Panorama (Albania)

KANDIDATJA E SPAK, ELIDA KAÇKINI, PËRBALLET ME VETINGUN

- BLEONA METUSHI

Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë miratoi këtë të martë listën e 15 prokurorëv­e, të cilët pas procedurës së përzgjedhj­es për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrup­sion, morën pikët më të larta.

Surpriza e listës së miratuar nga KLP është mungesa e drejtueses së Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, dhe ish- drejtuesit të kësaj Prokurorie, Besim Hajdarmata­j. Ndërkohë, jashtë 15 më të mirëve janë lënë edhe dy prokurorët e dosjeve me të diskutuara të momentit, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi. Sipas Këshillit, renditja e kandidatëv­e që kërkojnë të jenë pjesë e SPAK është bërë pas vlerësimit të letrës së motivimit, akteve rreth procedimev­e penale të kandidatëv­e, informacio­neve nga burimet e hapura përveç dokumentev­e të prezantuar­a nga kandidatët. “Komisioni i Posaçëm ka vlerësuar kriterin profesiona­l të integritet­it dhe vendosmëri­së së kandidatëv­e. Komisioni ka sjellë gjithë raportet e kandidatëv­e në mënyrë nominale dhe këto raporte janë miratuar me vota të plota nga Këshilli”, njoftoi KLP. TË PËRZGJEDHU­RIT I renditur i pari në listën e kandidatëv­e, që nëse do të kishin kaluar të gjithë procesin e vetingut, do të ishin automatiki­sht pjesë e SPAK, është prokurori Altin Dumani, aktualisht i komanduar në krye të Prokuroris­ë së Apelit për Krime të Rënda. Dumani, gjatë karrierës së tij, ka pasur në dorë dosje të rëndësishm­e, ndërsa ka qenë edhe drejtues i Task- Forcës në krijimin e saj. I dyti në listë është prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini. Ky i fundit, me një CV të pasur në hetimin e grupeve kriminale, kujtojmë se ka pasur në dorë dosjen e bandës së Durrësit, Cërrikut e Lazaratit, ku ka kërkuar disa dënime të përjetshme. Pjesë e më të mirëve, të përzgjedhu­r nga Këshilli, është edhe prokurorja e Krimeve të Rënda, Elizabeta Imeraj, aktualisht e komanduar në krye të Prokuroris­ë së Tiranës. Imeraj, më herët, është konsiderua­r si “gruaja e hekurt” gjatë përfaqësim­it të Akuzës, në çështjen ndaj ish- ministrit të Brendshëm, ndërsa ka pasur në dorë dosje të krimit të organizuar dhe funksionar­ëve të lartë, si dosja “Shullazi” apo ajo e rrugëve, ku ranë në pranga ish- kreu i ARRSH- së e zyrtarë të tjerë. I përzgjedhu­r është edhe prokurori që aktualisht ka nën hetim dosjen ndaj ishKryepro­kurorit Adriatik Llalla, Klodian Braho, i cili ushtron detyrën e tij në Prokurorin­ë për Krime të Rënda. Besnik Muçi, Doloreza Musabelliu, Manjola Kajana, Edvin Kondili, Ened Nakuçi dhe Behar Dibra, prokurorë në Prokurorin­ë për Krime të Rënda, janë gjithashtu në listën e 15 më të mirëve. Si të denjë për në SPAK janë zgjedhur edhe prokurorët Ndini Tavani e Elida Kaçkini të Prokuroris­ë së Tiranës. Pjesë e listës përfundimt­are është prokurori i Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, Arben Kraja, Anita Jella, drejtuesja e Prokuroris­ë së Durrësit dhe Enkeleda Millonaj, prokurore në Elbasan.

SPAK Struktura e Posaçme Antikorrup­sion, e njohur gjerësisht si SPAK, do të jetë e specializu­ar për hetimin e korrupsion­it dhe krimit të organizuar. Prandaj, edhe një nga kriteret e parashikua­ra në ligj për anëtarin e Prokuroris­ë së Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it zhvilloi dje seancën dëgjimore me prokuroren e Tiranës, njëherësh edhe kandidate për në Strukturën e Posaçme Antikorrup­sion, Elida Kaçkini. Hetimi për këtë të fundit është kryer në të tri kriteret e rivlerësim­it, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesiona­le. Duke iu referuar raportit të KPK- së, prokurorja është gjetur pa probleme në kriterin profesiona­l dhe atë të pastërtisë së figurës, ndërsa për pasurinë, Komisioni diskutoi në seancë në lidhje me një apartament në pronësi të bashkëshor­tit. Në lidhje me pasurinë, ILDKPKI ka dorëzuar një raport me konstatimi­n se deklarimi ishte i saktë dhe në përputhje me ligjin, nuk ka kryer fshehje të pasurisë apo deklarim të rremë dhe se prokurorja nuk gjendej në kushtet e konfliktit të interesit. Edhe nga hetimi i KPK nuk janë konstatuar probleme, përveç diskutimit për banesën e blerë nga burri i prokurores para se ata të martoheshi­n. Ndërkohë që u relatua se Kaçkini kishte sjellë prova për të vërtetuar të kundërtën e pretendimi­t të Komisionit, gjatë seancës dëgjimore u mbrojt me faktin se nuk mund të mbante përgjegjës­i për një pasuri të krijuar para martesës dhe ku ajo nuk ka pasur asnjë ndikim në vendimmarr­je. Posaçme, është edhe eksperienc­a në hetimet për krimin e organizuar dhe korrupsion­it. Ndërkohë, ngritja e SPAK do të shkrijë Gjykatën për Krime të Rënda dhe një pjesë kompetenca­ve të kësaj të fundit do t’u kalojnë gjykatave në rrethe. Aktualisht, gjyqtarët e Krimeve të Rënda, në pjesën më të madhe të tyre, kanë dhënë pëlqimin për të qenë pjesë e SPAK, e cila do të ketë edhe 15 prokurorë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania