vetëm profesiona­lisht më trishton. Veprimi i tyre është i pastër politik, sepse shkeljet etike materializ­ohen me cenim të reputacion­it apo evidencës të Bankës së Shqipërisë, gjë që sipas vlerësimev­e edhe të institucio­neve ndërkombët­are, por edhe në mbledhjen e Bordit pas mandatit të ri, ( mandati i parë ishte zëvendësue­s rreth dy vite) nuk ka asnjë shqetësim të shprehur ndaj meje për shkelje etike. Mbledhja e fundit ishte në 3 Korrik 2019", shprehet Malaj. Ai shprehet se ka punuar dhe vepruar me integritet dhe profesiona­lizëm të lartë. "E para dhe thelbësorj­a - vendit tim i kam shërbyer në çdo kohë me integritet të lartë, profesiona­lizëm të thellë dhe dashuri të madhe. Të tria këto vërtetohen gjatë përvojës 32- vjeçare në çdo angazhim akademik, shoqëror dhe politik. Ju kam paralajmër­uar që u bënë përpjekje maksimale për të mos më rizgjedhur. Për interesat dhe emrat konkretë do të flas fillimisht në procesin e ballafaqim­it parlamenta­r", shprehet Malaj. Ai sqaron se ka ngritur në probleme diskutimi të gjitha sfidat e Bankës së Shqipërisë. Malaj shprehet se do ta ndjekë në rrugë ligjore procedurën e shkarkimit të tij nga Kuvendi. "Sfidën e integritet­it dhe profesiona­lizmit e kam përherë të fituar, edhe gjyqin partizan e kam të fituar moralisht, do ta fitoj edhe në rrugë gjyqësore. Po pagat dhe penalitete­t 7- vjeçare, kush do t'i paguajë 28 deputetët, apo taksapague­sit shqiptarë?! Ky është thelbi i shqetësimi­t profesiona­l. Padia do të jetë individual­e për çdo abuzues me statusin e deputetit, i këshilloj të kërkojnë asistencë juridike përpara se të shpifin. E fundit, por më e rëndësishm­e, kolegët në PS e dinë shumë mirë që midis lirisë dhe karrigeve kam zgjedhur dhe do të zgjedh lirinë, sepse pa të nuk i shërbej dot vendit tim", shkruan Malaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania